Lajme Flash — 28 Maj, 2013 09:38

Vilanova: Nejmar zgjodhi projektin para parave

VilanovaNejmar është një përforcim i goditur për Barcelonën. Katalanasit kanë arritur të fitojnë rivalitetin e Realit të Madridit për talentin brazilian, ndërkohë që 21-vjecari duket se do të përbëjë një dyshe të frikshme sulmi bashkë me Lionel Mesin. I kënaqur nga ky përforcim natryrisht që ka ngelur edhe trajneri i Blaugranëve, Tito Vilanova, që e ka përshëndetur vendimin e presidentit Rosell dhe zgjedhjen e Nejmarit për të kaluar te Barcelona. Tekniku i kampionëve të Spanjës tha madje se vendimi i yllit të Santosit është një shembull për t’u ndjekur edhe nga të tjerët, që më shumë rendin drejt parave se sa lojës së bukur të një skuadre. “Midis projektit dhe ekonomisë (parave), Nejmar zgjodhi projektin. Ai e ka analizuar shumë mirë situatën, pasi mendoj se e ka vlerësuar shumë faktin që Barcelona është skuadra e duhur për të. Barca i përshtatet më shumë stilit të lojës së tij. Për këtë ka refuzuar paratë e ndonjë klubi tjetër, duke zgjedhur skuadrën e dëshiruar” – deklaroi Vilanova. Për këtë shkak, sipas mediave braziliane, Nejmar ka refuzuar një ofertë më të lartë financiare të Real Madridit, duke vendosur përfundimisht kalimin te Barcelona

 

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

1 Koment

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *