Partizani nuk ndalet, një serb vishet i kuq

Dragan AntanasijevicPartizani bën goditjen e radhës në këtë merkato janari, në ditën e parafundit të qëndrimit në Antalia. Të kuqtë kanë arritur dje marrëveshjen me mesfushorin serb Dragan Antanasijeviç. 26-vjeçari qëndroi përreth një javë në provë tek të kuqtë dhe e ka kaluar provën, duke bindur stafin teknik. Serbi luan si mesfushor shkatërrues dhe shihet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën. Klubi kryeqytetas, në njoftimin e vet zyrtar në lidhje me afrimin e Antanasijeviç, bën të ditur: “Sot (dje) u arrit akordi me mesfushorin serb Dragan Antanasijeviç, i cili ka kaluar provën e stafit teknik. Mesfushori 26-vjeçar do i ribashkohet skuadrës të premten, për të firmosur edhe kontratën zyrtare me klubin”.
Blerjet Antanasijeviç është futbollisti i gjashtë që është bërë pjesë e Partizanit gjatë kësaj merkato. Ersen Sali, Liridon Ahmeti, Almir Pliska, Fatmir Hysenbelliu dhe Migen Memelli janë lojtarët që kanë firmosur deri dje me të kuqtë. Tashmë, grupit të afrimeve i bashkohet edhe mesfushori serb, i cili do të nënshkruajë kontratën të premten. Me këta lojtarë, Partizani thuajse është kompletuar plotësisht. Drejtuesit kanë krijuar një grup cilësor dhe kanë synime të qarta në pjesën e dytë të sezonit, ku do të kërkojnë të fitojnë titullin kampion. Mesfusha dhe sulmi ishin dy repartet ku të kuqtë hasën vështirësi në pjesën e parë të sezonit dhe afrimet u bënë pikërisht në këto reparte. Ndërkaq, ekziston mundësia që deri në fund të ketë blerje të tjera dhe një fakt të tillë e ka bërë të ditur përpara dy ditësh edhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Eduard Prodani. Të kuqtë do të rikthehen nesër në Tiranë pas qëndrimit 2-javor në Antalia, ku zhvilluan fazën përgatitore. Ekipi ka marrë ngarkesat e duhura dhe ka luajtur edhe disa ndeshje miqësore.
BESAR BOZGO

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

5 Komente

  • PARA LEGJENDA E KUQE

  • Me ty jam edhe une PARA LEGJENDA por me keta lojtar te kategoris dyte me duket qe ben nje hap mbrapa

  • PER SERBET KAMPIONATI SHQIPTAR ESHTE SI PARAJSE SEPSE NUK I PARAGJYKON NJERI POR JAM KURIOZ TE DIJ SI DO TE PRITEJ NJE FUTBOLLIST SHQIPTAR TE LUANTE NE KAMPIONATIN SERB?

  • Boll u tallen nga gjithe krahet e politikes tone te ndyre me kete ekip. Ka 21 vjet qe nuk ka marre nje kampionat. Paragjykimet tona jane prej idioti. Tere lindja ka skuadra ushtarake. Asnje nuk i persekutoi siç beme ne me “Partizanin” e “Dinamon”. Madje skuadra “Partizani” ka Serbia kampione aktuale, ka Gjeorgjia, ka Sllovakia, por dhe te tjerat me emer tjeter, kurse Dinamo ka me bollek qe dhkojne deri ne 100 cope deri ne “Amerike”. Ketu e quajten njehere edhe”Olimpik”.
    “Bukurira” shqiptare. Kane politizuar edhe topin e futbollit. Kurse “Dinamot” e famshme ne volejboll i kane fshire nga harta kombetare qe arrinin disa here deri ne finalen e kampionatit Europian, ashtusi eshe “Partizanin” ne basketboll.
    Po ç’ kane bere keto skuadra qe politika te sillet keshtu me to. Asgje nuk kane bere, vetem kane nderuar atdheun me trofe nderkombetare.

    • TE dhjefsha politiken o i pa ditur .PARTIZANI ESHTE PRITAVITIZUAR SHUME VITE ME PARE..por ne flasim per futboll e jo si politik .

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *