Lajme Flash — 23 Prill, 2013 15:29

Samer: Mesi do bjerë në “rrjetën e merimangës”

SamerDrejtori sportiv i Bajernit, Matias Samer, në analizën e tij është ndalur më shumë te markimi i Lionel Mesit. Si ish-trajner, ai i ka ide të qarta. “Duhet analizuar loja e Mesit në ndeshjet e fundit. Duhet mësuar si lëviz ai dhe në ç’pozicion luan. Në këtë pikë duhet punuar më shumë. Mesi është një lojtar i jashtëzakonshëm, lëvizjet e të cilit me shumë vështirësi mund t’i parashikosh. Sigurisht, Mesi nuk mund të markohet një me një, por në grup. Besoj se ai nuk do të ketë kohë as të rrotullohet apo të lëvizë në distanca të gjera, pasi sipërfaqja që atij do t’i nevojitet për të dribluar do jetë shumë e ngushtë. Përveç Alabas, detyrë heroike do të ketë edhe Shvajnshtaiger. Ai do ketë barrën kryesore, sepse do të jetë mes Ksavit dhe Mesit. Që ta përmbushë këtë detyrë në nivelet e duhura, sigurisht që i nevojitet një formë fizike e taktike si e ‘Herkulit’. Shvajnshtaiger do jetë truri i skuadrës dhe kam besim se në fund të ndeshjes do të vlerësohet si njeriu i saj. Me këtë modul, Mesi do mpihet si të ishte pickuar nga merimanga”, – analizoi Samer, i cili pohoi se nuk ka kontaktuar me Guardiolën.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *