Kievo çon Berishën dhe Lacion në FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2013 | 11:53

Kievo çon Berishën dhe Lacion në FIFA

Berisha, Tare dhe RacaEtrit Berisha rrezikon që të pezullohet disa muaj nga FIFA. Kjo, pasi futbollisti i Kombëtares shqiptare është “paditur” dje nga klubi i Kievos për prishje të njëanshme të kontratës. Klubi veronez është ankuar gjithashtu edhe për Lacion në FIFA, duke thënë se bardhekaltrit kanë bërë shkelje me portierin kuqezi.
Përplasjet Kievo pretendon se disponon një kontratë të firmosur me lojtarin, të cilën e ka depozituar në zyrat e federatës italiane të futbollit. Vetë Berisha pat pohuar pak kohë më parë se kishte nënshkruar një kontratë me klubin verdheblu, porse nuk ishte në dijeni të faktit se zyrtarët e Kievos nuk kishin njoftuar Kalmarin. Për këtë arsye, ai tha se u ndje i mashtruar, ndaj edhe e cilësoi kontratën të paligjshme. Igli Tare, nga ana tjetër, pat deklaruar se Berisha do transferohej te Lacio në mënyrë krejtësisht të ligjshme dhe se do të reagonte mbi çështjen kur të ishte momenti i duhur. Etrit Berisha nënshkroi pak ditë më parë një kontratë 4- vjeçare me klubin roman, duke u bërë kështu shqiptari i pestë te bardhekaltrit pas Tares, Canës, Strakoshës dhe Bilalit. Klubi i Lacios pagoi rreth 300 mijë euro te Kalmari për të marrë shërbimet e portierit kuqezi. Etrit Berisha është titullar i përfaqësueses shqiptare dhe deri tani 24- vjeçari është aktivizuar në 8 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"