Kupa e Miqësisë Shqipëri-Kosovë shpall fituesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2015 | 21:32

Kupa e Miqësisë Shqipëri-Kosovë shpall fituesit

qitjeU zhvillua paraditen e djeshme në poligonin e qitjes “Rexhep Ramaj” Kupa e Miqësisë Shqipëri-Kosovë. Në këtë aktivitet të organizuar nga Federata Shqiptare e Qitjes kanë marrë pjesë 44 sportistë, 11 prej të cilëve nga Kosova.

Ndërsa vendi ynë u përfaqësua me qitës nga ekipet e Tiranës, Studentit, Elbasanit, Tomorit, Flamurtarit dhe Teutës. Përpara nisjes së aktivitetit, është mbajtur një minutë heshtje në kujtim të qitësit Zalo Hoxha, i ndarë nga jeta para disa javësh. Për sa u përket garave, ato të pistoletës janë fituar nga qitësit shqiptarë, Aida Mustafaj e Studentit me 369 pikë të grumbulluara dhe Agim Rama i Flamurtarit me 572 pikë. Ndërsa në ushtrimin e pushkës zunë vendet e para qitësit kosovarë, respektivisht Dhurata Rama me 379 pikë e Drilon Ibrahimi me 561 pikë. Ky është aktiviteti i përvitshëm i Federatës Shqiptare dhe nderuan me pjesëmarrjen edhe drejtuesit më të lartë të federatës homologe.

REZULTATET
PISTOLETË FEMRA
1. Aida Mustafaj (Studenti) 369 pikë
2. Marjana Mata (Tirana) 365 pikë
3. Lumturie Rama (Kosovë) 363 pikë
PISTOLETË MESHKUJ
1. Agim Rama (Flamurtari) 572 pikë
2. Nexhat Sahipi (Kosovë) 565 pikë
3. Arben Kuçana (Teuta) 559 pikë
PUSHKË FEMRA
1. Dhurata Rama (Kosovë) 379 pikë
2. Lumturie Pepa (Studenti) 369 pikë
3. Valbona Tuci (Studenti) 367 pikë
PUSHKË MESHKUJ
1. Drilon Ibrahimi (Kosovë) 561 pikë
2. Gani Avralliu (Kosovë) 547 pikë
3. Olsi Avllazagaj (Elbasani) 545 pikë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"