Lajme Flash — 4 Prill, 2013 18:37

Konte: Bajerni fitoi prej… parave

KonteTrajneri Antonio Konte mendon se Bajerni i Mynihut fitoi ndaj Juventusit të tij falë shpenzimeve më të mëdha për të bërë një skuadër konkurruese. Tekniku italian, u dërgon kështu një mesazh drejtuesve të klubit, që duhet të investojnë akoma nëse duan suksese në Europë. “Bajerni është një klub që ka shpenzuar shumë për lojtarët e tij. Kështu që nuk duhet të befasohemi për mënyrën se si shkoi takimi. Mjafton të përmendim faktin që gjermanët kanë shpenzuar 48 milionë euro vetëm për një futbollist, që është Havi Martinezi. Ja ky fakt i jep fund këtu diskutimit. Pra, shikohet diferenca mes nesh dhe atyre në fushë e kjo vjen falë blerjeve dhe parave”, deklaroi Konte, duke vënë në pah diferencat në buxhet. Bajerni ka shpenzuar 368 milionë euro për ekipin, kurse bardhezinjtë 195. Për më tepër që gjermanët shesin dyfishin e fanellave të Juves (830 mijë ndaj 480 mijë) dhe fitojnë dyfish nga sponsorët. Por, ai nuk e fsheh dëshpërimin e tij për humbjen. “Nuk mund t’i them asgjë lojtarëve të mi për rezultatin që ne morëm. Ne bëmë lojën tonë, por nuk ia dolëm. E vetmja gjë që mund të bëja për një fitore, është të ndërroja shorteun. Bajerni është skuadra më e fortë që kemi hasur në këtë sezon, por do të luftojmë deri në fund”.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *