Laçi shënon që në tunel, Naftëtari është i dorëzuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2014 | 8:00

Laçi shënon që në tunel, Naftëtari është i dorëzuar

Rudar-Laci 1-1, Adenyi ka shenuar, gezon me SefenNAFTËTARI-LAÇI 0-2
GOLAT: James 6′, Sefa 79′(p)
NAFTËTARI: Kora, Koroveshi (E.Alushi 57′), A.Çela (Kajo 46′), Çekrezi, R.Alushi (Mullaj 46′), S.Gega, Kopaçi, A.Gega, Hadaj, Hima, Zylyftari. Trajner: P.Bifsha.
LAÇI: Vuajadinoviç, Doku, E.Çela, Buljan, Çarles, Sefa, A.Zefi, Sefgjinaj (Selala 46′), Bilibashi (Jubani 61′), James (Thorja 46′), Memelli. Trajner: A.Cungu
KARTONË TË VERDHË: S.Gega 18′, Zylyftari 78’/ Selala 86′
GJYQTARË: A.Kamberaj, N.Rrapaj, E.Pashaj (Patos)
DELEGAT: I.Ajazi(Berat)
VËZHGUES: G.Maloku (Tiranë)

Nuk ka surprizë në stadiumin “Bashkim Sulejmani” ku Laçi bën më së miri detyrën duke fituar 2-0 ndaj Naftëtarit në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë dhe duke hedhur një hap thuajse të sigurt drejt kualifikimit. Laçianët shënojnë nga një gol në çdo pjesë, ku në krahun tjetër edhe kuçovarët krijuan raste për shënim. Laçi u shfaq me petkun e një ekipi të Superiores që në minutat e para, ku James tregohet i saktë në minutën e 6-të dhe kalon kurbinasit në avantazh. Kuçovarët goditen shpejt psikologjikisht nga pësimi i golit dhe duket se e kanë disi të vështirë. Gjithsesi, vendësit e rrisin gradualisht ritmin duke krijuar raste për shënim. Në minutën e 20-të, pas një aksioni të gjatë e të rrjedhshëm, vendësit rrezikojnë portën e Laçit, por pa rezultat. Më pas do të kemi duelin Zylyftari- Vujadinoviç të paktën në tre raste, por portieri malazez tregon klasin e tij. Laçi duket i kënaqur me avantazhin e shpejtë, ku Memelli mundohet jo pak për të shënuar. Gjithsesi, edhe portieri kuçovar Kora është në lartësinë e duhur. Në pjesën e dytë, ritmi është më i ulët ku pavarësisht përpjekjeve të vendësve, janë laçianët që krijojnë më shumë. Goli i sigurisë për laçianët do të realizohet 11 minuta përpara përfundimit me anë të Sefës pas një ekzekutimi të saktë të penalltisë. Nuk ka më histori dhe Laçi fiton 2-0. Pas ndeshjes, trajneri i Naftëtarit, Petraq Bifsha, u shpreh: “U munduam të bënim më të mirën. Nuk aktivizuam disa futbollistë titullarë, teksa përqendrimi më i madh është te kampionati”.
Arben Çepani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"