Anxhelo Henrikez është blerja e katërt në këtë merkato verore e Mançester Junajtid. Talenti 18-vjeçar u ble nga ekipi i Kilit, Universidad de Kile. Anglezët kanë paguar për kartonin e tij 4.5 milionë euro. “Tani do të luaj për Mançester Junajtid dhe do të përpiqem që të lë gjurmën time në këtë klub. Këtë mundësi e kam kërkuar gjatë gjithë jetës. Është ëndrra ime. Çdo gjë është spektakolare. Do luaj te Junajtid dhe do të kem shok ekipi Uejn Runin. Kjo është një ëndërr”, – u shpreh sulmuesi i ri i “djajve”.


Duka, si afrikani që kërkon t’u shesë akull eskimezëve