Kategoria Superiore, Shkumbini — 17 Qershor, 2012 11:43

Shkumbini pezull, s’ka garanci për financat

Nuk ka shumë kohë që Shkumbini ka nisur pushimet pas një sezoni të gjatë e të lodhshëm. Me mbarimin e kampionatit, futbollistët peqinas vijuan për një periudhë të caktuar stërvitjen, duke zhvilluar edhe disa miqësore ndaj Skënderbeut, Kastriotit dhe ndonjë ekipi të rinjsh. Mirëpo, megjithëse dukej se gjithçka po shkonte sipas një programi të përcaktuar, në fakt askush nuk arrinte të kuptonte se çfarë do të bëhej realisht me skuadrën, duke ditur që problemet financiare ishin ende evidente. Lojtarët pas shumë peripecive arritën të merrnin një pagë të prapambetur, mirëpo mësohet se ata kanë disa detyrime ende të pashlyera. Duke marrë shkas nga kjo, duket se çështja kryesore e drejtuesve të klubit bardhekaltër mbeten financat. Gjatë sezonit të kaluar peqinasit kanë ndier mungesën e një presidenti, gjë e cila ka shtuar vështirësitë. Por një gjë e tillë nuk pati ndikim negativ te futbollistët. Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjidhja e drejtuesve peqinas, në mënyrë që të arrihet të ruhet e gjithë skuadra për sezonin e ri.
F.Ahmeti

Te lidhura me artikullin:

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *