Lacio humbet pa Berishën ndaj Napolit, kore raciste në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2016 | 22:42

Lacio humbet pa Berishën ndaj Napolit, kore raciste në stadium

Skuadra e Napolit ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Lacios në ndeshjen e vlefshme për Javën e 23 të Serisë A. Dy golat e shënuar nga Higuain dhe Jose Maria në pjesën e parë përcaktuan edhe rezultatin final, duke i dhënë 3 pikët e radhës skuadrës së Sarrit që kryeson renditjen e kampionatit.

LAPR0904-157-kTOD-U140534833004FCE-620x349@Gazzetta-Web_articoloNë këtë takim nuk munguan edhe incidentet, apo koret raciste të tifozerisë vendase. Arbitri Errati u detyrua të ndërpriste ndeshjen në minutën e 69′ të pjesës së dytë, duke thirrur lojtarët në fushë për të folur mbi koret raciste të tifozëve lacialë kundër mbrojtësit senegalez të Napolit, Koulibaly.

Pas një pushimi të shkurtër ndeshja rifilloi, ndërsa mediat italiane nuk nguruan ta përshkruajnë si një incident “turpi” atë ndodhi në këtë takim.

Me fitoren e arritur mbrëmjen e së mërkurës, Napoli shkon në kuotën e 53 pikëve, i ndjekur nga Juventusi me 51 pikë në vend të dytë.

Pas disa javësh aktivizimi si titullar te Lacio, portieri Etrit Berisha nuk ishte në formacionin bazë të përzgjedhur nga trajneri.

Ndërsa për skuadrën e Napolit, mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ishte i skualifikuar për shkak të kartonit të verdhë të marrë në ndeshjen e kaluar.

Untitled-11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"