Lajme Flash — 14 Shtator, 2012 09:22

Guardiola: Luajta për Spanjën se s’njihej Katalonja

Kur Pep Guardiola dha votën e tij pro pavarësisë së Katalunjës, u kritikua ashpër nga zyrtarë spanjollë, ndër ta edhe ish-shoku i tij i skuadrës në Kombëtaren spanjolle, Alfonso Perez, i cili e pyeste në ‘Twitter’ se pse nuk luante me Katalunjën, por zgjodhi Spanjën për t’u bërë i famshëm. Nga Nju Jorku, ish-trajneri i Barcelonës iu kundërpërgjigj: “Unë nuk e mohoj origjinën dhe vendin tim. Nëse ju mendoni kështu, atëherë është mendimi juaj edhe jo imi. Të jeni të sigurt se nëse Katalunja në kohën time do ishte pjesë e FIFA-s apo UEFA-s, me siguri unë do kisha veshur fanellën e saj duke e përfaqësuar denjësisht”, – tha Guardiola.

Te lidhura me artikullin:

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *