Lajme Flash — 18 Qershor, 2013 08:11

Iniesta: Spanja është në rrugën e duhur

IniestaAndres Iniesta ka shprehur kënaqësinë e tij mbas fitores 2-1 të Spanjës në Kupën e Konfederatave ndaj Uruguajit të dielën dhe ndjen se kampionët në fuqi të Evropës dhe të Botës janë në rrugën e duhur. Golat e shënuar nga Pedro dhe Roberto Soldado e ndihmuan Spanjën për një kryesim të rehatshëm para se Luis Suarez të shkurtojë rezultatin në fazat e fundit të lojës, ndërsa Iniesta ishte i kënaqur me lojën e ekipit të tij në ndeshjen e parë në Grupin B. “Ekipi ynë ka vënë në skenë një shfaqje të madhe dhe ka punuar shumë ndaj një kundërshtari të vështirë. Ne jemi në rrugën e duhur, ndaj jam optimist edhe për dy ndeshjet e mbetura në fazën e grupit, – tha ylli i Barcelonës. – Ne e dinim se Uruguaji do t’i qasej lojës në mënyrë agresive dhe nuk do të na lejonte kohë për të menduar dhe qarkulluar topin. Sidoqoftë, gjithmonë bëmë veprime të drejta, edhe pse jo gjatë tërë ndeshjes patëm pasimet e duhura. Ne kemi luftuar pak me komoditet në minutat e fundit, edhe pse ishim në kërkim të një gol të tretë e të sigurisë. Nuk ishim në gjendje për ta bërë dicka të tillë, teksa pësuam golin e Suarezit afër fundit, kur kundërshtari nuk kishte më kohë për të rikuperuar më shumë në rezultat. Pavarësisht këture fakteve, ndjenja e përgjithshme për këtë ndeshje është e mirë.”
Spanja do të ballafaqohet me Tahitin më 20 qershor, në ndeshjen e dytë të grupit të tyre për Kupën e Konfederatave.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *