Lajme Flash — 23 Prill, 2013 07:36

Ronaldo: Nejmar, lojtar i gatuar për Barcelonën

NejmarLegjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, ka lënë të kuptohet fort se Nejmar, ylli i Santosit, është në rrugën drejt Barcelonës. Nejmar ka qenë i lidhur në mënyrë të përsëritur me Blaugranët, ndërsa Goal.com zbuloi ekskluzivisht javën e kaluar se 21-vjeçari do të nisej për në Katalonjë në korrik për bisedime. Megjithatë, në diskutimin mbi shanset e kalimit te katalanasit, bashkatdhetari Ronaldo i referohet nevojës së tij për të kaluar në Evropë, ndërsa aftësitë e talentit brazilian thonë se është i lindur për Barcelonën. “Ai ka potencial të bëhet një prej lojtarëve më të mirë në botë, – thotë Ronaldo për “Tuttosport”. – Megjithatë, kemi për ta vlerësuar ndikimin e tij në futbollin evropian, kur ai të mbërrijë te Barcelona. Vitin e parë do të jetë e vështirë për të, por jam i bindur se kur të përshtatet do të jetë një nga shumë të mirët.”
Ronaldo ka gëzuar një sezon të mirë në “Camp Nou” para se të nisej për tek Interi në vitin 1997.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *