Ajeti ndëshkohet, Gjimshiti në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2016 | 20:40

Ajeti ndëshkohet, Gjimshiti në stol

Frosinone ka barazuar 0-0 në takimin e luajtur pasditen e së shtunës – në ndeshjen e vlefshme për Javën e 21 të Serisë A.

8b34e7038b5a2bd11eda2a6110ca870d_169_lTakimi u karakterizua nga një lojë e vakët me pak goditje në portat kundërshtare. Për skuadrën e Frosinones u aktivizua që në minutat e para mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ndërsa ndryshe ndodhi me lojtarin tjetër, Gjimshitin, i cili ndenji në stol.

Ky i fundit pas kalimit pak ditë më pare te skuadra e Atalantës, ende nuk e ka provuar aktivizimin si titullar.

Për sa i përket mbrojtësit Ajeti, ai zhvilloi një lojë të mirë duke shpëtuar portën nga disa aksione të rrezikshme. Gjithashtu, mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 43′, për shkak të një faulli teknik ndaj Monakelos.

Untitled-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"