Lajme Flash — 23 Qershor, 2012 16:12

Ronaldinjo: Mesi dhe Nejmar, më të mirët në botë

Ylli brazilian deklaroi se Lionel Mesi dhe Nejmar, pjesë e Barcelonës dhe Santosit, janë dy lojtarët më të mirë në botë. Ish-fantazisti i Barcës, Milanit dhe Gremios, i pyetur të premten për dy talentet e Amerikës së Jugut, pranoi se ishte e vështirë për të zgjedhur më të mirin mes çiftit, ndërkohë ë u mjaftua duke thënë se ata janë dy më të mirët në planet për momentin. “Unë shoh te Nejmari çdo gjë. Ai është tashmë njëri ndër dy më të mirët në botë për mua. Jam i inkurajuar prej tij dhe pres shumë që në të ardhmen e afërt të jetë më i mirë në botë. Por sigurisht, në anën tjetër kam Mesin, mikun tim, i cili po i shkatërron të gjithë. Për mua, të dy, tani për tani, janë më të talentuarit në botë, – shpjegoi ai për “Globoesporte”. – Është kënaqësi e madhe e tërë botës për të parë të luajnë dy yjet e klasit botëror. Ata bëjnë mrekulli me topin, janë të pakrahasueshëm për egon profesionale, ndaj u uroj të vazhdojnë e të bëjmë më të mirën në vitet që u kanë mbetur në futbollin e luajtur”.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *