Kategoria Superiore, Kryesore, Superiore — 23 Shkurt, 2013 12:40

Basha: Stadiumi i ri, ja ku mund të ndërtohet

BashaStadiumi i ri kombëtar, i programuar për t’u ndërtuar në vend të impiantit “Qemal Stafa”, mund të mos ndërtohet më aty. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ai pohoi se Federata Shqiptare e Futbollit mund të rikonstruktojë stadiumin “Qemal Stafa”, por nuk mund ta prishë atë për të ndërtuar një impiant të ri me pamje tjetër dhe ku të përmbajë edhe një qendër tregtare. “Në planin e ri urbanistik nuk parashikohet ndërtimi i një stadiumi të ri te ‘Qemal Stafa’. Do ngrihet stadiumi ‘Dinamo’ sipas standardeve të UEFA-s. Gjithashtu do të ketë një stadium të ri në fund të trajektores së bulevardit të ri”, – ka deklaruar ndër të tjera kreu i Bashkisë së Tiranës, në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Problemi Sipas Bashës nuk do lejohet që stadiumit ekzistues në kryeqytet (“Qemal Stafa”-s) t’i prishet fasada arkitekturore. “Nuk do të lejojmë t’i prishet pamja arkitekturore “Qemal Stafa”-s. Stadiumi “Qemal Stafa” nuk do të shembet. Nëse federata kërkon ta rindërtojë për ta përshtatur me standardet e UEFA-s, nëse fondet ekzistojnë, bashkia do të japë mbështetjen e saj”, – ka sqaruar Basha.
Plani “B” Stadiumi i ri do të ndërtohet përgjatë bulevardit, por ndërkohë bashkia ka edhe një plan për rikonstruksionin e impiantit “Selman Stërmasi”. Basha deklaroi rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, me partneritet privat. Stadiumi do të ketë kapacitete mbajtëse sa i përket parkimit. “Stadiumi i ri do të jetë në këtë aks si pjesë e disa institucioneve kulturore publike. Paralelisht Bashkia e Tiranës ka hapur procedurat për rindërtimin e stadiumit të ri ‘Selman Stërmasi’”. Deri tani ishte programuar që të ndërtohej një impiant modern në hapësirën ku ndodhet stadiumi ‘Qemal Stafa’. Ishte projektuar një stadium me kapacitet me mbi 25 mijë vende, i cili do të kushtonte rreth 60 milionë euro. 10 milionë euro do t’i investonte FIFA, rreth 3 milionë euro qeveria shqiptare, ndërsa pjesën tjetër Federata Shqiptare e Futbollit.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

19 Komente

  • SMERRET VESH SHQIPTARE HESAPI!!!PA DIN E PA IMON !!

  • Ma mire thuni nuk dana mje ba sesa te vazhdoni e tia leni njeni-tjetrit fajin.Me 85milion eurot e fituara nga alpetroli kishit ndertu stadiume ne tan shiprine.Por qe do,edhe bosa qeveritart edhe stadiume nuk bahet!Ose njenen ose tjetren,thot popudhi!Shum shpejt do ta shikoni shiprine ma keq se sa greqin edhe pse numri i popullsise dhe letk e marra nga BE jana sa 1/5 e shtetit fqine.Mora armët, ngjita malin të luftoja, për liri e për atdhe, por nuk e dija unë i mjeri se armiqt ishim vetë ne…!!!QE JU MBAJME JU NE PUSHTET…..TURPI ESHTE I JONI QE JAPIM VOTAT KTO 20_VITET E FUNDIT….

  • Ne fakt ky eshte lajm shume i mire per aresyet e meposhtme:

    1. Qemal Stafa eshte trashegimi kulturore qe nuk duhej prishur.

    2. Nje stadium i madh nuk mund te ndertohet afer qendres, parlamentit, universitetit etjera.

    3. Tiranes i duhen tre stadiume, pasi ka tre skuadra.

    4. Nuk kishte asnje aresye te prishesh nje stadium per te ndertuar nje tjeter kur na duheshe nje i trete.

    5. Nuk kishte aresye te prishesh stadiumi me i mire qe ka Shqiperia, kur ka toke boll per te ndertuar nje tjeter akoma me te mire.

    • Keta qe flasin nuk kujdesen per objekte arkeologjike 2000-3000 vjecare, ndersa tregojne perralla per vlerat e trashigimise kulturore qe ka stadiumi Qemal Stafa.

  • e shtyn sa e shtyn kshuqe tani duhej ndonje arsye tjeter. dhe e nxorren planin e tiranes pa stadium.

  • Idea eshte perfekte,te shohim realizimin ,deri tani vetem fjale,fjale !

  • Hahahaha sa naiv qe jeni!Kjo behet per arsye te tjera perfitimi.Parkingu,tenderi,investimi,burimi parave,investitoret,ashtu Si te gjitha sektoret ku shteti dhe pushteti ka dore dhe sporti dhe aq me teper futbolli keta e kane degraduar.Nuk eshte as ceshtje arkitekture as dashurie per stadiumet apo infrastrukturen moderne te Tiranes eshte nje arsye per te justifikuar mashtrimin e radhes te shefit asnje stadium ska per tu bere dhe ska per te perfunduar jane mashtrime.

  • Po cfar stadiumi,ka mar fund puna e stadiumit ne Shqiperi.Jemi i vetmi popull ne Evrop,por besoj edhe ne Bote,qe skemi infrastukture sporti.Jemi me mbrapa edhe se Avganistani,atje stadiumi kombetar eshte shum ma i mire se Qemal Stafa.Si nuk ju vjen turp ketyre hajnave qofshin te djatht ose te majt,nji shtetit si (FYROM),sallen e lojrave me dore e ka me kapacitet me te madh se Qemal Stafa,dhe mos flasim per stadiumin kombetar,qe eshte nje nder me modernit ne Ballkan.Tirana si kryeqender e Shqiperise dhe e gjith Shqiptareve,nuk ka sot nje pishine olimpike,nuk ka nje arene olimpike,dhe nuk ka as edhe nji stadium.Shqiperia eshte i vetmi shtet ne Evrop,qe nuk e ka sportin e Hendbollit dhe shum sporte te tjera.Me te gjith ate bregdet,ne nuk kemi nje pishine dhe asnje Notues i cili do na perfaqson ne rang nderkombetar.Kjo eshte turp per kete shtet i cili para disa muajve festoj 100 vjetorin e pamvaresis.

    • vertet skandal , qe behet thjesht per interesa personale.

      • Eshte per te ardhur keq qe nuk kemi stadiume per te zhilluar sportin,por sidomos futbollin…..Shohim femiet qe rrine ne qendra inteneti apo te mbyllur brenda ne shtepi per ore te tera, se nuk ka hapsire te nevoishme per te qene te shendetshem fizikisht e menderisht .Nuk e di se si mund te zhvillush 1 shoqeri te shendeteshme ,duke mos menduar ne radhe te pare per individin qe e perben ate.Per mua sporti,futbolli ,eshte 1 nder profesionet me te mira,per te mos thene me i miri nga te tera profesionet e tiera,sepse te mbane te shendetshem fizikisht e menderisht,te pergatit si person,te edukon,dhe duhet te kete prioritet shuuuuuuuume te madhe nga instancat perkatese !

  • Ore habitem.Ka akoma njerez qe besojne te tilla perralla:)))

  • Une e di se stadiumi i ri ,se bashku me parlamentin e ri te Topallit u ndertua per 100 vjetorin.
    Mjaft me genjeshtera. Vidhni edhe keto kohe qe u ka mbetur .E shfrytzoni ne maksimum.

  • URIME z.Basha !
    MAFIA e Dukes & co nuk do te kete mundesi te privatizoje stadiumin kombetar te shqiptareve dhe prone te shtetit. Tani do te shikojme se ajo shoqeria franceze e Julienit dhe Platinise do te vazhdoje te beje vizibilitetin pas ketij vendimi apo jo?
    Jam shume i kenaqur per kete vendimarrje!

  • O popull ska stadjum ne shqiperi jo.Ne radhe te pare federata ska kokerr lekut.Ata donin te perfitonin ndonje pjese se per stadjum sju intereson shume.

  • eeeee piridhni se cliroheni.o njerez ajnei budallenj apo beni vete.ore ka vdekur cdo gje atje.mos prisni te mira atje si pd dhe ps nje mut jane.secili per vete.te vjedh une se si dihet me mbrapa kjo eshte motoja.ky eshte menatliteti.mos prisni te mira nga ai shtet i kalbur.politikanet jane te gjithe te shitur te agjentuarat e huaja.mos prisni ti bejne te mira shqipirse.stadiumi i ri ndertohet ne 2016 shqiptaret do heqin te zinjte e ullirit po dale.ndeshjet do zhvillohen jashte keni per ta pare e stadium sdo kete se leket do vidhen

  • vidhe qeverri vidhe. se vetem 4 muaj me teper ke. kemi 8 vjete qe na vjedh, dhe po vine fundi.

  • Lajmi me mi mire eshte qe nuk do prishet Q.Stafa per shume aresye pozitive se negative. Stadiumi Dinamo dhe vendi rreth tij pozicioni me i favorshem per nje stadium te ri.

  • MENDIMI PER TA RUAJTUR STADIUMIN QEMAL STAFA ESHTE ME SE I DREJTE SI DHE IDEJA PER TE RIKONSTRUKTURUAR SDADIUMIN SELMAN STERMASI QENDRON. PER STADIUMIN E TRETE TE BEHET SIMBAS STUDIMIT

  • Stadiumi i tret te behet ne nje faze te me vosme, kjo ne vartesi te mundesive ekonomike qe do kete vendi

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *