Kombetarja, Kombetarja A, Lajme Flash — 6 Qershor, 2012 11:08

Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjit 5 vende

Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur pesë vende në renditjen më të freskët, që është bërë nga FIFA, për muajin e fundit.  Kjo ngritje në klasifikimin përkatës është bërë falë dy fitoreve të kombëtares shqiptare në miqësoret e zhvilluara kundër Katarit dhe Iranit. Shqipëria ishte në vendin e 84-t, teksa me pikët e reja është ngjitur në vendin e 79-të, duke shpresuar në vazhdimësi të kësaj forme.  Në vendin e parë mbetet ende Spanja, teksa befasia më e madhe e kësaj liste është që në vendin e dytë është kombëtarja e Uruguajit, çka është një gjë historike për Amerikano-Latinët. Në vendin e tretë është Gjermania e ndjekur nga Holanda, teksa në vendin e 5-të dhe 6-të janë Brazili dhe Anglia. Në vendin e 7-të është Argjentina, teksa në vendin e 8-të mbetet ende Kroacia. Vendin e 9-të dhe të 10-të e mbajnë Danimarka dhe Portugalia.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *