Lajme Flash — 12 Shtator, 2012 15:30

Aguero do hakmarrje ndaj Realit

Serxhio Aguero insiston se Mancester Siti mund të konkurojë më së miri në Ligën e Kampioneve, duke ndezur kësisoji supersfidën e Evropës me Realin e Madridit. Sulmuesi argjentinas beson se kampionët e “Premier League” kanë cilësi për t’i sfiduar “Los Blancos” në garën për trofeun më të lakmuar të Europës për klube. Mancester Siti nisin fushatën e tyre të dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që u eliminuan nga gara e sezonit të kaluar në fazën e grupeve, së bashku me rivalët e Mancester Junajtid. Megjithatë, Aguero, i cili ka provuar të luajë për rivalët e ashpër të “Los Blancos”, me  Atletikon e Madridit, shpreson se skuadra e tij tani është mjaft e mirë dhe gati për t’i sfiduar kundërshtarët e sërës së Realit të Madridit dhe Barcelonës. “Unë kurrë nuk kam qenë në anën fituese ndaj tyre, kështu që le të shpresojmë se me Mancester Sitin mund t’i rrah, – tha argjentinasi për “Daily Express”. – Ndeshja me Realin do të jetë e vështirë. Tani për tani, Reali dhe Barca janë ekipet më të mira në botë, por edhe ne kemi një ekip të madh, shumë.”
Aguero shpreson të luajë një rol në këtë përplasje, ndërkohë që është “pit stop” që nga mesi i gushtit, kur pësoi një dëmtim në gju. Ky dëmtim bëri që ai të humbasë dy ndeshjet e fundit kualifikuese në grup të Argjentinës në rrugën drejt finaleve të Botërorit 2014.

Te lidhura me artikullin:

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *