Kategoria Superiore, Kukësi, Lajmi Kryesor — 25 Korrik, 2013 20:56

Kukësi bën histori në Europë, kualifikohet në mes “ferrit”

Kukesi kryesoreHistorike, Kukësi bën mrekullinë në Bosnjë dhe kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Europës. Skuadra veriore arriti dje në mbrëmje një barazim pa gola në Sarajevë. Kaq i mjaftoi për të qenë në turin tjetër, pasi ndeshja e parë në “Qemal Stafa” kishte përfunduar me fitoren 3-2 të Kukësit. Të besuarit e trajnerit Armando Cungu bënë një paraqitje heroike, në një stadium të tejmbushur. Portieri Argent Halili ishte heroi i ndeshjes, teksa në minutën e 68-të priti një penallti, e cila vendosi shumë për fatet e sfidës. Sikur të mos mjaftonte hyrja në Superiore dhe vendi i dytë në kampionat si debutues në elitën e futbollit shqiptar, Kukësi tashmë i habit të gjithë, pasi arrin të kap Flamurtarin e rekordeve në Kupat e Europës. Atë që nuk bënë për 25 vite klubet legjendë të futbollit shqiptar e bëri dje Kukësi, duke thyer kështu tersin dhe kaluar dy ture. Të mirëvendosur në fushë, me një mbrojtje të hekurt dhe një gjendje fizike për t’u admiruar, kuksianët treguan në Sarajevë se e meritonin plotësisht kalimin e këtij turi. Pasi likuiduan estonezët e Flora Talin, dje radhën e kishin boshnjakët, por ëndrra e qytetit të vogël verior vazhdon: në turin e tretë Kukësi do të përballet me klubin e njohur ukrainas, Metalurg Donjetsk.

SARAJEVO – KUKESI  0-0
SARAJEVO: Bandović, Tatomirović, Tadejević, Dupovac, Haurdić, Todorović, Šunjevarić (Osmanagić 74′), Džakmić, Cimirot, Suljić (Huseinbašić 75′), Melunovic (Karić 69′). Trajner: Husref Musemic
KUKESI: Halili, Brahja, Hallaçi, Malakarne, Peqini, Malota, Progni (Progni 92′), Malindi (Popovic 70′), Allmuça, Karabeci, Hoxha (Manuka 84′). Trajner: Armando Cungu
Gjyqtarë: M. Vilkov, A. Vorontsov, V. Danchenko (Rusi)
Kartonë të verdhë: Peqini 29′, Malindi 44′, Karabeci 90+3′

kukesi 2MINUTAT
3′- Korne per Sarajevon, por pa rezultat.
9′- Progni fiton nje faull pas dyluftimit me Haurdic.
13′- Suljić pranon nje goditje te lire per nje faull ndaj Prognit.
15′- Todorović godet rrepte nga distanca, por pret ne pozicion Halilaj.
19′- Todorović tenton serish, por pa shenjestren e duhur. Portieri i Kukesit shoqeron topin me qetesi, qe del jashte kuadratit te vet.
19-25′- Mbrohet mire Kukesi, teksa boshnjaket jane dukshem kembengules e ne kerkim te golit, por te paqarte ne finalizim.
29′- Peqini ndalon ne menyre te parregullt vershimin e Tadejević, ndaj ndeshkohet me karton te verdhe nga kryesori rus, por edhe goditjke denimi ne favor te Sarajevos. Ekzekuton Haurdić dhe grushton me veshtiresi Halilaj. Topi rivihet ne loje nga kendorja per vendesit.
35′- Nuk rresht te sulmuari skuadra vendese, ndersa deri ne kete moment numri i goditjeve ne porte eshte 7-0 ne favor te boshnjakeve. Kukesi vetem mbrohet.
41′- Haurdic tenton te marre krahun, por ne momentin kur do te krosonte i nderhyn Peqini, duke e kaluar topin ne kendore. Ekzekutojne se andejmi boshnjaket, topi gjen koken e Tadejević, qe ka tere mundesite te realizoje, por gabon. Shpeton per mrekulli Kukesi.
44′- Malindi i nderhyn ne menyre te gabuar Dupovac, duke u ndeshkuar me kartonin e verdhe, i dyte per Kukesin deri ne keto momente.
46′- Nis pjesa e dyte me nje faull te shkaktuar nga Peqini ndaj Todorović.
50′- Cimirot godet ne pozicion ballor, i gjendur mbi vijen e 16-metrave, por nderhyrja e shpejte e Brahjes bllokon topin, qe devijohet ne anesore.
56′- Rast ideal per Sarajevon. Topi i goditur nga nje sulmues boshnjak devijohet nga Peqini dhe perfundon ne shtylle e prej andej kthehet serish ne loje. Largon me shpejtesi rrezikun Brahja, nderkohe qe verilindoret tronditen seriozisht.
60′- Allmuca dylufton ne nje duel shpejtesie me Dupovac, por ndeshkohet me goditje denimi.
63′- Haurdić merr nje pasim diagonal, e stopon topin me gjoks dhe e godet fluturimthi, por ben me te veshtiren, gjuan jashte, i pozicionuar perballe portes se Halilajt. Shtohet presioni i boshnjakeve.
68′-Penallti per Kukesin. Brahja ndalon ne menyre te gabuar Šunjevarić dhe kryesori akordon 11-metersh. Godet nga pika e bardhe Melunović, por pret mrekullisht Halilaj.
69-73′- Sarajevo ben tri zevendesime njera pas tjetres, duke freskuar sulmin, ne kerkim te golit te avantazhit.
76′- Karić fiton nje goditje denimi ne mesfushe pas dyluftimit te ashper me Maloten.
82′- Popovic merr nje pasim te artew nga Hoxha, por bllokohet ne goditje ne momentin final, i gjendur te pika e penalltise.
84′- Cungu ben zevendesimin e dyte. Nxjerr Hoxhen dhe hedh ne fushe Manuken.
88′- Dupovac godet me koke, por pret ne pozicion Halilaj.
90′- Arbitri i katert akordon 5 minuta shtese, nderkohe qe Cungu ben zevendesimin e trete. Aktivizohet Alikaj ne vend Prognit.

Sarajevo-Kukesi 0-0, kapitenet para ndeshjeveKOMENTI
Pjesa e parë Ndeshja nis me një surprizë në formacionin e Kukësit. Trajneri Cungu kishte lënë në stol serbin Popoviç dhe në majën e sulmit i kishte besuar Malindit. Që në minutat e para boshnjakët tregohen agresivë, por nga ana tjetër ekipi verior nuk e humb qetësinë, duke lënë pak hapësira. Me kalimin e minutave Sarajeva shton presionin, edhe pse disa goditje nga jashtë zone nuk përbëjnë ndonjë problem për portierin Halili. Dyshja e qendrës, Brahja- Malakarne është në një ditë të mirë, në një kohë që arrin të neutralizojë çdo lëvizje të sulmuesit Suljiç. Ky i fundit spikati në ndeshjen e parë, por dje, falë markimit që iu bë, ishte hije e vetvetes. Kukësi tregohet shumë i kujdesshëm dhe kërkon që t’i kapë në befasi boshnjakët. Progni dhe Hoxha mundohen të shtyjnë përpara skuadrën me daljet e shpejta, por kjo nuk mjafton. Veriorët kanë edhe fatin me vete në dy raste, kur Sarajevo i afrohet golit me Todoroviçin dhe Tadejeviçin. Gjithsesi, ky fraksion mbyllet pa gola, pavarësisht përpjekjeve të vendësve.
Kukesi 4Pjesa e Dytë Skuadrat rifuten në fushë me të njëjtat formacione. Boshnjakët, të nxitur edhe nga mbështetja e madhe e tifozëve, marrin zemër dhe arrijnë të mbyllin në portën e tyre ekipin kuksian. Në një aksion nga krahët, pas krosimit në zonë, mbrojtësi Peqini për pak sa dënon skuadrën me një autogol. Topi prek shtyllën dhe rreziku më pas largohet, por te Kukësi shtohet ankthi. Veriorët mundohen ta mbajnë sa më shumë topin, por e kanë të pamundur. Megjithatë, mbrojtja funksionon më së miri, teksa sulmuesit boshnjakë mbahen larg portës. Momenti më pikant i ndeshjes shënohet në minutën e 67-të, kur gjyqtari rus akordon 11-metërsh në favor të Sarajevos. Një kontakt i lehtë i Malakarnes me mesfushorin Sunjevariç mjafton për të dhënë penalltinë, e cila ishte disi e dyshimtë. Mirëpo, shifrat nuk ndryshojnë, pasi portieri Halili bën një grushtim spektakolar, duke e shpëtuar Kukësin nga një gol i sigurt. Me presionin e golit, boshnjakët humbin toruan, madje lojtari që nuk arriti të kthente në gol penalltinë, Melunoviç, u zëvendësua menjëherë pas goditjes nga pika e bardhë. Trajneri i Sarajevos bën dy ndryshime të shpejta, duke freskuar sulmin. Edhe Cungu i kundërpërgjigjet me aktivizimin e Popoviçit dhe Manukës. Minutat kalojnë dhe Kukësi është më i sigurt në fushë, por ankthi dhe tensioni shtohet kur gjyqtari akordon 5 minuta shtesë. Duke mos pasur çfarë të humbin, boshnjakët hidhen të gjithë në sulm, por më kot, pasi veriorët bëhen një mur i pakalueshëm. Gjyqtari rus e tepron në fund, madje bën që te pankina e Kukësit të ketë nervozizëm, nisur nga fakti që kishin kaluar 5 minuta shtesë dhe ndeshja nuk ishte mbyllur. Në minutën e 96- të vërshëllima e arbitrit çon në delir kuksianët. Disa prej lojtarëve nuk u besojnë syve, ndërsa të tjerë janë në ekstazë. Kukësi shkruan historinë e futbollit shqiptar edhe në Europë…
Porta e Kukësit, rrjeta ishte e… çarë
E çuditshme, por e vërtetë. Në fillimin e pjesës së dytë, porta që mbrohej nga Kukësi e ka pasur rrjetën të çarë në krahun e majtë afër shtyllës pingule. Madje, si për ironi, pikërisht në pjesën e çarë zgjodhi ta dërgonte topin gjatë penalltisë mesfushori i Sarajevos, Melunoviç, por Halili bëri mrekullinë. Mirëpo përpara se të ndodhte kjo, pa nisur ende pjesa e dytë, rrjeta e çarë u pikas nga anësori Vorontstov. Në kontrollin rutinë që bëhet pas pushimit të dy pjesëve u kap ky problem, por që u rregullua në harkun e dy minutave nga punëtorët e stadiumit. Me sa duket, porta që mbrojti Kukësi në pjesën e dytë rezultoi fatsjellëse, pasi portieri Halili arriti të priste një penallti.

Trajneri Musemiç nuk e shikon penalltinë

Me kokën të kthyer nga tifozët, trajneri i Sarajevos, Husref Musemiç, nuk ka dashur ta shikojë momentin e penalltisë. Me sa duket, boshnjaku është supersticioz, por këtë herë nuk u ka besuar syve, aq sa kur ka parë reagimin dëshpërues të tifozëve, ka marrë një shishe plastike dhe e ka përplasur fort në tokë nga inati. Çuditërisht, lojtari që humbi penalltinë, Melunoviç, menjëherë pas goditjes nga pika e bardhë u zëvendësua. Sipas mediave boshnjake, mesfushori nuk mbajti dot presionin dhe e kërkoi vetë ndërrimin. Kjo situatë vendosi edhe fatet e takimit, pasi në rast se 11-metërshi kthehej në gol gjërat mund të ishin ndryshe, edhe pse mbetej për t’u luajtur më shumë se 20 minuta deri në fund.

Arbitri e tepron me shtesën, çmendet Cungu

Ndeshja Sarajevo-Kukësi është mbyllur pas minutës së 96-të. Gjyqtari kryesor rus, Mikhail Vilkov, e ka mbajtur lojën më shumë se një minutë nga koha shtesë. Kur kronometri shënonte minutën e 95- të, trajneri Armando Cungu me të drejtë ka shkuar te gjyqtari i katërt për t’i kërkuar llogari. Kanë qenë sekonda ankthi në pankinën e skuadrës veriore. Gjithsesi, rusi më në fund u bind se pas një minute më shumë duhej ta mbyllte takimin. Pas vërshëllimës së tij, pankina veriore ishte në ekstazë. Kamerat kanë fokusuar në atë moment trajnerin Cungu, i cili lëvizte si i çmendur nga gëzimi. Kur lojtarët përqafoheshin, kapiteni Hallaçi gjeti momenti për të ngushëlluar homologun e tij Xhakmiç.

Kukësi bllokohet në stadium, tifozët incidente në qytet

Masa të jashtëzakonshme sigurie ishin marrë dje nga policia vendëse. “Edhe kur luajti Kombëtarja shqiptare nuk u bë kështu”, – thoshin dje pas ndeshjes tifozët boshnjakë. Ndërkohë, nisur nga protesta dhe indinjata e tifozëve të Sarajevës, për të shmangur ndonjë incident, skuadra e Kukësit priti një orë në stadium. Ajo qëndroi e izoluar në dhomat e zhveshjes, teksa me qindra forca rendi ishin pranë stafit dhe lojtarëve. Më pas, të shoqëruar nga policia, autobusi i kuksianëve kaloi në një rrugë dytësore për të shkuar te hoteli ku ishte grumbulluar. Nga stadiumi deri tek hoteli udhëtimi zgjati 25 minuta. Në qytetin e Sarajevës ka pasur incidente pas ndeshjes, teksa tifozë të irrituar kanë thyer xhamat e një tramvai. Nga ana tjetër, në hotel “Termi” vazhdoi festa e Kukësit deri në të gdhirë.

100 mijë euro për kualifikimin

Kukësi vendosi 100 mijë euro premio për “kokën” e Sarajevos. Në kampin verilindor e kërkonin me çdo kusht kalimin e këtij raundi dhe për t’i motivuar lojtarët kishin menduar drejtuesit e klubit. Një shumë jo e vogël e vendosur prej Safet Gjicit, gjë që ua kishte komunikuar futbollistëve para ndeshjes së parë në Tiranë. Ai e karikoi më shumë ekipin e tij, i cili ishte në prag të një evenimenti të rëndësishëm, pikërisht për kalimin e raundit të dytë, gjë që ka ndodhur për të fundit herë në vitin 1987 nga Flamurtari i Vlorës.
cungu stervitet me ekipin“Nuk ndalemi, do tentojmë edhe turin tjetër”
Menjëherë sapo gjyqtari kryesor i ndeshjes së djeshme vërshëlleu për fundin e lojës, trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka nisur të festojë si i çmendur. Një debutim ëndrrash për teknikun shkodran, i cili arrin që me skuadrën e tij të kalojë dy ture në Ligën e Europës. Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i skuadrës kuksiane është shprehur: “Mirënjohja më e madhe u shkon lojtarëve dhe gjithë stafit që arritëm të bindim edhe skeptikët më të mëdhenj që ky ekip ka vlera dhe kapacitet, ka profesionistë në tribunë, në stol dhe në fushë. Kemi mbështetës të fuqishëm. Që nga sot (dje) ne mendojmë për turin e tretë. Nuk jam modest, por do tentojmë të kualifikohemi. Është një ëndërr e bukur që duhet të vazhdojë. Do të nisim menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës. Ishte një fitore vërtet e madhe që na lumturon shumë. Kjo skuadër ka potenciale dhe mund të ecë shumë. Lojtarët dhanë gjithçka në fushë për të arritur kualifikimin”.

Starova me Brahjen, Alikajn dhe Allmucen lozin tavellStarova: Ishte strategji, ja si e bllokuam Sarajevon
Drejtori teknik i Kukësit, Sulejman Starova, nuk i fsheh emocionet për kualifikimin e arritur në Bosnjë, ndërkohë që pranon se gjithçka shkoi siç e kishin planifikuar. “Jemi shumë të lumtur, pasi kemi realizuar diçka historike. Në radhë të parë siguruam kualifikimin për në raundin e tretë të Ligës së Europës dhe së dyti, e bëmë duke fituar duartrokitjet e tifozerisë kundërshtare. Aq më tepër asaj të Sarajevos. Nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë më parë një gjë e tillë”, – u shpreh Starova. Sa i përket takimit, ai tha: “Ishte çdo gjë e planifikuar. Kishim fituar ndeshjen e parë dhe normalisht që duhet të mbroheshim me të gjitha forcat. Kemi bërë një markim në bllok, duke mos i lejuar kundërshtarit që të gjente hapësira. Në pjesën e parë ushtruam presing edhe në sulm, duke e detyruar Sarajevon që të mos qëndronte shumë pranë portës sonë. Duhet të ruanim të paprekur portën në pjesën e parë dhe ia dolëm mbanë”, – shtoi ai. “Pjesa e dytë ishte më e rënduar emocionalisht, por ne e dinim që çdo minutë që kalonte, ishte në dëm të kundërshtarit, i cili e vuante presionin. Lojtarët u treguan shumë të saktë taktikisht dhe kjo bëri të mundur që të mos e pësonim. Edhe pse rivali u mundua me të gjitha forcat që të shënonte, nuk mendoj se pati ndonjë rast të mirë për ta gjetur rrugën e rrjetës, përjashto penalltinë, që ishte e diskutueshme. Ne bëmë diferencën si duke mos lejuar hapësira në mbrojtje, ashtu edhe kur ata tentuan të luanin me topa të lartë. E merituam!”, – analizoi Starova.

Gjici dhe te tjere duke festuar kualifikiminGjici nuk përmbahet: Ky është Kukësi i ëndrrave
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është një ndër ata që ka besuar shumë te skuadra që ka ndërtuar. Megjithëse ishin vetëm debutues, kuksianët arritën që të kalojnë dy ture në Ligën e Europës dhe presidenti Gjici është më shumë se i lumtur. “Falënderoj të gjithë lojtarët që treguan një seriozitet të madh duke mposhtur presionin e madh psikologjik. Jam shumë i lumtur që tashmë jemi në turin e tretë. Kam marrë mijëra mesazhe saqë nuk mundem t’i lexoj. Di që qyteti ka shpërthyer në festë, ky është Kukësi që premtova. Është Kukësi i ëndrrave të mia, me të cilin do të bëjmë edhe të tjera surpriza. Nuk ndalem me kaq. Sot (dje) është festë për gjithë Shqipërinë, jo vetëm për ne këtu në Sarajevë. Shpresoj të kemi kënaqur tërë Shqipërinë. Tani të mendojmë për turin e radhës dhe do të luftojmë fort edhe në këto dy ndeshje. Kjo skuadër ka potencialin e nevojshëm për të shkuar larg”, – deklaroi Gjici për “Panorama Sport” pas sfidës së djeshme.

HalilajHeroi Halili: Isha i bindur te penalltia
Argent Halili ishte heroi i Kukësit në ndeshjen e djeshme. Portieri vlonjat ndihet krenar që nëpërmjet skuadrës veriore ka arritur të bëhet protagonist, duke kapur rekordin e vendosur nga Flamurtari, ekipi i tij i zemrës në vitin 1988. Në bisedën për “Panorama Sport”, menjëherë pas përfundimit të takimit, Halili rrëfeu emocionet dhe momentin kur priti penalltinë. Ai tregon se ishte i bindur që do ta devijonte atë top të goditur nga lojtari boshnjak. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë moment, ndihem shumë i lumtur. Jam krenar që si pjesë e Kukësit arritëm të kapnim edhe rekordin e Flamurtarit. Ky është një gëzim edhe më i madh për mua, pavarësisht se nuk e kam arritur atë periudhë kur ekipi im i zemrës bënte namin në Europë. T’ju them të drejtën, unë isha i bindur që do ta devijoja topin. Që kur pashë momentin e nisjes së lojtarit, krijova siguri”, – thotë fillimisht portieri.
Dedikimi – “Ia dedikoj këtë kualifikim gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ndjehem me fat dhe i lumtur që arrita t’u jap këtë gëzim. Nuk ka asnjë dyshim që Kukësi është dhe do të mbetet në zemrën time. Po kaloj një moment të artë, si unë dhe shokët e skuadrës”.
Batuta – Portieri vlonjat nuk ngurroi të thoshte edhe një batutë, duke futur bashkë traditën e zonës së tij dhe atë të qytetit verior. “E kam për nder si lab që jam, që arrita t’i jap Kukësit kualifikimin. ‘Jam lab, or ti!’”, – tha duke qeshur vlonjati. Në fund, Halili foli me optimizëm edhe për vazhdimësinë e Kukësit në Ligën e Europës. “Kemi kaluar dy ture, pse të mos e tentojmë sërish. E dimë që do të jetë shumë më e vështirë ndaj ukrainasve të Metalurgut, por futbolli i tillë është dhe unë besoj se do të bëjmë të tjera surpriza”, – ka përfunduar heroi i ekipit verior.

Ambasadori shqiptar në Bosnjë: E jashtëzakonshme!

Ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë, Flamur Gashi, thur elozhe për Kukësin dhe kualifikimin e arritur. “Që kur kam marrë detyrën si ambasador i Shqipërisë në Bosnjë, ky është momenti më i gëzuar për mua. Falënderoj Kukësin që ngriti lart flamurin e vendit tonë. Falënderoj gjithashtu policinë e Sarajevos që mori masat në perfeksion, duke evituar incidente të mundshme. Të gjithë shqiptarët kudo që janë, sidomos ata në Bosnjë, sot janë ndier më krenarë se kurrë. Ishte një arritje e madhe”, – deklaroi ambasadori Flamur Gashi.

musemic-ovo-je-katastrofaMusemiç: Fatkeqësi, por bravo Kukësit!
Trajneri i boshnjakëve, Husref Musemiç, në fund të takimit për mediat vendëse e ka cilësuar këtë takim dhe eliminimin si një dështim të madh dhe nuk nguron që të shpreh keqardhjen e tij. “Kjo ishte humbja më e shëmtuar e historisë së klubit tonë. Unë jam i zhgënjyer, vërtet nuk di se çfarë të them. Kjo është një fatkeqësi e madhe. Sarajevo është një klub i madh, me një traditë të pasur, ekipi ynë është më i mirë se kundërshtari, por ja që sot (dje) nuk ia dolëm. Gjithsesi, jeta vazhdon, tani le të përqendrohemi në kampionat”, – tha Musemiç. Tekniku nuk i kursen edhe elozhet për kuksianët, duke vlerësuar lojën e tyre dhe atë gjithçka bënë mbrëmë në Sarajevë. “Ata luajtën shumë herë më mirë se në Shqipëri. E dinin se çfarë kërkonin dhe erdhën me ide të qarta drejt Bosnjës. Donin që të ruanin rezultatin dhe, për të siguruar këtë, na mbuluan mjaft mirë”, – tha mbi skuadrën e Kukësit trajneri. Në fund, ai u kërkoj falje tifozëve, të cilët kishin tejmbushur stadiumin mbrëmë. “Na vjen keq për ta, ishin të shumtë në stadium. E dimë që i kemi zhgënjyer”, – përfundoi Musemiç. Sarajevo u cilësua si favorite e ndjeshme për t’u kualifikuar në raundin tjetër para ndeshjeve me Kukësin, por e pati të pamundur që të fitojë një prej përballjeve.
Nga Bosnja, JONUZ HALLACI

Sarajevo-Kukesi 0-0, skuadrat takohen para ndeshjesKukësi, 340 mijë euro shpërblim nga Europa
Ekipi i Kukësit, jo vetëm që ka arritur të hyjë në histori me ecurinë e suksesshme në Ligën e Europës, por njëkohësisht edhe ka mbushur arkën. Deri tani veriorët kanë përfituar 340 mijë euro, vetëm si premio nga UEFA. 100 mijë euro ka qenë shifra e dhënë si shpërblim për pjesëmarrjen në kompeticionin kontinental, 100 mijë euro të tjera u përfituan për kualifikimin në raundin e dytë, pasi arritën të eliminojnë estonezët e Flora Talin. Ndërkohë, dje Kukësi përfitoi edhe 140 mijë euro më shumë, këtë herë për “biletën” për raundin e tretë, ku e pret rivali ukrainas i Metalurg Donetskut. Shansi i artë i ekipit të presidentit Gjici, sa u përket financave, do të ishte një tjetër kualifikim i bujshëm. Nëse do ia dilnin mbanë të shkonin në fazën “play-off”, përveç premios së UEFA-s, më të majme do ishin të ardhurat nga e drejta televizive, duke qenë se përballë mund të kenë ekipe si Totenhemi apo Fiorentina. Një aventurë europiane, që duket se nuk do përfundojë shpejt për veriorët, të cilët vazhdojnë të surprizojnë me sukseset e tyre.
presidentiKUNDERSHTARI I RADHES
Metalurg, presidenti ka 1.2 miliard $ pasuri
Kukësi do të përballet në turin e tretë të Ligës së Europës me një klub milioner. Bëhet fjalë për Metalurg Donetsk të Ukrainës. Pronari i klubit është Sergei Taruta, një ndër 500 njerëzit më të pasur në botë, i cili investon prej shumë vitesh për skuadrën.
Pasuria
Presidenti i skuadrës ukrainase zotëron 1.2 miliardë dollarë dhe është pronar i shumë firmave minerale në Ukrainë. Ai renditet mes 500 njerëzve më të pasur në botë dhe investon prej disa sezonesh për ekipin, duke ndërtuar një klub modern. Taruta ka paguar vetëm 1 milion dollarë këngëtaren e famshme Xhenifer Lopez për ta pasur në dasmën e vajzës. Synimet e skuadrës janë gjithmonë të mëdha. Në fund të kampionatit të kaluar, skuadra u renditet në vendin e 5-të. Megjithatë, synimet më të mëdha të saj janë që të ecë sa më shumë në Europë.
Historia Pas shpalljes së Ukrainës si shtet i pavarur, në këtë vend nisën të krijohen shumë klube. Një prej tyre ishte edhe Metalurg Donetsk. Fillimisht, më 1993-shin u krijua me emrin Antratsy Kirove, duke marrë pjesë në ligat e ulëta. Më pas, klubi u riorganizua dhe mori emrin Metalurg Donetsk. Më 1998, ekipi arriti të ngjitet në Ligën e parë ukrainase. Me kalimin e viteve e ka rritur së tepërmi nivelin, duke qenë se ka edhe mbështetjen e madhe financiare të presidentit Taruta.
Titujt Skuadra nuk ka arritur ende të fitojë një titull kampion. Gjatë historisë së saj ka fituar vetëm 2 Kupa të Ukrainës, 2009-2010 dhe 2011-2012. Gjithashtu, ka fituar edhe një Superkupë të Ukrainës më 2011-2012. Vitet e fundit drejtuesit e klubit i kushtojnë më shumë rëndësi pjesëmarrjeve në Europë. Megjithatë, nuk kanë arritur ta kalojnë asnjëherë turin e tretë. Tashmë do synojnë që ta bëjnë këtë kur përballë do të kenë Kukësin, që ka arritur të bëjë historinë, pasi kaloi dy ture në debutimin e tij në Europë.
Një milion dollarë Xhenifer Lopezit për një dasmë
Presidenti i Metalurg Donetsk, Sergei Taruta, i cili është një ndër 500 njerëzit më të pasur në botë dhe zotëron një pasuri 1.2 miliardë dollarë, ka marrë si këngëtare në dasmën e vajzës së tij disa vjet më parë Xhenifer Lopezin. Pronari i shumë firmave minerale në Ukrainë e ka paguar 1 milion dollarë këngëtaren me famë botërore vetëm për një natë, për të qenë pjesë e dasmës së vajzës. Gjithashtu, presidenti ukrainas konsiderohet si një prej njerëzve me më shumë influencë në vendin e tij. Prej disa vitesh pronar i klubit Metalurg Donetsk synon që ta ngrejë sa më lart këtë skuadër. Sezonet e fundit, shumat e shpenzuara për të blerë futbollistë kanë qenë shumë të larta. Megjithatë, ekipi ende nuk ka arritur të marrë pjesë asnjëherë në fazën e grupeve të ndonjë kompeticioni europian.
BESAR BOZGO

Fotogaleria e ndeshjes Sarajevo-Kukesi 0-0

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

87 Komente

  • SI MUND TA SHIKOJME NDESHJE JU LUTEM

    • 10 minuta keni mbajeni edhe 10 minutaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!!!!!!!!
      Dhe vazhdon historine…………….!!!!!!!!!

  • Une dua qe Kukesi tekualifikohet. Por rezultati i aritur ne fushen e Kuksit eshte shume i disfavorshem per ta. Bosnjaket kane shenuar dy gola ne fushen kundershtare, gje qe eshte shume favorizuese per ta. Le te shpresojme ne ndonje mrekulli qe Kuksi te kualifikohet. Dhe mrekullite nuk jane te rralla…. Le te shpresojme….

  • Heroike ne pjesen e pare, po a do vazhdoje?

    Ceshtje fiziku.

  • bravooo KUKESI

  • Urime Kukesi, do ti tranoj neser boshnjaket n`pune.

  • Bravoooo kuksi. Ju lumte. Suksese ne roundin tjeter kuksit dhe korces.

  • hallall portierit qe priti penalltin bravo te gjith djemve

  • BRAVO BRAVO BRAVO DHE PESERI BRAVO

  • urime kukesi

  • nje super bravoo per kukesin urime ..

  • bravo kukesit me te vertete po beni histori jemi krenar per ju .tani e kane radhen korcaret te bejne histori edhe me te madhe

  • Kukesi ka Burra, Bosnia ga Gra te ikim ne Serbi o shqipe se atje Ka -me jau shkerd….! Bravo KUKESI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • NJE “BRAVO” TE MADHE PER KUKSIN JU LUMTE DJEMA SUKSE DHE ME TEJ SE BASHKU ME KORCEN.

  • Bravooooooooooooo Kuksit , nje ndeshje shum e fort dhe bravo cunave qe lujten me zemer, bravo gjitheve kush ka qan sot duke mbeshtetur kuksin, me rrespket lacjani usa.

  • I LUMTE KUKESIT I UROJ NGA ZEMRA PER BARAZIMIN QE MOREN I UROJ SUKSES DHE SKENDERBEUT NE KAZAKISTAN

  • Bravo Kukesi. Urimet me te mira. Invenstimet e dhane rezultatin. Po tironccit si po dalin ne turneun nderkombetar te Pukes?

  • shum urime kuksit qe e kalon me sukses edhe sfiden e dyte me radhe .pra kuksi barazon 0-0 ne bosnje dhe tashe e pret raundi i tret qe do te ket per balle nje ekip pak me te forte se flora dhe sarajeva. me ekipin ukrainas metalurg donjeck ,por nese ka mundesi nja dy apo tre perrfosime do ta kaloj edhe ket penges, pra shum urime kukesit skenderbeut dhe gjithe futbollit shqipetare .

  • Minuta 68 dhe penallti per kuksin!!!gjuan nga pika e bardhe Melunovic,dhe po portieri i Kuksit e pret.Futini nje freskim kesaj pjese,penallti per Sarajevon

  • !! Superr Kukes !!
    Ju uroj shum fat në nendëshjen tjeter.!

  • Urime KF Kukesit. Na zbardhi faqen gjithe shqiptareve. Na risolli krenarine e te qenurit shqiptar. BRAVO. Keshtu do kishim kaluar shume here neper ture europiane sikur mos kishin shitur ndeshje viteve te fundit Teuta, Flamurtari, Laci dhe shume te tjere qe na moren fytyren para gjithe opinionit sportiv europian.

    Kukesi HEROIK. Faleminderit. THANKS. DANKE. GRAZIE. TAKK. HVALA.

  • bravooooo kukesi lart e me lart sebashku me ne korcaret

  • Bravo KUKESIT !
    Suksese edhe per raundin e trete me Metalurg Donjeck.
    Kjo jave eshte java e ekipeve shqiptare, pas SKENDERBEUT, sot ishte radha e KUKESIT te na gezoje me kualifikim.
    SUKSESE SKENDERBEU,
    SUKSESE KUKESI…….

  • bravo kukesit ..me ju u gezuan te gjithe Shqiptaret!

  • urime kukesit ,beri ate qe nuk beri per 39 vjet bashke PARTIZANI ,DINAMO dhe 17 NENTORI .
    Ironikja eshte se KUKESI VINTE DIREKT NGA NJE KATEGORI INFERIORE dhe u ngjit brenda vitit ne piedestalin me te larte te futbollit shqiptar ne arenen nderkombetare ,bashke ME FLAMURTARIN .
    TRAJNERI i sarajevos ME AQ SA KUPTOVA nga gjuha e armikut ,tha qe ishte katastrofe ,velike borbe .
    KAKVA KUKSE , NEVJEROVATNO do te thoshte komentatori boshnjak .
    Per mendimintim jedanaist herc ,NUK ishte penallti ,e megjithate HALILA ,sipas tyre e priti.
    Referi RUS per mua dhe nje penallti inegzistente ,ku lojtari boshnjak me shume u pengua me kembet e tij se sa u godit ,por qe per merite boshnjaku e ktheu intervenimin ne AKTRIM ,bile per ta cuar deri ne fund GROTESKUN , INSKENOI sikur gjoja kishte mare plumbat
    Cfare ekipi ka bere ARMANDO CUNGU !
    Ne ne jug themi se ku ka rrjedhur DO PIKOJE do VEJE SOJI ne SOJE .
    Nje KUKES i vendosur ne fushe ne menyre fenomenale dhe shume pragmatist se sa TAKTIK .
    Jam shume i entusiazmuar nga REZULTATI FANTASTIK ,KU PER MENDIMIN TIM DERI ME SOT pervecse FLAMURTARIT ne BEOGRAD dhe ne BARCELONE ,nuk kam pare ekip te vendosur ne menyre te shkelqyer taktike ne fushe .
    “Importante e finire “.
    Kjo histori u mbyll shkelqyeshem ne te miren tone .
    Suksese KUKESIT ne turin PAS-ARDHES !!

  • aldo flamurtari ska shitur kur ndeshjet por bravo kukesi urime

    • Ka shitur vetem pordhe………!!!

    • flamurtari- motherwell 1-0, Motherwell – Flamurtari 8-1,si te duket. vlora ishte mire atehere, mund te merrte edhe rezultat ne skoci,e verteta eshte se ju dushin menjehere paret, dhe e hapen porten,urime kuksit e korçareve,nuk eshte çudi qe mund te bejne ndonje mrekulli keto te dyja.

  • urime kukesi, na keni berë te ndjehemi krenar edhe në kosovë, ju deshiroj fat edhe ne raundit tjeter, kunder metalurgut. me t’vertet futbolli shqiptare ka ngritje, si kombetarja ashtu edhe klubet.

  • suksese KUKSI. Ariti rekordin e flamurtarit pas 25 vitesh. por te vish nga kategoria 1, i dyti ne superiore dhe 2 ture ne evrope eshte heroike !

    • jo nga kat e pare por nga e dyta ka ardh kukesi.per 3 vite eshte ne raundin e trete te Europa league.me pelqen loja e lojtareve se tani po luajne edhe me forte, ne cdo ndeshje pasardhese.me lojrat qe ka bere kukesi me sarajeven,mund te jap shume edhe me ekipin e metalurg donjesk.lojtaret vetem se duan nje karikim te forte ne aspektin psikologjik me shume.

  • bravo bravo KUKSI

  • Bravo Kukesit dhe Korces. Per here te pare ekipet tona ne Europe shfaqin disipline ne fushe dhe luajne si te barabarte nga minuta e pare ne te fundit pa u shperfytyruar si mos me keq. Shpresoj qe ne te ardhmen te vazhdohet keshtu larg basteve, gangrenes se futbollit shqiptar.

  • Krenar per futbollin shqiptar. Periudha e Rilindjes se Shqiperise erdhi nga pjesa e saj lindore (Kongresi i Manastirit, Kongresi i Dibres, Mesonjetorja e Korces).

    Rilindja futbollistike vjen perseri nga Shqiperia Lindore (Kukes, Korce).

    Kukesi e ka veshtire Donjeckun, po Korca mund t’ia dali, megjithate i uroj me te mira te dyjave.

    Kukesi ka kaluar simvjet dy ture, barazim me Flamurtarin e vitit 1989? Nuk mendoj qe e ka bere ndonje skuader tjeter deri tani, apo e kam gabim?

    • Kukesi nuk eshte ne lindje por ne verilindje. Kukesi nuk ka asnje veshtersi. Ukrainasit po. Do jesh deshmitar pas pak ditesh. Ti nuk i njeh kuksianet, karakterin e tyre. Edhe futbollistet qe luajne ne kukes kane marre tiparet tona. Ne nuk shesim ndeshje, i dhame provat. Mos ngaterro futbollin me politiken. Rilesh. Kokore emer i nje cope lecke Ruse. Boll me ruset dhe rracen e sllaveve, edhe Flamurtari edhe kukesi ju a treguan vendin. Jemi krenar ku kemi mberritur me djerse.

  • Bravo kukesi,ishit klas fare.Une jam tifoz i skenderbeut por sot ju krenuat tifozet tuaj dhe tere Shqiperine.Ju uroj me zemer ta kaloni fazen e trete dhe te na krenoni sic na krenuat. UUUUUUrime

  • Me sa shoh une nga informacionet ne wikipedia, ky Metalurgu qenka dobesuar shume. Nuk qenka ai Metalurgu i para disa viteve. Kukesi si duket ka shansin te realizoje ndonje mrekulli te pabesueshme sivjet ne Europe.

    http://en.wikipedia.org/wiki/FC_Metalurh_Donetsk

    Nese jane te karikuar dhe me pak fat, mund te kalohet edhe kjo ukrainasja.

  • HAAA KA BURRA KUKESI THOTE NJERI NGA KOMENTUESIT, NDERKOHE QE ASNJERI NGA LOJTARET NUK ESHTE NGA KUKESI.

    • Ore ilir kete pse e thua?Apo je edhe ti te aleances kuqe e zi hahahahahahahaha.Budalla je apo ben vete crendesi ka pe nga jane shqiptare jane te huaj jane.Per kuksin luajn ,per ekipin qe beri krenar tere shqiperine.por ti sje aq i afte qe ta mungosh por meresh me ka…..e.Mos ti urojme kuksianet se sjane nga kuksi jane nga tirana apo vend tjeter i shqiperise.Ik o kalama mos shkruaj gjera te tilla se le nam.Ceshte kjo mani me ca budallejne si ky iliri se kuptoj.Ketu i gezohemi kuksit per suksesin,kurse del iliri sjane nga kuksi epo sa l..e mundet te jesh hahahahahah

    • edhe mesi nuk eshte nga spanja por krenohet me te.
      me sa shoh ti nuk je shqipetare!!!

    • ka ka nga kukesi 2 apo 3 i kena nji tropojan e kena edhe 2 kosovar mjaftojne

  • BRAVO KUKESI….SUKSESE NE NDESHJEN E RADHES.

  • bravo kuksi urime…….

  • bravo kuksi respekt na nderoi dhe ngriti futbollin
    urime per skenderbeun kjo do ishte me mire dhe ngritjen me shume ekipeve ne uefa

  • –urime kuksit-per kualifikimin historik-.-e kisha parandjere dhe shkruar me kohe se kuksi do te shkonte-”‘larg”–dhe u vertetua-..urimet me te mira per te–.-edhe metalurg eshte I kalueshem-por duhet sulm me I fuqishem-per te shenuar te pakten-3-here ne tirane ne takimin e pare dhe per te mos pesuar gol-..-mundesite jane edhe per me shume-dhe kuksi e ka vertetuar se mund te arrije cfare-do–panvarsisht kundershtarve ne dukje me te fuqishem ne leter-..–deri me sot kuksi-nuk e njeh disfaten dhe I ka futur njefare ndjesie frike-edhe ish-’metalurgjikut;-te kategorise se trete–(humor)-….mendoj nje kuksi 3-metalurg-0- ne takimin e pare-megjithse kam frike edhe per ndonje gol-sporadik-te tyren-(larg qofte o zot)…

  • JU LUMTE DJEMA PER KOMENTET QE KENI SHKRUAR BRAVO KUKSI

  • duhet patur shprese per turin tjeter meqe atje luajne bakaj me vangjelin suksese

  • E Ka marre ne dore Lindja e Shqiperise, se me qendren e saj , dhe me Perendimin vertet po perendonim.
    Bravo Veri-Lindja !
    Bravo Jug-Lindja !
    Bravo Kukesi !
    Bravo Skenderbeu !

  • hallall ,kukesi .jeni skuader qe meriton respekt , nje skuader ,qe erdhi nga kategoria e dyte , erdhi ne te paren ,dhe kalon ne turin e trete ne evropalige , nuk do ma kishte pritur kurre mendja ,ketu merite kane te gjithe ata qe punojne ,per skuadren e kukesit ,por respekt te madh ,meritojne trajneri dhe lojtaret e kukesit ,tamam sjellje profesionistash .bravo kukesi ,shembull per te gjithe superligen shqiptare

  • bravo Kukesi nderuat te gjethe shqiptaret

  • Urime urime me plotë gëzime, KF Kukësi për këtë kualifikim historik, është vështir të besohet që futbollistët kukësjanë kan arrijtë një fitore kualifikuese aqë të madhe, bazuar në ndeshjen e parë ndaj klubit boshnjak KF Sarajeva dhe barazimit si ekipë mysafire në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës në futboll dhe kan fitu të drejtën për t’u kualifuku në rrethin e tretë të garave kualifikuese. Mendoj që duhet të jetë hero i kësaj ndeshje portieri i Kukësit Halili duke arrijtë gjat lojës në minutën e 68-të të ndalë goditjen e topit të Melunoviçit nga pika e bardhë e njëmbëdhjetë metërshit dhe në fundë të ndeshjes të arrijë KF Kukësi të nxjerrë rezultatin baraz nga stadioni Asim Ferhatoviq Hase i Sarajevës, gjë çka edhe u ndanë fitues mbas dy ndeshjeve të zhvilluara si vendas dhe si mysafirë. Duhet të ndahemi të gëzuar të gjithë kombi shqiptar anë e mbarë botës që kemi dy ekipe të futbollit KS Skënderbeun dhe KF Kukësin si përfaqsues në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës në futboll. Ju dëshirojm që të dy ekipeve shqiptare rrugë të mbarë dhe të vazhdojn me fitore edhe në ndeshjet e tjera të këtij rangu kualifikues në futboll.
    Më poshtë duke kliku në shiritin e adresës së fotografisë shihen futbollistët e të dy palëve në fushë gjat lojës:

    KF Sarajevo 0-0 KF Kukësi

    https://fbcdn-sphotos-c-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn1/132919_541130049273726_1891447184_o.jpg

  • Suksese edhe ne ndeshjen e ardhshme, ju uroj fitore edhe kunder ukainasve, asnje gje nuk eshte e pamundur por do te ishte fantastike per te gjithe shqiptaret. uniteti, qetesia dhe modestia kane per tu dhene sukses edhe ne turin e ardhshem. SUKSESE

  • Kukesi je ekipi me i mir ne shqiperi.Bravooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

  • Shiko djeri dje shanit jo ky jo ai Pra dy ekipet me me bum ekonomik Siq jane Kuksi dhe Korça kane te drejte te triomfojne Po kane drejte te jene krenare Dhe ju lumte qe mundi i tyre u shpreblye me Sukses Bravo çuna me lojen qe po tregojnI jeni shume te mire i dhate Klubit i dhate vendit Dhate gjithshka qe futboll i yne te hece me mje vrull te kenaqshem Suksese veqenarisht Kuksjanve qe pere here te pare ne historine e tyre u paraqiten denjesisht ne kampionat dhe sot ja Ku eshte mete vertete jane te kenaqur mahnitur nga kjo loje e skuadres se tyre

    Veqenarisht sportdashesit e qytetit te kuksit ku jane shume te kulturuar dhe moren nje gezim te pa pare urime dhe veqe urime .kastrati.p bravo NUKE DI QTE THEM PER KET SKUADER EPA EMAGJINUAR ……..

    • sa hyri kukesi ne superlige, njerezit filluan te thonin se kete vit do rrij kukesi ne superlige dhe do bjer ne kat e pare.me vjen keq por jan te rralle njerezit qe e njohin futbollin.sot leku e sjell boten permbys.keshtu eshte kur investon ne futboll.nuk shihet libri nga kapaket,por cfare ka Brenda.keshtu u nisem skeptiket duke thene per kukesin, pasi nuk kishte histori ne futboll.cdo histori fitohet dhe nuk trashigohet sic mendojne njerezit.pershendetje te gjitheve.

  • forca kuksi dhe skenderbeu, akoma nuk keni mbaruar keni akoma kualifikime dhe gezime !!!

  • I uroj nga zemra djemt tane dhe keshtu na nderofshin gjithmon. Gjithashtu uroj dhe Skenderbeun per suksesin e arritur.
    Bravoooooo Halili
    Bravoooooo Cungu
    Bravoooooo Starova
    Bravoooooo Gjici

  • E paimagjinueshme por shume faktike dhe e mahniteshme,e kisha enderruar nje sukses kaq te madh per Kukesin kur kisha vellane tim, Ahmetaj dhe nje komshi, Sinanin si futbollist me kete ekip ne vitet -80 -te, i kam ndjekur kudo ne te II-ten.Kjo eshte nje mrekulli qe meriton shume, por ama shume urime e pergezime, Hallall, Hallall,Hallall, gjithe ekipit Kuksjan bashke me drejtuesit e sponsoret e tij, te cilet nuk kane kursyer asgje per kete Legjende tashme te Futbollit Shqiptar. Suksese dhe arritje edhe me te medha, te cilat me bindje them qe nuk do vonojne e vijne me kete skuader.
    Suksese,Suksese e me Fitore te tjera.

  • RESPEKTE PER EKIPIN E KUKESIT POR FLAMURTARI PO TE KALONTE BARCELONEN VENTE NE 1/8 E FINALEVE TE EUROPOA LEAGUE SIPAS FORMATIT TE ASAJ KOHE PRA DUKE BERE LLOGARITJET KUKESI QE TE ARIJ SUKSESIN E FLAMURTARIT DUHET TE KALOJ FAZEN E GRUPEVE PRA TE JEM CIK REALIST SEPSE ASNJE EKIP SKA PER TA ARITUR SUKSESIN E FLAMURTARIT TE PAKTEN PER 10 VITE NE VAZHDIM

    • je shume gabim.kerko ne wikipedia per formatin e kupes uefa te atij viti.shiko edhe sa ndeshje jan luajtur mbas atij roundi.plot 16 ndeshje, apo 32 ekipe.

    • jo o daku, se nuk e dijke mire.bej ca kerkime.tek e fundit nese flamurtari kaloi dy ture, aq kaloi dhe kukesi.tani me thuaj ku eshte e vecanta e te dyja ekipeve?apo ne ditet e sotme eshte me e veshtire te kalosh dy ture, sepse luhet futboll modern, prandaj mund te them se kukesi eshte me mire se flamurtari I viteve 80

  • PORTIERI PERFEKT E MERITOJKA TE AFROHET NE KOMBETARE

  • Urime Kukesi, kuksiane dhe gjithe shqiptaret qe e duan me zemer Kukesin. Na mbushet zemren plot me gezim dhe na bete krenar per here te pare ne epoken postkomuniste, sa i takon historise se pjesmarrjes te klubeve shqiptare ne kompeticionet futbollistike europiane.
    Ja çdo te thote te luash ndershem dhe me shpirt.
    Urimet me te mira meritojne Gjici dhe Cungu.

  • bravo kukesi dhe portjeri halilaj shume i mir per kombetaren urime kukuesi gjith ke te drejt ti xxxx ne ate kohe ishte flamurtari ne grup faze me kuptimin ne grup faze si tani ne kohen 2013

    • kerko edhe ti ne Wikipedia per fazen e grupeve sepse ju vlonjatet jeni ziliqar tani, pse kukesi po ben historine

    • jo o labush se ne 1987 kur flamurtari luajti ne raundin e tret u futen 16 skuadra ne at raund kurse sot ke 58 skuadra qe jan ne raundin e trete.flamurtari po te fitonte me barcelonen pra po ta kalonte raundin 3 do hynte ne quarter finals qe dote thote ne cerek finale.kurse kukesi po ta kaloj raundin 3 do luaj prap ne play off per te shkuar ne grupe stage o shoki.ka formule tjeter sot.po te ishte si ne 1987 kukesi ta garantoj se do shkoke me larg.

    • shko fute ne google uefa cup 1987-1988 dhe e shef e do bindesh se atehere ka qene didi me e lehte formula

  • faleminderit te gjith shqiperis per urimet,dhe mirnjohje jo vetem per ekipin e futbollit te kuksit por dhe per traditat qe ruan ai qytet.Esht rast i rrall ne shqiperi qe nje qytet i vogel si kuksi te ruaj me fanatizem tradita si mikpritja,gatimet,veshjet tradicionale,kenget e vallet popullore,veglat muzikore si dhe sportin e mundjes,jam krenar per origjinen time,,,nuk mburrem jam nga kuksi,,,,

  • Kukesit e uroj per kualifikimin, por krahasimi me Flamurtarin nuk qendron sepse keto jane gara para eliminatore ,me koficient minimal veshtresie
    Pa u zgjatur shume ju kujtoj se kampionatet elitare te Europes nuk perfaqesohen akoma ne ket aktivitet.
    Sa per ilustrim edhe Greqia nga 4 ekipe pjesemarrese eshte perfaqsuar me ekipin e fundit ,

  • SKENDERBEU DHE KUKSI PO RIBEJNE HISTORINE E KLUBEVE SHQIPTARE…..TANI NUK MBURREN VETEM VLONJATET ME FLAMURTARIN POR MBURREN DHE KORCA ME KUKSIN ME ARRITJET E TYRE DHE KETO TANI DHE JO PARA SHUME VITESH…..

  • E mo X akoma me te vjetrat mburesh ti ????? Kukesi dhe Korca po bejne historine ti na tregon peralla me mbret ” lo te po te mundte Barcelonen ne ato vite Do te shpallrshe Kampione e Europe’s ” Suksese te metejshme Kukesit dhe Korces ne keto ndeshjet e ardheshme!!!!! mburu ore X me te kaluaren ,tani historine po e ben Kukesi dhe Korca .Hajde me shendet !!!!! X X X !!!!!

  • JA KUR NUK SHET LOJ BRAVOOOOO

  • ky iliri qeka nje rrot trapi qe thot per lojtaret e kuksit qe sjan asnjeri kuksian,po crensi ka mor koqe kanari aka a ska kuksian ne e kip rendesi ka qe te jemi krenar per kukesin ,qe na beri krenar dhe i uroj kukesit dhe skenderbeut,qe te kualifikohen ne grupe.sepse ekipet tona luajn per ngjyrat kuq e zi dhe per flamurin tone komtar.prandaj o lir mos shkruaj me keshtu karlliqesh.forcaaaaaaa KUKESIIII,,FORCA SKENDERBEU jemi krenar e gjith shqiperia per juuuuu.

  • URIME KUKESIT dhe i urojme Fat ne ndeshjen e ardheshme,sa per krahasime nuk ben mire pasi po krahasoni pothuaj dy epoka te ndryshme ,ska asnje dyshim qe Flamurtari ka qene dhe dojete ekip elitar i kombit tone por dhe Kukesi po investon dhe po shperblehet ne ditet e sotme per mundin dhe djersen qe po jep prandaj i urojme qe te shkoje lart e me lart pastaj shihni sa ekipe marrin pjese sot dhe me cfare financash perballen keto ekipe.Kukesi po ben hapat e pare ne kete rruge po i ben te sigurta dhe qe po lene gjurme ,prandaj le ti urojme fat dhe ta mbeshtesim Kukesin dhe Skenderbeun ne cdo hap pasi mbeshtesim gjithe Shqipetaret kudo qe jane .Ndersa ajane nga Kukesi apo jo kjo svlen te komentohet fare ,vetem nje fakt para ca vitesh tek Arsenali nuk luante asnje anglez jo me nga Londra cjane keto mo amani????URIME KUKESI

  • Hallall Kukesi
    Hallall Halili

    Bravo Te gjithe lojtareve.

    Endrra vazhdon.

    Mos u dorezoni.

  • Ne radhe te pare dua te falenderoi pafundesishte fk KUKESIN,por edhe pse arikulli nuk ka lidhje me SKENDERBEUN ne komentin tim nje urim i shkon skuadres KORCARE e cila meriton fjalet me te mira.
    Kualifikimin e skuadrave tona te cilat po perjetojne kushtet me te veshtira (kjo pare ne te gjitha aspektet) ne te gjithe historine e futbollit shqiptar e shoh si nje “shkendi” e cila tashme eshte ndezur e po fluturon lart kjo fale dy ekipeve tona FK KUKESI e SKENDERDEU ,fale punes serioze e profesionale te presidenteve perkates GJICI e TAKAJ ….FK KUKESI per vet ecurine e tij meriton me germa te medha fjalen “FALEMINDERIT” .Te vjen keq kur akoma infrastruktura e stadiumeve po behet pengese serioze per ecurine e metejshme te skuadrave tona .

  • jam tifoz i flamurtarit me banim ne greqi .po kur degjova ne radio per kukesin qe kaloj me te vertet mu be shume qefi dhe i uroj sa me lart sepse e meriton …………………..

  • Ore po tironcit do japin ndonje urim apo jan ne puk e ska val inter dhe ju vlonjatet e treguat veten perseri sic e treguat pas kualifikimit t skenderbeut po duet t dini qe thjesht tregoni cmire dhe injorance po shikoni ekipin e ktyre viteve qe kini 3 – 4 vjet qe kerkoni titullin e po merni leshte dhe ju ishit ne europ vjet po ja u zbathen breket dhe jash dhe brenda beni mir ti mbeshtetni ekipet shqiptare t pakten ne europ e villni vrer e idhjani fajin bodes dhe mafjes korcare sa te doni se skini cte beni gje tjeter.

  • emo jugari po te rafesh barcelonen dhe partizanin e beogradit ne ate kohe te tjerat i di vet ti dhe gjith shqipria me kupton ti

  • rendesi ka qe kapitenin e kena kuksian.por per nje kohe shume te shkurter do kete kuksian me shumice.suksese per turin tjeter por kundra nje skuadre me potencial lekesh 1.2 miliarde e me 4 brazilian ne at skuader shume veshtire.suksese edhe korces se ata e kan disi me te lehte por duhet te jene te vendosur sic beri kukesi me sarajeven edhe skenderbeu duhet ta kaloj skuadren e kazakistanit

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *