Mesfushori i Real Madridit ka theksuar se dominimi i “La Roja” në botën e futbollit mund të vazhdojë edhe për vitet që vijnë pas triumfit të tyre në “Euro 2012”. Xabi Alonso është i bindur se Spanja mund të vazhdojë të fitojë trofe më shumë në vitet e ardhshme, pasi beson se kombëtarja e tij ka ende një skuadër të re. Historia e fitimit të dy titujve të kampionit të Evropës dhe një titulli të kampionit të botës dëshmojnë për një dominim absolut në futbollin ndërkombëtar të iberikëve, që prej fitores së “Euro 2008”. Por, mesfushori i “Los Blancos” i ka paralajmëruar rivalët se ka ende shumë për të dhënë në të ardhmen “La Roja”, e cila përveçse është bërë e para kombëtare që me sukses arrin të mbrojë kurorën e kampiones së Evropës, gjithashtu u bë e paraëqë fiton tre tituj të mëdhenj radhazi. “Ne kemi bërë historinë, sepse bëmë diçka të veçantë. E ardhmja duket të jetë e ndritshme për Spanjën, – citohet Xabi Alonso nga “Gazzetta dello Sport”. – Vetëm tre nga lojtarët e shpallur kampionë në “Euro 2012” janë më të vjetër se 30 vjec. Ne do të vazhdojmë të kemi një ekip të madh, por me disa ndryshime. Nuk do të jetë e lehtë për të qëndruar në majë, tepër i uritur për më shumë trofe, por deri më tani kemi arritur t’ia dalim. Thelbi i ekipit ka mbetur i njëjtë gjatë viteve të fundit. Ne kemi 11 lojtarë që ishin aty në secilin prej tre turneve të fundit, kur jemi shpallur kampionë, cka do të thotë shumë. Gjërat po shkojnë mirë, pa pasur nevojën e shumë përpjekjeve për të ndryshuar, ndaj ky është një avantazh i madh.” Spanja e fillon fushatën e vet kualifikuese për Kupën e Botës 2014 me ndeshjen kundër Gjeorgjisë, më 11 shtator.


Bilanci që nuk na pëlqen