Kombetarja, Kryesore, Superiore — 29 Janar, 2014 12:46

Rama: Elbasani pret kombëtaren

Rama dhe Koka mbajne topin me koke ne ElbasanMë në fund edhe qeveria shqiptare ka konfirmuar me zë dhe figurë rikonstruksionin e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan. Kjo ka ardhur nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili dje pas një vizite në Elbasan është ndalur edhe në stadiumin e këtij qyteti. “Qeveria do të rindërtojë stadiumin e Elbasanit. Këtu do të luhen ndeshjet e skuadrës sonë kombëtare deri kur të ndërtohet edhe stadiumi i Tiranës. Ne si qeveri do të marrim përsipër, në bashkëpunim me federatën, ta transformojë këtë stadium ashtu siç duhet”, – theksoi Rama. Përfshirja e qeverisë në rikonstruksionin e këtij stadiumi erdhi më së pari pas ultimatumit të dhënë nga UEFA në fund të vitit të shkuar dhe pas dy takimeve të presidentit të FSHF-së me kryeministrin Rama. Mes federatës dhe qeverisë shqiptare është rënë dakord që të investohet një shumë prej 1.3 milionë eurosh, nga të cilat 300 mijë euro do të harxhohen nga ana e FSHF-së, ndërsa pjesa tjetër, pra rreth 1 milion euro do të dalin nga buxheti i shtetit. Duhet thënë se kjo është hera e parë në këto vite të fundit që qeveria shqiptare akordon një shumë kaq të madhe për rikonstruksionin e një stadiumi. Të gjitha investimet parciale gjatë këtyre viteve janë bërë nga federata nëpërmjet projektit “hart-trick” të financuar nga UEFA. Në “Ruzhdi Bizhuta” mund të luhen aktualisht vetëm ndeshje të kombëtareve të moshave, por për kombëtaren e madhe dhe klubet në Kupat e Europës duhet me patjetër të ndërhyhet në rikonstruksion të ambienteve të brendshme, në zonën VIP, atë të gazetarëve dhe me një rrethim sigurie. Puna pritet të nisë që në shkurt, duke qenë se afati i fundit i dhënë nga UEFA është 23 shkurti, ditë kur do të hidhet edhe shorti për kualifikimet e Europianit të 2016- ës. Shqipëria nuk ka për momentin asnjë stadium të përshtatshëm për Kombëtaren shqiptare dhe ndeshjet në Kupat e Europës, nga turet e dyta e më lart. Në këtë këndvështrim, rikonstruksioni i të paktën një impianti, deri në ndërtimin e stadiumit të ri, është një çështje imediate, ndaj edhe është kërkuar me ngulm si nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe nga UEFA.

Çfarë tha Armand Duka për stadiumin
Në një intervistë të ditëve të fundit në mediat vizive dhe të shkruara, presidenti i FSHFsë konfirmoi bashkëpunimin me qeverinë sa i përket ndërtimit të stadiumit në Elbasan dhe Tiranë. “Procesi për ndërtimin e ‘Qemal Stafa’- s vazhdon brenda të gjitha afateve që kemi thënë edhe më përpara. Qeveria shqiptare e mbështet projektin tonë dhe besoj se në mars do të shpallim edhe kompaninë fituese, e cila do të merret me ndërtimin e stadiumit të ri. Sakaq, do të rikonstruktohet stadiumi i Elbasanit dhe aty më pas do të luhen edhe ndeshjet e Kombëtares për kualifikuese e Europianit të 2016- ës. Ndërsa në një moment të dytë do të ndërhyjmë edhe në stadiumin e Shkodrës”, – konfirmoi kreu i FSHF-së.
LEONARD KARAJ

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

37 Komente

  • Pervecse politikane kane filluar te bejne futbollitistin.. Gjasme “Foto e Dites”. Ktu ka shku puna ke buka ky luan me top.. pupupupupuu..! Ce te bojm do e shtyrim edhe 8 vjet te tjera me kte..

    • Funderrinat e Sal katnarit nuk paskan zen mend! Plasni o HALABAKE,plasni.Me tollon keni per ta pas pushtetin tash e mbrapa ne ket vend! Komunistet e ndertuan Shqiperine,ju bajga fashiste e shkaterruat dhe e bete lemsh! Prape komunistet,djemte me te zgjedhur,me te mencurit dhe me patriotet do ta rindertojne ATDHEUN tone! S’ka pa ky vend ne historine e tij ROB ME TE TRASHE se ju berishiste rrumpallat! Tullumin mrene e keni…uhahahaaaaa

    • po ju le akoma ne pune ky dhe ta shikoje si do e shtyje ti 8 vite.ashtu sic e shtyme ne 8 vite por me nje ndryshim se ai idioti qe iku na hoqi sa erdhi ne pushtet kurse ky po ben gabimin me te madh qe po ju mban akoma qe ta shtyni shume mire duke festuar 8 vite rrugeve pa pune.atehere ta shikoni se cfare eshte vuajtja per buke

  • Tollonin do ky qen populli hahahagagagaga rikthimin ne indititet me komunistat e rinj. Mbare vendi zien nga tritoli, ky shkon ne Elbasan e ben shou duke luajtur topin me koke me ministrin e vet pa diplome (me diplome false, me mire te jemi te sakte)

  • Kjo eshte” tallavaja” qe permend shpesh or Z.kryeminister

    O Sali o baba
    ktheu prap
    se bem shaka!

  • Neve na intereson te shohim kombetaren ne stadiumet tona se ku do lozi pak rendesi ka

  • dicka me ban pershtypje me ju qe komentoni ktu..ash keq me investu ne sport?po ku di gja dhia cfar ash tagjia.sporti ash ambasadori ma i mir i nje vendi..nuk thoni shyqyr qe po ban dicka qeveria per sportin por mundoheni me shfry pa lidhje..

  • Shqiptari kur ska ndonje gje me te mire per te thene ,fillon e akuzon pse kryeministri luan me top .lol. Ore nuk thoni shyqyr qe po investon ne ate stadium sepse jemi bere gazi botes. Ai tjetri e premtoi fringo te ri per 100 vjetorin e pavarsise dhe sberi asgje ,u tall me popullin. Ndersa ky te pakten ,po investon dicka ,pak pak ,crendesi ka. Me mire pak sesa ti luajme ndeshjet ne maqedoni apo mal te zi.

    PS. Kjo eshte gazete sporti ,dhe ne si lexues jemi sportdashes dhe nuk na pelqen kur ne artikuj te tille te flitet per politike. Kush do te flasi per PD – PS ..ka gazeta online sa te dush qe rezervojne hapesira per militantet. Ndersa ktu POLITIKA ska arsyje pse te kete vend.

  • Sa interesant ky Rama! I paska mbledhur te gjithe shalgjatet e Elbasanit dhe Kavajes per te bere mase transeksuale.

  • Keshtu do ishte titulli i shkrimit te Dizdarit nga Elbasani! Pasi do tregonte se sa elbasanllinj “patriote”, bashkepunetore te fashizmit,spiune te serbit e te grekut kishin vrare e torturuar komunistet,pasi te tregonte se kete stadium te Elbasanit e kishin ndertuar po keta komuniste,pasi te thoshte se ne kohen e pushtetit komunist Elbasani kishte dale edhe kampion edhe fitues i kupes,pasi te tregonte se nje komunist maskara desh ta bente stadiumin me ndricim do thoshte me ne fund ANKESEN e rradhes : perse stadiumi i Elbasanit te mos lidhet me teleferik me Prishtinen,qe aty ti bente ndeshjet “Kombetarja e Kosoves”!?
    Ehhh Elbasan,a e kupton qe nuk te duan…

  • Interesant,pas Elbasanit (qe do nje investim jo shume te madh),rradha i vjen stadiumit te Shkodres (qe do nje investim me te madh) nderkohe qe do filloje ndertimi i stadiumit ne Tirane. Me siguri do fillojne te ankohen ata te Vlores hahaa

  • Elbasani qytet i kultures dhe i arsimit e meriton kete investim per te pasur nje mjedis sportiv sa me te bukur ku kombetarja e Shqiperise eshte e mire pritur Faleminderit zoti kryeminister per nderin qe i ben tifozerise se qyteti te Elbasanit dhe mbare Shqiperise.Tani i takon bashkise se qytetit te rregulloje ekipin e futbollitqe vitin tjeter te jete ne vendin qe i takon. Z Sejdini gjith tifozeria e qytetit i ka shpresat tek ti prandaj mos i zhgenje.

  • ku e gjetet kete paljo beth qe ben sikur i din te gjitha paljo kurvaaaaaaaaaaaaaa.

  • Ky investim kaq i domosdoshem per futbollin shqiptar duhet pershendetur . Suksese z. kryeminister ,suksese skuadres tuaj…
    “Ruzhdi BIZHUTA” i Elbasanit urojme e shpresojme te jete vetem fillimi …

    • Mor ti Sokoli socialist a mund te me spjegosh se kush eshte Ruzhdiu!

      • e para – mor t’i jaho labi. fajeminderit per emertimin.
        - personalishte s’me interessojne partite ,s’kam lidhje me partite ,por thjeshte me intereson sporti shqiptar e ne veçanti futbolli….
        - e dyta . m.q.se nuk e din se kush eshte Ruzhdiu bej nje vizite ne vendlindjen e tij e me pas do te informohesh me se miri ;
        - madje ka edhe libra te botuar kushtuar jetes se Ruzhdi Bizhutes.

  • –vertet -’fjale-pune’-e Kryeministrirt shqiptar-EDI RAMA—..Kombetarja/ he per he/ e do nje -’SHTEPI’-ndaj dhe premtimi i tij per -rikonstruksionin e stadjumit te elbasanit – eshte vertet per tu pershendetur-.-tani pritet zbatimi konkret i- fjales se dhene-….urime-….

    • O spartan degjova nje vlonjat qe recitonte ketu!

      O Sali o baba
      ktheu se beme shaka!

      E Spartan te pelqen bukur shume.

  • Jemi ne janar dhe akoma nuk ka bere dimer. Mendoj se fajin e ka Rama..

  • Po me stadiumin Selman Stermasi turpin e madh ne mes te kryeqytetit cfar do te behet ore se lat nam,ku do lujne ekipet e kryeqytetit e keni menduar,beni dicka per kete katraure mos e lini ne ate gjendje skandaloze more akeni sy e veshe per te pare e degjuar dhe per te nderhyre urgjend ,jepni pergjigje cfar do beehet me kete ose sheshojeni fare se ashtu si eshte sduhet te qendroje me gjate !

  • NUK E KUPTOJ KETU ME DISA KOMENTUES EDHE DISA KOMENTE TE TYRE NEGATIVE…

    PER 8 VITE ME RADHE SALI SHPELLAR BERISHA PREMTOJ NJE STADIUM TE RI, EDHE NUK BERI ASGJE.

    SOT QE ERDHI DITA QE DICKA PO BEHET NGA EDI RAMA, PER TE PERMISUAR FUTBOLLIN EDHE STADIUMIN NE SHQIPERI. MILITANTET E PD DALIN E PULLASIN SI LOPET.

    O NJEREZ, EDI RAMA TE PAKTEN PO BENE DICKA PER FUTBOLLIN, PO E NDERTON DICKA ME 5 MUAJ NE PUSHTET….

  • Shkodra dhe futbolldashesit i kane shpresat te Rama per te perfunduar stadiumin e shkodres para çdo stadiumi tjeter , do te ishte nder historik qe do te ndertonte djepin e futbollit shqiptar qeveria Rama ,dhe turpin dota mbanin qeverite e shkuara qe premtuan shum dhe nuk bene asgje per shkodren as per futbollin .

    • Stadiumi i Shkodres do nje investim me te madh dhe nje kohe pune me te gjate se ai i Elbasanit! Sipas kerkeses se Uefa-s deri ne fund te shkurtit Shqiperia duhet te paraqese nje stadium qe ploteson kushtet per zhvillimin e ndeshjeve nderkombetare,perndryshe do te vendoset nje stadium jashte vendit!!! Behet fjale pra per 1 MUAJ kohe.Stadiumi i Elbasanit mund te rikonstruktohet brenda kesaj kohe te shkurter,ndersa ai i Shkodres eshte e qarte qe nuk mund te ri-perfundoje ne kaq kohe !
      Shkodra,ky qytet historik ka patur gjithmone vendin e tij te vecante ne historine shqiptare,po ashtu dhe ne historine e futbollit shqiptar! Megjithese qyteti u shit te malazezet nga Esat Pashe Toptani (daja i Ahmet Zogut),kembengulja e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit e riktheu Shkodren ne nje nga kryeqytetet shqiptare.Shkodra eshte vendlindja e nje prej poeteve me brilante,me te madhin e te medhenjve,Migjenit “Na t’birte e shekullit t’ri…”,por edhe vendlindja e nje tjetri,kryetarit te Partise Fashiste shqiptare si Ernest Koliqi apo kolaboracionisti te hapur si Gjergj Fishta!Por Shkodra eshte ne rradhe te pare vendlindja e ikones se rinise perparimtare komuniste shqiptare,Qemal Stafes”E vjetra shembet,nje jete e re lulezon germadhash…”apo e heronjve Vojo Kushi e Vasil Shanto,qe dhane gjakun kunder pushtuesit. Shkodra eshte nje nga qendrat kryesore ku linden organizatat atdhetare e me vone ato punetore e komuniste dhe ne rrjedhim organizimet e para sportive.Ndaj dhe stadiumi i pare qe u ndertua qe nga themelet ne Shqiperi (pas perfundimit te stadiumit Qemal Stafa) ishte ne Shkoder! Ishte po Shkodra, i pari stadium ne Shqiperi qe u rikonstruktua (ne 1988),por qe nuk arriti te perfundoje sepse pushteti i pas ’90 ra ne duar e Shpellareve Gomariere!
      Shkodra e meritonte dhe e meriton!

      • nuk qenke dhe aq vemendshem si vezgues! Qemal Stafa ishte nga Elbasani. Ndoshta per kete fakt Elbasani ja kaloi Shkodres ;)

        • Koli,Qemal Stafa ishte lindur e rritur ne Shkoder (i ati mund te ishte me origjine nga Elbasani)! :)

        • Kolo,ta paska thene ky shijaksi! Paska dhe vezhgues te tjere mesa duket :)

          • Pershendetje, Shijaks dhe vezhgues! Atehere, eshte e vertete qe Qemali eshte rritur ne Shkoder, me sakte ka ndjekur gjimnazin. Sidoqofte, ne Elbasan ekzistonte, dhe ekziston akoma, shtepia muze ku lindi Qemali dhe jetonte ajo pjese e familjes qe nuk u spostua ne Tirane. Nuk besoj se pushteti komunist kishte ndonje interes te madh per te manipoluar origjinen e Qemali. Per me teper informacion keni dhe linkun: http://sq.wikipedia.org/wiki/Qemal_Stafa

  • Nuk e di se chyn politika ktu kur shqiperia ka ne nevoje per nje stadium qe te plotesoje kerkesat minimale.Qe u zgjodh elbasani ne ket mes mu be qejfi jasht mase se ka nje tifozeri qe e ka tregu veten ne 2006 kur doli kampion dhe te njejten mbeshtetje do ti japi edhe kombetares tone kuqezi sikurse do mirepresi te ghithe tifozat kuqezi te te gjithave trevave shqiptare. Ishalla te tilla investime te tilla behen kudo ne shqiperi ne tiran vlore shkoder berat durres ….
    pak rendesi ka se nga kush ane politike vine e majte apo e djatht brenda apo jasht. ka rendesi futolli shqiptar te eci perpara dhe jo drejt mesjetes

  • Bravo i qofte rames se ka qene sportist vete dhe e di ca vlere ka sporti per nji shtet dhe kur flitet per kombetaren kurse sali efendiu na mashtroi do keni stadjumin i tha platinise dhe popullit per 100 vjetorin dhe bla bla bla

  • Bravo stadium me 15 mije vende per me lujte shpresat ,Ne paçi kellqe perfundoni stadiumin e shkodres per kombetaren , Stadiumi i shkodres eshte per veriun ,per shqiperine dhe per kombetaren ,tung.

  • o sander..shtri kamet sa ke jorganin vlla..dhe sa per ju te tjeret qe ju ka merzit fakti se po rikonstruktohet stadiumi i elbasanit ju them vete… qente e rruges zqebarake le te lehin….karvani ban punen e vet

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *