Kategoria Superiore, Kukësi, Lajmi Kryesor — 1 Gusht, 2013 19:30

Kukësi, uragani i Gjallicës mund edhe Metalurg Donjeck

Kukesi-feston-golin2Nuk është më ëndërr. Kukësi është shumë pranë thyerjes së çdo rekordi shqiptar në Kupat e Europës. Ai, që nisi thjesht si një debutim, tashmë po shndërrohet në realitet. Skuadra, e drejtuar nga Armando Cungu, ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt fazës “play off” të Ligës së Europës. Kuksianët fituan dje ndeshjen e parë 2-0 ndaj Metalurg Donetsk dhe, nëse ruajnë minimalisht avantazhin edhe në takimin e dytë, bëhen e para skuadër shqiptare që kalon tri ture në Europë. Kukësi nuk duket thjesht një skuadër, tashmë të gjithë e konsiderojnë si fe. Përballje pa frikë, shpirt në fushë, emocione për tifozët dhe dy gola shumë të bukur. Ky ekip po i bën të gjithë për vete.

KUKESI – METALURG DONJECK    2-0
Golat: Malakarne 6′, Malota 84′
KUKESI: Halilaj, Brahja, Malakarne (Alikaj 46′), Hallaci, Peqini, Allmuca (Manuka 83′), Karabeci, Hoxha, Progni, Alikaj, Popovic (Malindi 74′). Trajner: A.Cungu
METALURG DONECK: Pankiv, Checher, Polioviy, O’Dea (Nelson 34′), K.Mkrtchyan, Morozyuk, Lazić, Danilo, Makridis, Dimitrov, Júnior Moraes (Degtiarov 69′) . Trajner: Y. Maksimov
Gjyqtare: A. Kuchin, A. Hodin, S. Vasyutin (Kazakistan)
Kartonë të verdhë: Malindi 89′ / Morozyuk 40′, 69′, Alex 73′, Makridis 88′
Karton i kuq: Morozyuk 69′

Kukesi para ndeshjesPjesa e parë - Edhe ultrasi më fanatik i Kukësit nuk do ta kishte menduar një start të tillë. Vendësit fitojnë goditjen e parë nga këndi që në minutën e 6- të. Është Hoxha, i cili pason shkurt për Prognin, që ia kthen sërish topin dhe ai kroson në zonë aty ku është Malakarne, i cili zhytet me kokë dhe shënon, 1-0. Lojtarët në fushë dhe tifozët në shkallët e stadiumit shpërthejnë në festë. Trajneri mik tensionohet menjëherë dhe lëviz nga vendi, duke u dhënë udhëzime të tijve. Kuksianët, nga ana tjetër, tërhiqen disi në gjysmëfushën e tyre. Por, ukrainasve u mungon saktësia dhe gabojnë shumë në pasime. Vetëm në minutat 28- të dhe 29-të, miqtë krijojnë dy raste, por pa arritur të shënojnë. Hoxha dhe Progni shkëmbejnë disa herë krahët, por pa krijuar ndonjë rast të pastër. Popoviç, i vetëm në sulm, nuk ka shumë mundësi. Markohet në çdo moment minimalisht nga dy lojtarë. Në minutën e 34-t, trajnerin mik nuk e mbajnë më nervat dhe largon nga fusha mbrojtësin O’Dea, pasi ky i fundit gaboi në një moment pranë zonës së tij. Në momentin që del, lojtari nuk kursen as një pasthirrmë në adresë të trajnerit. Në minutën e 44-t, ukrainasit kanë rastin më të mirë të pjesës së parë për të shënuar. Makridhis nga e djathta kroson në zonë për Danilon, i cili godet me kokë, pret mrekullisht Halilaj që shpëton portën nga goli. Në këtë moment, në zonën kundërshtare është i shtrirë Malakarne. Pas ndërhyrjes së mjekëve, ai del me barelë nga fusha, duke u shoqëruar për në dhomat e zhveshjes. Me kaq mbyllet pjesa e parë.
Pjesa e dytë - Fraksioni i dytë nis me zëvendësim për kuksianët. Trajneri Cungu fut në fushë Alikajn në vend të Malakarnes së dëmtuar. Megjithatë, në këtë fillim të 45- minutëshit, janë miqtë që sulmojnë më shumë. Dimitrov është më i rrezikshmi në fushë për miqtë. Thuajse në çdo aksion ai është i pranishëm. Madje, në dy momente shpërdoron raste shumë të pastra për të shënuar për Metalurgun. Tekniku miq nuk është aspak i qetë dhe i habit të gjithë, kur vendos ta nxjerrë nga fusha Nelson, braziliani që kishte hyrë në lojë i zëvendësuar në pjesën e parë. Lojtari shkon menjëherë në dhomat e zhveshjes. Në minutën e 69-të, ukrainasit marrin goditjen e radhës. Është Morozyk, që ndërhyn në mënyrë të gabuar nga pas për Ylli Hoxhën dhe, në këtë moment, gjyqtari i tregon lojtarit mik kartonin e dytë të verdhë. Pas këtij momenti, Kukësi merr zemër, ndërsa Cungu nxjerr Popoviçin për Malindin. Porgni, Hoxha dhe Alikaj janë gjithmonë të rrezikshëm me zbritjet e tyre të rrezikshme. Miqtë hidhen thuajse të gjithë në sulm, por pa arritur të shënojnë. Në minutën e 75-të, ukrainasit janë sërish pa fat. Pas goditjes nga këndi, është Degtiarov, i cili në zonë godet dhe topi përplaset në shtyllë. Në një zbritje të rrezikshme, kuksianët fitojnë goditje këndi në minutën e 84-t. Pas ekzekutimit të saj, një mbrojtës mik largon topin me kokë dhe, në hyrje të zonës, është Malota që stopon topin dhe godet me kthesë. Sfera godet fillimisht shtyllën dhe përfundon në rrjetë. Festa është e gjitha blu. Në të 88-ën minutë, Danilo i vendësve dëmtohet dhe del nga fusha. Miqtë e mbyllin me nëntë lojtarë dhe deri në fund nuk ka më histori.

Cungu dhe StarovaCungu në delir: Ëndrra vazhdon, e merituam!
Armando Cungu ndihet ende si në ëndërr. Një tjetër fitore dhe shumë pranë një tjetër rekordi në krye të Kukësit për trajnerin është një arritje e madhe. Ai, në intervistën e dhënë dje për gazetën, tregohet realist për këtë triumf, teksa e parashikon të vështirë sfidën e kthimit në Donetsk, pasi i druhet dhe mungesës së mundshme të Malakarnes. Megjithatë, pas kësaj ndeshjeje, ai rrëfen më së shumti emocionet dhe dëshirën e madhe që ka për të provuar kalimin e turit të tretë.
Fituat 2-0, si e shpjegoni këtë arritje të Kukësit ndaj Metalurgut?
Ishte një fitore e vështirë dhe me mundim. Realisht, pas golit të parë të shënuar, ata na vunë në vështirësi të madhe. Ata patën 2-3 raste për të shënuar, pasi ne kishim kaluar në avantazh, çka e na vështirësoi lojën tonë. Megjithatë, falë gjendjes së mirë që po kalon portieri ynë, ne shpëtuam. Arritëm që të shënonim një gol të bukur me Malotën, eurogol më saktësisht. Mirëpo, duheshin minutat e fundit të ndeshjes, ndoshta 10 minutat e fundit duhet të kishim më tepër qetësi dhe ta godisnim kundërshtarin. Ata mbetën me 9 lojtarë në fushë, rast që ne duhet ta shfrytëzonim. Janë momente me emocione dhe me presion të madh psikologjik, kur ndoshta shpeshherë është e vështirë që t’i arrish t’i shfrytëzosh, por edhe t’i komandosh në të njëjtën kohë.
Mendoni se ju favorizon rezultati në kthim, nisur edhe nga mungesat që ka kundërshtari?
Edhe ne kemi lojtarë më pak për sfidën e radhës, Musolli i konfirmuar, por tashmë shtohet dhe Malakarne, për të cilin shpresoj dhe uroj që të mos ketë dëmtim serioz. Nëse do ta humbnim argjentinasin në një moment të tillë, situata përkeqësohet. Rezultati është i kënaqshëm në pamje të parë, por futbolli është shumë i çuditshëm. Prandaj, duhet të tregohemi seriozë dhe të mos gëzohemi shumë.
Çfarë synonit të bënit kur nxorët nga loja Popoviçin dhe futët Prognin “pykë”?
Realisht doja t’i jepja më tepër shpejtësi sulmit, pasi kundërshtari ishte me një lojtar mangët. Prandaj mendova të shfrytëzoja Prognin, shpejtësinë e tij dhe teknikën që e karakterizon, për ta vënë në vështirësi kundërshtarin. Besoj se e bëri punën e tij shumë mirë. Jam shumë i kënaqur edhe për rendimentin e Popoviçit.
Kujt i dedikohet kjo fitore?
I dedikohet shumëkujt, duke filluar që nga presidenca e më pas te djemtë e ekipit dhe stafit. Por, pa harruar dhe publikun e zjarrtë, që na ka mbështetur gjithmonë.
Disa ditë përpara ndeshjes së parë ju keni deklaruar se kjo është një ëndërr, por tashmë cila është ëndrra për ju?
Ëndrrat vazhdojnë, ne nuk do të ndalemi me kaq, do të kërkojmë maksimumin në këtë kompeticion. Kam thënë gjithnjë: pse mos ta provojmë…?

starovaStarova: Faleminderit Dallku dhe Beqiri!
Sulejman Starova mundohet t’i rri larg euforisë, ndaj kërkon vëmendje të madhe për të realizuar kalimin e turit të tretë. Megjithatë, drejtori teknik i Kukësit nuk mundi të mos pranonte se suksesi ishte i merituar. Sakaq, ai rrëfen se lojtarët që luajnë në Ukrainë, Dallku dhe Beqiri, i kanë ndihmuar me të dhëna rreth kundërshtarit, ndaj nuk nguron që t’i falënderojë. Ai sheh si problem të madh mungesën e mundshme të Malakarnes, ndërsa përmend dhe avantazhet që Kukësi tashmë ka ndaj Metalurgut për sfidën e radhës. Për “Panorama Sport”, Starova thotë se me këtë triumf, atyre u janë shtuar përgjegjësitë. “Fitore e pastër, e cila na shton detyrimin për t’u kualifikuar. Në qoftë se përpara kësaj ndeshjeje ishim të zhveshur nga emocionet negative, këto do jenë prezente në takimin e kthimit. Po flas për vështirësitë që kemi përpara për t’u kualifikuar. Do shumë mund dhe djersë për të arritur kualifikimin dhe ta mbajmë të paprekur këtë rezultat në Donetsk. Por, le të shpresojmë te shpirti i garës i djemve dhe ta bëjmë ëndrrën realitet. Duke qenë se ne forcën e kemi bazuar në frymën e grupit, kështu do të udhëtojmë edhe në ndeshjen e radhës. Ne këtë skuadër e njohim mirë, e njohim, pasi kemi detaje të hollësishme mbi të, të cilat i morëm nga Dallku dhe Elvin Beqiri, të cilët na dhanë informacionin e nevojshëm për të njohur kundërshtarin. Nga ana tjetër, kemi avantazhin që Metalurgun e vëzhguam edhe këtu, pra kemi shumë anë pozitive. Por, neve na duhet edhe shumë fat që të kualifikohemi”, – tha fillimisht Starova.
Analiza Më pas, drejtori teknik analizon skemën dhe ndryshimet taktike të bëra gjatë lojës. “Neve po na sulmonin nga krahët, por futëm forca të freskëta dhe të shpejta nga krahët, duke freskuar sulmin me Prognin. Mund ta kishim çuar edhe në 3-0 rezultatin, sepse përdorëm tre lojtarë të shpejtë për të ndihmuar sulmin. Rregulluam mbrojtjen, por edhe shpejtësinë për sulmin, pra menduam mirë për këtë aspekt”, – u shpreh më tej Starova. Ai sakaq evidenton mungesën e mundshme të Malakarnes, si një problem të madh në Donetsk. “Do të jetë problem i madh për ne që të na shtohet edhe mungesa e Malakarnes, pasi përveç Musollit, kjo mungesë do të na dënojë shumë”, – shtoi tekniku. Në përfundim, i pyetur rreth një largimi të mundshëm të presidentit Gjici nga ekipi i Kukësit për të marrë Tiranën, ai thotë: “Nuk është momenti për të folur për këtë gjë këtu, por duhet falënderuar për çfarë ka bërë për këtë skuadër. Duhet të shohim punën përpara, ndërsa për pjesën tjetër nuk më takon mua të shprehem”.

Trajneri i MetalurgutBefasia e Maksimov: Nuk i prisja kështu shqiptarët
Juri Maksimov ka mbetur i befasuar nga Kukësi. Ai e thotë hapur se nuk e priste një kundërshtar të tillë, i cili arriti që ta kontrollonte lojën dhe të vendoste diktat në fushë. Fill pas ndeshjes, trajneri ukrainas, i cili dje ka pasur edhe debutimin e tij si trajner në Ligat e Europës, ka komentuar rezultatin dhe vendimet që mori gjatë zhvillimit të takimit.
A e priste Maksimov këtë humbje, çfarë ndodhi?
Nuk e prisja kështu. Me ndershmëri po e them se bëmë një lojë të dobët. Pësuam gol shpejt dhe kjo na bëri që të humbnim kontrollin e lojës. Me kalimin e minutave u munduam ta mblidhnim veten, por edhe pse krijuam raste nuk arritëm që të finalizonim.
Daljen e lojtarit tuaj me të kuqe si e komentoni, mendoni se ju penalizoi?
Mendoj se po. Me daljen e Morozjuk gjithçka ndryshoi. Ishim në inferioritet dhe kjo bëri që të pësonim edhe golin prej Kukësit.
Mendoni se ekipi juaj ishte inferior në fushë?
Në fakt, ne u përpoqëm, po nuk bëmë dot atë që prisnim. Ishim superiorë vetëm në disa pjesë të ndeshjes, por nuk ishte mjaftueshëm.
Nelson u zëvendësua dy herë, pse vepruat kështu?
Shumë e thjeshtë, nuk ishte kreativ dhe nuk iu përgjigj skemave të lojës.
Po mbrojtësin O’Dea pse e ndërruat?
Kështu e menduam, ndaj e zëvendësova.
Ishte ky Kukësi që prisnit?
Të them të drejtën jo, nuk ishte ky Kukësi që unë prisja, pra që të luanin kështu. Ne kishim iniciativën, por ata na e morën shumë shpejt.
Kush mendoni se është më favorit për të kaluar në turin e katërt?
Sot nuk ishte dita jonë, ndoshta do të jetë në takimin e kthimit. Ndaj s’mund të them kush është më favorit.
Dëmtimi i Danilos është i rëndë, rrezikon?
Është një dëmtim i një shkalle të rëndë, shpresojmë që të rikuperohet shpejt.
Do të donit që të kishit ndonjë lojtar të Kukësit te Metalurgu?
Të shikojmë edhe ndeshjen tjetër, pastaj flasim për këtë temë.

Malota dhe Progni, relaks ne plazhin e Dhermiut pas kualifikimit ne turin e trete te Liges se KampioneveMalota: Ky, goli i jetës për mua
Eurogoli i Renato Malotës ka ngritur peshë një stadium të tërë. Një mbrojtës qendre që arrin të shënojë një gol të tillë, i cili pa dyshim është më i bukuri për skuadrën e Kukësit në këto 5 ndeshje në Ligën e Europës. Ishte një moment sulmi për veriorët, të cilët dëshironin të realizonin një gol tjetër. Renato Malota i gjendur përballë portës bën dy lëvizje dhe gjuan predhë në krahun e djathtë, duke ngritur peshë 8000 tifozë të pranishëm në stadium. Por, lezhjanit nuk i besohet që ka arritur të shënojë gol dhe aq më pak të bëjë më tepër ëndërrimtare këtë skuadër për të ardhmen. Tashmë, ai është i bindur se do të kalohet ky tur. “Të them të drejtën as e kisha ëndërruar dhe aq më pak ta kisha menduar që do të shënoja një gol të tillë e sidomos me peshë për Kukësin në një ndeshje të tillë. Për këtë falënderoj Zotin. Ishte një gol që na dha një avantazh shumë të madh për ndeshjen e radhës. Duke qenë se ne do të udhëtojmë me rezultatin 2-0, tashmë duket se çdo gjë do ta kemi më të lehtë në ndeshjen e radhës për të arritur kualifikimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni”, – tha qendërmbrojtësi lezhjan mbi fitoren. Sakaq, për golin e shënuar ai e ka një dedikim të veçantë: shkon për familjen e tij. “Këtë gol dhe këtë fitore ia dedikoj familjes, sepse ata më janë gjendur pranë si në momente të vështira, edhe në momente të gëzuara si ky sot. Por, nuk dua të harroj dhe tifozerinë kuksiane, e cila sot (dje) ka qenë mjaft e ekzaltuar dhe na ka dhënë shtysë për më tepër. Fitorja 2-0 është rezultat shumë i mirë, sidoqoftë atje na presin 90 minuta ferri, sepse e dimë që përballë kemi një skuadër të fortë. Do mundohemi të mbrohemi mirë dhe që të mos pësojmë për të ruajtur këtë rezultat, i cili besoj do na bëjë të thyejmë çdo kufi të historisë së kësaj skuadre”, – përfundon Malota, i cili mbrëmë ka bërë një ndeshje për t’u mbajtur mend.

Sarajevo-Kukesi-0-0-Peqini-dhe-Malakarne-ne-dyluftimMalakarne: Metalurgu i dobët, me një gol i eliminojmë
Është një ndër protagonistët e kësaj ndeshjeje, pasi jo vetëm shënoi gol dhe bëri paraqitje të mirë, por u dëmtua duke i krijuar një shqetësim të madh Kukësit në ndeshjen e kthimit. Lukas Malakarne, autori i golit të parë për kuksianët, e sheh ekipin e tij më superior se kundërshtarin, të cilin e cilëson të dobët. Madje, ai e konsideron të eliminuar, teksa shprehet se Kukësi me një gol do realizojë një tjetër rekord, duke shkuar në turin e katërt. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi komentoi edhe dëmtimin e tij në menisk, i cili e ka mërzitur pa masë. “Ishte një fitore shumë e rëndësishme, që ndoshta nuk e kishim menduar të tillë në fillim. Sigurisht që e ëndërronim, por që të vihej në zbatim, na dukej pak si larg. Megjithatë, edhe kundërshtari na befasoi disi. E prisnim ndryshe dhe më të fortë, por në këto 90 minuta na dëshmoi tjetër pamje. Metalurgu ishte një skuadër e dobët, për mendimin tim, ndaj edhe arritëm që të merrnin kontrollin e lojës dhe rrjedhimisht t’i shënonim gola. Tani mjafton që t’i shënojmë edhe një tjetër në fushën e tyre dhe kalojmë më tej”, – thotë Malakarne, duke treguar strategjinë e tij për ndeshjen e kthimit dhe besimin që ka për të kaluar në raundin e katërt të Ligës së Europës. “Sigurisht që mendoj se Kukësi do arrijë të kualifikohet. Është diçka historike dhe unë jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e kësaj skuadre. Golin ua dedikoj tifozëve dhe presidentit Gjici. Jemi shumë pranë kualifikimit historik dhe një rekordi për mbarë shqiptarët. Sa i përket dëmtimit tim në menisk, më vjen realisht keq që ndodhi kështu. Nesër (sot) do të bëj një kontroll më të imtësishëm për të parë shkallën e këtij dëmtimi. Ishte një moment shume i keq, të cilin nuk dëshiroja ta jetoja”, – përfundoi një prej heronjve të këtij takimi.

Ylli Hoxha ne dyluftimYlli Hoxha: Treguam se mund të shkojmë larg
Goli i parë i shënuar nga Malakarne është vepër edhe e mesfushorit kosovar Ylli Hoxha. Ai dha një kros mjaft të bukur, i cili u shndërrua në gol. Dhe lojtari krenohet jo vetëm me këtë, por edhe me fitoren e arritur. Hoxha nuk harron të falënderojë ndërkaq edhe presidentin Bujar Nishani, i cili i dorëzoi pasaportën shqiptare që e lejon të luajë në sfidën e radhës. “Me këtë fitore treguam që edhe shqiptarët luajnë futboll dhe realizojnë arritje. Kjo është një fitore historike për skuadrën tonë, e cila tashmë do të luftojë për mbrojtjen e rezultatit si dhe kalimin në raundin ‘play-off’. Ishte një ndeshje e madhe dhe me gola të bukur, çka vërtetoi edhe se çfarë ekipi jemi. Fitorja 2-0 na jep shumë shpresa për kualifikimin dhe se drejt ndeshjes së radhës do të shkojmë vetëm për mbrojtjen e këtij rezultati. Shpresat tashmë janë shtuar te ne. Falënderoj presidentin Nishani, i cili më dha pasaportën shqiptare dhe me këtë ndeshje të fituar më bëri të ndihem më tepër krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”, – deklaroi Hoxha.

Hallaci dhe Cecher, kapitenet para ndeshjesKapiteni Hallaçi: Ky, një rezultat fantastik
Rrahman Hallaçi, menjëherë pas përfundimit të takimit, për “Panorama Sport” ka treguar emocionet e tij për këtë fitore. Megjithatë, ai tregon se ky kundërshtar është i vështirë për t’u kaluar. “Është fitore e madhe, por akoma nuk ka mbaruar asgjë. Është turi i tretë dhe duket si një ëndërr, por besoj se do ta kalojmë edhe këtë. U munduam që ne të fitonim me rezultat minimal 1-0, por jo me një gol tjetër, pasi përballë kishim një skuadër si Metalurgu. Është rezultat shumë i mirë, por në Ukrainë kemi një ndeshje tjetër për të luajtur, pra nuk përfundon këtu asgjë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të arrijmë edhe atje një mbrojtje të rezultatit. Nuk besoj se ndeshja e radhës do të jetë më e lehtë, megjithëse kundërshtari u ndëshkua me shumë kartonë. Ata nuk kanë vetëm 11 lojtarë, ndaj ne sërish do ta kemi të vështirë për të triumfuar. Sidoqoftë, unë besoj te kalimi i turit. Ndërsa këtë fitore ia dedikoj kësaj tifozerie të zjarrtë, e cila na ka dhënë shumë zemër”, – tha kapiteni Hallaçi.

Kukesi-Flora Talin 0-0, Progni ne plan te pareProgni: Tani kemi 80% shanse për kualifikimin
Fitorja 2-0 e bën tropojanin Progni të mendojë se kalimi i turit është në masën 80%. Për “Panorama Sport”, ai thotë se askush nuk besonte se Kukësi do të arrinte këtu, ndaj shprehet se është i bindur edhe te kalimi i këtij turi. “Kjo fitore 2-0 për ne do të thotë që 80% jemi të kualifikuar. E kemi vlerësuar çdo ndeshje, ndaj dhe sot jemi këtu duke festuar, por ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë. Unë mendoj se Metalurgu do të hidhet i gjithi në sulm në Donetsk, pasi nuk ka më çfarë të humbasë. Por, ne na lind detyra që të ruajmë rezultatin dhe qetësinë tonë për të përballuar një sfidë të tillë. Me këtë besim që kemi marrë dhe këtë frymë grupi, kalimi në turin tjetër është i arritshëm. Kjo fitore e sotme, e cila përbën histori për këtë ekip, u dedikohet të gjithë tifozëve kuksianë dhe të gjithë shqiptarëve që besojnë në të, pasi në fillim askush nuk besonte te Kukësi”, – përfundon Progni, i cili dje ishte ndër më të dalluarit për skuadrën veriore, ku luajti në të dyja krahët.

Kukesi-Flora Talin 0-0, Halilaj grushton me portierin mikHalilaj: U futëm në fushë për të mos pësuar
Portieri Argent Halilaj ka qenë absolutisht një nga më të mirët në fushën e lojës gjatë ndeshjes së djeshme. Ka bërë pritje të shkëlqyera, por edhe i ndihmuar nga fati ai ka larguar edhe gola të sigurt, duke e lënë portën të paprekur dhe të sigurt për sfidën e radhës. Për mediat, vlonjati i Kukësit thotë: “Kjo fitore, e cila është historike për këtë ekip, do të thotë se po bëjmë një hap të madh drejt kualifikimit. Ne kemi bërë vetëm gjysmën e punës, ndaj deri tani kualifikimi ynë ka arritur masën 50%. Por, ne do t’i luajmë shanset tona edhe në ndeshjen e radhës. Kam shumë besim se do ta kalojmë këtë tur. Për t’u treguar i sinqertë, ne jemi futur në fushë për të mos pësuar gol, pasi e dinim forcën e kundërshtarit. Mirëpo me këtë rezultat do të udhëtojmë pak më të qetë në sfidën e radhës. Nuk do ta nënvlerësojmë ndeshjen, përkundrazi do t’i japim vëmendjen maksimale për të mos zhgënjyer askënd dhe që të arrijmë të kualifikohemi më tej”, – tha Halilaj. E

KarabeciKarabeci: Unë, fati i Kukësit
Gjithçka nisi me një huazim vetëm për dy ndeshjet ndaj Sarajevos. Por, më pas periudha u shty edhe për dy takimet ndaj Metalurgut. Dhe gjasat janë që Erando Karabeci të luajë edhe të tjera takime me Kukësin. Dje ai ka qenë në fushë për 90 minuta duke dhënë gjithçka. I lëvizshëm, teknik dhe hap lojën në krah në çdo moment. “Të them të drejtën nuk e kishim menduar këtë fitore. E dinim që kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë dhe e vlerësuam maksimalisht ndeshjen. Ishte një prej takimeve më të mira që ka realizuar Kukësi deri tani në Ligën e Europës. Një fitore spektakolare. Kemi hedhur një hap mjaft të rëndësishëm drejt kualifikimit. Por, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mos kalojmë në eufori. Ndihem me fat që jam pjesë e kësaj skuadre. Nëse kalojmë në turin tjetër, besoj se do të vazhdoj të luaj sërish si i huazuar te Kukësi”, – deklaroi pas ndeshjes mesfushori.

Gjici Safet ne TalinGjici premton 200 mijë euro për kualifikimin
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i ka prem tuar skuadrës 200 mijë euro premio në rast kualifikimi kundër ukrainasve të Metalurg Donetskut. Vendimi është marrë nga drejtuesit përpara se të luhej ndeshja, teksa në orën 12:00 të drekës së djeshme Gjici i shoqëruar nga zëvendëspresidentët Flamur Hoxha e Bashkim Gjoka ka takuar ekipin. Fillimisht lojtarëve u janë shpërndarë zarfet me shpërblimin për kalimin në turin e tretë, ku Kukësi arriti pasi eliminoi boshnjakët e Sarajevos. Për këtë kualifikim klubi kishte vënë në dispozicion 100 mijë euro premio. Futbollistët janë shpërblyer në bazë të kontributeve të tyre. “Nëse do të kalohet edhe ky tur, keni 200 mijë euro shpërblim”, – u ka thënë Gjici futbollistëve. Këta të fundit kanë reaguar menjëherë në fushë, duke fituar 2-0 ndeshjen e parë në “Qemal Stafa”.
Deklarata I emocionuar dhe shumë i lumtur për arritjen e klubit që drejton, presidenti Gjici gjeti momentin për të dhënë një prononcim për “Panorama Sport”. Ndërkohë që telefoni nuk i pushonte, ai për gazetën deklaroi: “Sot (dje) është një natë e madhe për gjithë futbollin shqiptar. Ekipi tregoi që e ka merituar plotësisht këtë ecuri të jashtëzakonshme në Ligën e Europës. Kishim mundësi për të shënuar edhe më shumë gola ndaj Metalurgut, por e rëndësishme është që arritëm të fitonim me rezultatin e pastër 2-0. Ndihem krenar për ekipin dhe tifozët, të cilët e kthyen në festë, si në Tiranë dhe në Kukës. Lojtarët dhe stafi e mbajtën fjalën. Unë i falënderoj të gjithë dhe ajo që mund të them tashmë është se objektivi ynë do të jetë kalimi i turit. Duam të bëjmë atë që nuk e ka bërë askush nga klubet shqiptare në të kaluarën. Mundësitë janë, kështu që dhe ëndrra jonë vazhdon. Unë kam shumë besim se do ta kalojmë turin e tretë, duke shkruar kështu historinë e klubeve shqiptare në Kupat e Europës. Kukësi është një realitet, dhe unë ndihem krenar për këtë”.

Kalimi i turit, Kukësi merr 400 mijë € nga UEFA
Ecuria fantastike e Kukësit në Ligën e Europës ka shtuar të ardhurat e klubit, si rezultat i shpërblimeve që jep UEFA pas kalimit të çdo turi. Deri në këtë moment, edhe nëse klubi nuk arrin të kualifikohet ndaj Metalurgut, ka përfituar 300 mijë euro si rezultat i kalimit të dy tureve të para në këtë kompeticion. Ndërkohë, nëse Kukësi kualifikohet për në fazën “playoff” të Ligës së Europës, atëherë të ardhurat në total shkojnë 400 mijë euro, pasi shtohen edhe 100 të tjera. Mirëpo, një mrekulli e klubit verior në fazën “play-off”, duke kaluar në grupe, bën që direkt Kukësi të përfitojë 1 milion e 300 mijë euro nga UEFA. Gjithsesi, objektivi primar është kalimi i turit të tretë, i cili do të mbushte arkën e klubit verior, që deri më tani ka kapur rekordin e Flamurtarit në edicionin 1987-1988.

Tension e polemika, ukrainasit nuk i kontrollojnë dot nervat
Tensioni dhe polemikat nuk kanë munguar në ndeshjen e luajtur dje në “Qemal Stafa”. Jo në kampin vendës, por në atë të miqve. Ukrainasit nuk kanë arritur që t’i kontrollojnë nervat e tyre, teksa në momente të veçanta ka pasur edhe ndonjë debat apo një fjalë më tepër. Gjithçka nisi me zëvendësimin e Darren O’Deas, mbrojtësit të Metalurgut. Lojtari nuk e ka përtypur këtë ndërrim dhe menjëherë i është drejtuar trajnerit Maksimov, duke i thënë se përse po e bënte këtë. Reagim, të cilin e demonstroi edhe me gjeste, duke shprehur hapur habinë e tij. Por trajneri, me shumë sportivitet dhe pa shtuar më shumë tensionin, thjesht në dalje i zgjati dorën në shenjë përshëndetjeje. Me daljen e tij në 34-ën minutë u fut Gregori Nelson, të cilit i zgjati shumë pak prania në fushë, pasi në të 62-ën (vetëm 28 minuta më vonë) trajneri e ndërroi sërish, duke e argumentuar këtë veprim me mungesë kreativiteti dhe mos zbatimin e detyrave të dhëna. Nelson, duke qenë se u bë protagonist, nuk e duroi dot ndërrimin dhe iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes.

Tifozët dhurojnë spektakël, por ka invadim të fushës
Më shumë se 8000 tifozë të Kukësit kanë qenë dje të pranishëm në stadiumin “Qemal Stafa” për të mbështetur skuadrën e tyre në përballjen ndaj Metalurg Donetsk. Spektakël dhe shumë emocione. Sportdashësit kuksianë e kanë mbështetur ekipin e tyre të zemrës në çdo moment. Megjithatë, jo çdo gjë ka shkuar më së miri, pasi ka pasur edhe incidente të vogla. Tifozët e Kukësit kanë kaluar në delir pas golit të Malakarnes dhe gjatë pjesës së parë nuk janë përmbajtur, teksa kanë hedhur sende në fushë. Në minutën e 41-të, kur po bëhej gati një goditje dënimi për ukrainasit, gjyqtari Kuçin dallon një çakmak në fushë dhe vrapon drejt gjyqtarit të katërt për t’ia dorëzuar. Menjëherë pas këtij rasti, nëpërmjet fonisë së stadiumit “Qemal Stafa”, iu bë thirrje tifozëve që të mos hidhnin sende në fushën e lojës. Ndërsa në momentin e golit të dytë, një prej tifozëve kuksian ka kapërcyer hekurat, duke hyrë në fushë, por është nxjerrë menjëherë nga forcat e rendit.

Përballje “big”, nëse kualifikohet
Kukësi është shumë pranë një arritje historike në futbollin shqiptar. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu, nëse arrin të kalojë edhe turin e tretë të Ligës së Europës, bëhet i pari ekip shqiptar që kalon tri ture në Europë. Në fazën “play-off” të Ligës së Europës, kuksianët do të kenë mundësi që të përballen me ekipe me emër në Europë. Në këtë fazë marrin pjesë skuadrat që kualifikohen nga turi i tretë, ekipet që eliminohen nga turi i tretë i Ligës së Kampioneve dhe skuadra të tjera që hyjnë direkt në këtë fazë. Spikat Sevilja dhe disa ekipe të tjera me emër, me të cilat mund të përballet Kukësi në fazën e “play-off”-it, nëse kalon turin e tretë.

Mediat ukrainase: Kukësi si përrallë, rrëzon Metalurgun
“Kukësi si përrallë, rrëzon edhe Metalurgun”. Ky ishte titulli i uebsajtit më prestigjioz sportiv në Ukrainë “football.ua”, dje pas ndeshjes Kukësi- Metalurg Donetsk. Elozhet për skuadrën shqiptare ishin të shumta, ndërkohë që kritikohej jo pak loja e ekipit të drejtuar nga Juri Maksimov. “Dy golat e pësuar kanë zvogëluar shumë shanset e Metalurgut për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Europës. Ekipi shqiptar tregoi se jo më kot ka kaluar deri më tani dy ture në këtë kompeticion dhe është afër një tjetër mrekullie. Pas golit të parë të shënuar nga argjentinasi Malakarne, të besuarit e Maksimov patën raste për të barazuar, por ndonjëherë nuk kishin edhe fatin me vete. Dalja me karton të kuq e Morozyk prishi ekuilibrat, teksa Kukësi shënoi më pas golin e dytë me Malotën”, – shkruante dje uebsajti ukrainas.

BylykbashiAgolli dhe Bylykbashi: Kukësi, si një hakmarrje
Ansi Agolli dhe Dorian Bylykbashi janë të lumtur që Kukësi ka arritur ta mposhtë Metalurg Donetskun. Ishlojtarët shqiptarë të Krivbasit në Ukrainë e shikojnë këtë fitore edhe si një hakmarrje për ish-trajnerin e tyre, Juri Maksimov, që aktualisht drejton Metalurgun. Tri vite më parë ai i largoi nga Krivbasi, madje përveç tyre edhe portierin Hidi e mesfushorin Bulku.
Agolli - I kontaktuar dje nga gazeta, mbrojtësi u shpreh i befasuar për rezultatin që arriti ekipi shqiptar në ndeshjen e parë. “Bravo Kukësi! Sinqerisht nuk e prisja një rezultat kaq të pastër në ndeshjen e parë, por më bëhet shumë qejfi që ka arritur një fitore të tillë përballë Metalurg Donetskut. Sa për trajnerin e Metalurgut, Maksimov, nuk habitem fare që ka humbur në Shqipëri. Kjo është si një lloj hakmarrjeje edhe për mua. Ta dijë mirë ai se kush janë shqiptarët. Urime Kukësit! Tani shpresoj që të kualifikohet në fazën ‘play-off’, ku pretendojmë të jemi edhe unë e Teli si pjesë e Karabakut në Azerbajxhan”, – ka thënë Agolli për “Panorama Sport”.
Bylykbashi - Dorian Bylykbashi parashikoi një surprizë të Kukësit në këtë takim. Dje ish-kapiteni i Krivbasit në Ukrainë foli me krenari për atë që kishte deklaruar pak ditë më parë. “E kisha bindje, sepse besoja shumë te Starova dhe Cungu. Kukësi ka një dyshe të paparë në pankinë. Metalurgu nuk ka ndonjë traditë në Europë, ashtu si Kukësi, mirëpo nëse u luan taktikisht mirë, atëherë ata thyhen. Më vjen mirë që më në fund një skuadër shqiptare arrin të bëjë histori në Kupat e Europës. Shpresoj që Kukësi të kualifikohet, ka realisht shumë shanse”, – ka deklaruar elbasanasi.
Akuzat për ish-trajnerin Dorian Bylykbashi dhe Ansi Agolli e kanë cilësuar trajnerin aktual të Metalurgut si racist ndaj shqiptarëve. “Maksimov e mori drejtimin e Krivbasit në janar të vitit 2010, ndërkohë që unë isha kapiten i ekipit. Nga ana tjetër, Isli Hidi, Ansi Agolli dhe Ervin Bulku ishin gjithnjë titullarë. Fillimisht ai largoi Bulkun pa u mbyllur ende muaji janar, ndërsa në prill të atij viti radhën e kisha unë dhe Hidi. Në fund mbeti Agolli, por edhe ai nuk qëndroi gjatë, sepse pati të njëjtin fat me ne. Kur nisi faza e dytë e kampionatit dhe në skuadër kisha mbetur unë, Hidi dhe Agolli, hapësirat për ne u mbyllën”, – është shprehur Bylykbashi.
JONUZ HALLACI / ERJON HAMITAJ / BESAR BOZGO

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

81 Komente

  • minuta e 10 kukesi – metalurg 1-0

  • progni e ka ber golin , jo malarkane

  • ku mund ta shikojme ndeshjen

  • URAGANI GJLLICES DO TE SHKATERROJ EDHE METALURGUN

  • Bravo kuksi. Ju lumt

  • Hallall ja u boft zoti. 500 here Urime . Me vertet po Ben histori kuksi. Vetem mbani euforine larg dhe vazhdoni te luani me zemer.

  • braaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaavooo ju a bofti zoti hallall

  • na e hoqet trunin , jeni te papare fare sdi cte them jam pa fjale respekte ,respekte dhe me shume respekte

  • Bravo Kukesi!
    Suksese ndeshjen e kthimit.

  • BRAVO KUKESI KRENARIJA E TE GJITHE SHQIPETAREVE

  • Une kur komentgova per kalimin e SARAJEVOS e kisha parashikuar qe KUKESI do kalonte turin e trete .
    Cfare te them vecse NJE BRAVO te MADHE !

  • bravooooooo ekipit kuksit

  • hallall ja baft zoti kuksit .ndeshje spektakolare ,shpresoj te lujn kshu ene ndeshjen e kthimit.me ne fund i skuader qe po nderon shqiperin duket e pabesueshme por e ka emrin ….k..u..k..e..s..i.

  • me pak fjale kf kukesi jeni heronje. nje epoke e re per futbollin shqiptar bravo ju qofte , shume krenar per ju

  • BRAVO KUKESI ! NJE BRAVO E MADHE PER PRESIDENCEN, TRAJNERIN DHE LOJTARET, NJE HAP I FUQISHEM DREJT KALIMIT TE TURIT TE TRETE. NA BEN KRENARE GJITHE SHQIPTARET.
    TURP, TURP, TURP,…. PER GJITHE TELEVIZIONET SHQIPTARE QE NUK E TRANSMETUAN NDESHJEN !
    SUKSESE KUKESIT EDHE NE NDESHJEN E KTHIMIT.

    SHPRESOJ QE EDHE SKENDERBEU TANI TE BEJE MREKULLINE. (TURP PER PRESIDENCEN QE NUK VURI AVION ÇARTER, POR E CFILITI EKIPIN NE UDHETIME)

  • bravo kuksi ,nderuat kuksin edhe te gjith shqiperin,shpresojme qe te na nderoni edhe ne ndeshjen e kthim,bravo kuksi keshtu vashdo deri ne fund,je e vetmja skuader na bej krenar qe jemi shqipetar,suksese nga ATHINA

  • Bravo Kukesi ! ! Josa, nuk e besoj qe Cugu ka qene ndihmesi tend, se ndryshe do ishte mundur, po ti mund te maresh mesime nga AI !!.
    Ku po e shpije Skenderbeun, qe ka lojtaret me te mire te kampionatit Shqiptar ??

    T U R P ! ! !

  • JU A BOFTE ZOTI HALLALL SEPSE CDO SHQIPTARI JUA KENI CU ADRENALINEN NE MAKSIMUM
    ,,BRAAAAAAAAVVVVVVOOOOOO
    ISHALLA DHE NESHJEN TJETER REZULTAT POZITIV QE TE FUTET DHE KOMBI JON NE HISTORIN E FUTBOLLIT PAK NGA PAK,,BRAAAAAAAAAAAAAAAAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    BRRRAAAAAAAAAVVVVVOOOOOOOOOOO

  • bravo ,,,,,,,bravoooooooo…………………broavoooooooooooooooooooooo………se e meritojne dhe me gjith shpirte te kalojne turin e trete .se kur je tifos i futbollit vetem keshtu mund te mendosh….keshtu con dhe dhe me lerte futbollin tone po ne radhe te pare vet ekipin ….edhe njeher suksese …SE ekipin nuk e bejne as amri po as leket …e ben vet shpiri luftarak i grupit …..

  • bravo kuksi

  • hallall klubi i kukesit , hallall ,hallall hallall ,shembull per te gjithe ekipet shqiptare, fitoi me nje ekip qe eshte me buxhet vertet shume te madh.bravo kukesi na ke ber krenar ,mbas kombetares ,na keni bere krenar ,si shqiptare ,hallall kukesi ,meriton respekt nga te gjithe

  • Hallall Kuksi.
    Urime urime……….

  • Bravo kukesi, po luan futboll me zemer dhe te zgjuar. Nuk thone kote qe portieri eshte sa gjysma e ekipit.
    Sa per eufori ok Kukesi po paraqitet mire por te mos harrojme qe deri tani ka luajtur vetem kundra ekipeve te vogla ne rang europian. Gjithesesi, Kukesi po ben nje surprise te bukur.

    • Nuk ishte ekip I vogel Metalurgu. Nga kronika shoh qe Kuksi kishte dy raste beri dy gola, ndersa Metalurgu dhjete raste – nje shtylle. Kuksi luajti mire, por dhe me shume fat.

    • Renaldo. Duhet marur parasysh ate qe skuadrat tona kane humbur prej ekipeve minore nga San MArino, Malta, Luksemburgu. edhe ate me rezultate turperuese. Te gjith i themi bravo KUKSIN pasi nuk u be pjese e skemave BASTOREVE dhe dha nje shembull te bukur per ekipet tjera shqiptare, Nese sheh mire 5 ndeshje asnje humbje, Tirana, Flamurtari, Teuta, etj per 10 vjetet e fundit a mundtu grumbullosh aq ndeshje pa humbje. Te njejtat kane luajtur me ekipe te dobta. Knaqu vlla dhe urova KUKsIanev. URIME nga BALLISTET tetove.

    • O Ronaldo, emrin e paske te madh por gjykimin jo shume te fort e te kthjellet. Mos valle ekipet e tjera Shqiptare i kishin kundershtaret me te forte? Eshte luajitur dhe me ekiper amatore, mesuesish, postjeresh etj dhe ska pasur rezultate. Prandaj kija inatin – jepi hakun. Te gjithe Shqiptaret besojne shume per me tej. Supriza vazhdon. SUKSESE K U K E S I. Perpara – we belive

  • Pershendetje Kuksit nga Korca. Urime dhe besojme ne sukses te padiskutueshem ne ndeshjen e kthimit.
    Po paraqiteni me mire se Skenderbeu dhe per kete nuk i u kemi zili, sepse pervec se perfaqesoni Kuksin, perfaqesoni njekohesisht dhe Shqiperine.
    Shperblim i punes te perkushtuar te lojtareve, ekipit te trainereve dhe natyrisht dhe i Presidentit te klubit.

  • Bravo Kukesi !!!!Ju lumte po beni historine Ne sportin Shqiptar .Le te mare shembell ” Profesor Josa ” ai i hoqi b …. ,pa pike turpi deklaron “luajte vetem 75 min ” u dorezua pa kushte ,turp po demoralizon lojtaret ,mburu me Dimon mikun tend “lojtar klasi ” Forca Kukesi jeni drejt kualifikimit ,jepini leksion KORCES si fitohen ndeshjet .URIME K U K E S I !!!!!!!

  • urima nga korca
    bravo

  • Tani mund te them vetem nje gje.

    Kukesi eshte skuadra me e forte ne Shqiperi sot per sot, pa asnje diskutim.

    Sot ka arritur nje fitore te jashtezakonshme kunder nje skuadre qe vlen 19 milione euro

    http://www.transfermarkt.com/en/metalurg-donetsk/startseite/verein_2783.html

    Ndersa Kukesi vlen vetem 2.5 milione euro.

    http://www.transfermarkt.com/en/perparimi-kukesi/startseite/verein_27116.html

    Po mendoj se transfermarkt do doje ca ndryshime, pasi vlerat ne fushe ishin ndryshe.

    Kukesi ishte superior ndaj Metalurgut nga te gjitha anet.

    Urimet me te mira!

    Nuk e besoja kurre qe Kukesi do arrinte kete rezultat, kisha shprese vetem te korcaret, po ja qe gabova.

    Shpresen e vetme e kam te Kukesi qe do shkoje perpara ne Evropa League dhe do jem krenar me te.

    Kukesi ka bere histori sot.

    Dhe lus Zotin ta vazhdoje ate histori. Kjo eshte nje nga ngjarjet me te bukura te futbollit shqiptar.

    Heroj te gjithe.

    Mbi te gjitha eshte hero Safet Gjici.

    Po te marri Tiranen, per mendimin tim, Tirana futet brenda 3 vjetesh ne Champions League, pasi ka shume me teper para.

    E atehere flasim ndryshe per futbollin shqiptar.

    Zoti Gjici eshte vizionar dhe pasuri kombetare.

  • urimet me te sinqerta -KUKSJANVE-per kete fitore superheroike-..edhe -SKENDERBEU- duhet e marre shembull-duke thyer pertej cmendurise nje kar-agund-karaburun(humor) te kategorise se katert-qe u kthye ne –ekip lagje– per 75- minuta prej -tij(skenderbeut).-kam besim te patundur-se-SKENDERBEU-3-gola mund ti shenoje qe ne pjesen e pare-per te shkuar pertej cmendurise ne te dyten)-.-e kisha shkruar se kuksi do te shkonte -larg-..dhe vertet shkoi-shume larg–.megjithate -kujdes-ne kthim-.-2 -gola jane siguri per me tej–ndaj te mbrohemi per te mos pesuar as ne kthim-qofte duke bere lojen me te keqe-qe na intereson-5-4-1-qofte duke i bere nervoze lojtaret e metalurgjikut-(humor)-pergjate 90-minutave- qe me kete rezultat- (minutat)-shkojne shume shpejt-.-me duket si -ide e cmendur-por besoj se edhe ne kthim do te shenojme serish-duke e poshteruar –metalurgjikun–pertej-marrezise-..-fat te mbare dhe kualifikim kuksit per me tej–….

    • Pertej cmendurise ku shkuar ti vete me kohe o spartan me komentet tuaja trashanike qe ngelen te njejta pas cdo shkrimi sportiv.

  • po bravo ju qofte…..ja kaluat dhe Skenderbeut…do zoti vazhdoni deri ne plejof dhe grupe…..urime per Kuksin dhe Skenderbeun…..qe bejne dallim nga te tjerat ne kampionati. shqiptar por edhe jashte….

  • Ekip i vogel, me zemer te madhe!!! Nuk jam i sigurt nqs Kukesi do te kualifikohet, por fakti qe po ben histori, eshte shume mbreselenes. Mund te thuhet nje’ Bravo’ e madhe, dhe s’na ngelet gje tjeter, vecse t’i urojme kualifikimin, ketij ekipi kaq simpatik. Eshte nje shembull i jashtezakonshem per ekipet shqiptare, qe per hir te se vertetes, ne shume raste e bejne si lopa….’e mbushin enen me qumesht, dhe pastaj i bien me shqelma!!!’. Eshte i vetmi ekip qe ka vazhdimesi, dhe kjo ne saje te nje disipline te hekurt, te realizuar nga mjeshtri Starova, dhe nje trajner shume simpatik si Cungu. Personalisht jam i mendimit, se Starova eshte kryespecialisti shqiptar, dhe mbase i vetmi. Kujtoj se, jemi nje vend qe prodhojme lojtare, ne shume raste shume cilesore, per kampionatet e Evropes, dhe shume pak apo aspak, trajnere niveli. E kam simpatizuar Staroven per dyshen qe formoi te Durresi, me Liken, dhe tashme e supersimpatizoj, per tandemin shume efikas, me Cungun (nuk e njihnim si trajner, por qe ne fillim te jep pershtypjen e nje drejtuesi te zgjuar dhe serios).
    Kur mesova shortin e Kukesit, mendova per 2 humbje, ose te pakten, per nje skualifikim pa kushte!!! Tashme besoj, se me pak kujdes, Kukesi ka shanse reale, per te bere ate, qe asnje ekip shqiptar, nuk e ka realizuar ndonjehere…kalimin e tre ekipeve!!!. Le te shpresojme, dhe t’i urojme suksese. Le te marrin shembull, nga ky ekip, trajnere aventuriere si Josa, apo ekipe me buxhet me te madh, si Kampionet e Shqiperise! Jam shume dakort, me eliminimin e cdo ekipi tone. Ne shumicen e rasteve, luajme me ekipe, shume me te sprovuara, dhe skualifikimi, nuk perben asnje turp. Por paraqitjet, jodinjitoze, shpesh here qesharake, na bejne shpesh, qe te na zvordhitet, ai pak futboll shqiptar, qe shikojme. Mbase prisnja nje rezultat Kukesi- Metalurg 0-3, por gjthesesi, jo nje Shahtar- Skenderbeu 3-0. Por ja qe, ne shume raste, deshira , disiplina dhe zemra e madhe, dalin mbi kualitetet.
    Per faktin se Skenderbeu, me sa duket, na la pushim kete here, me siguri qe ne, tifozave korcare, do te na rahe zemra per Kukesin. Shpresoj qe ‘aventura’ jone evropiane, te zgjatet sa me shume. Edhe njehere respekte Kukesit!

    • Komenti juaj fare lehte mund edhe te botohej ne nje rubrike opinioni ne cdo gazete sportive. I bashkohem pike e presje gjykimit tuaj. Urimet e mia Kukesit qe me te vertete po na habit te gjitheve.

    • qa thote ky ore ekip i vogel me zemer te madhe. ekip i vogel eshte skenderbeu qe nuk shenon gol ne europe.mos e ngaterro preshin me prasin

  • Ta Hanksha Zemren Kuksi jem, ec aty theji te gjitha rekordet. Para Kukesi. Nderi Shqiperise…

    Kur e jep Besen Kuksiani nuk e Shkel se Bohet Namiiii.

    Bravooo Safet Gjici….

    Para Kukesi

  • Ah edhe nje gje tjeter.

    Stadiumi i Metalurg Donjeckut nuk eshte i licensuar nga UEFA per ndeshje, prandaj do luhet te ish-stadiumi i Shahtjar Donjeckut, Shakhtar Stadium.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Shakhtar_Stadium

    Po kjo s’ka rendesi shume pasi Kukesi tashme eshte mesuar me platete e medha.

  • Endrra vazhdon ,, kukesi eshte 90% I kualifikuar tani duam nje kundershtar Jo te forte ne pleyof ose ne turin e 4 edhe kuksi do te shkruaj historine do te futet ne grupe ,, bravo kuksi ,,

  • O ju qe xhelozoni a gjithehere me u’a mbush stadiumet Kosovaret marre lun Kukesi ne UEFA ju Tiranas vdisni me xhelozin qe keni ne vend se te mbushet stadiumi ju bojkotoni.Nje derbi lokal ne Kosov behen 15 mij shikues, Kukesi luan ne UEFA LIG sjan as 10 mij marre.Urime Kukes para Kukes.Dijeni se Kukesi e perfaqson gjith shqiptaret duhet te respektohet dhe te ndiqet.Urime edhe nje here.

    • Mire po thu, ne mbeshtetje te Kukesit duhet te ishin edhe Fanatiksat e Tiranes dhe Guerrilsit e Partizanit se te Dinamos nje grusht veta jane. Kukesi po perfaqeson me dinjitet te gjithe futbollin shqiptar.

  • bravo kuksi merituar plotsisht koptoni tani sa deme bene nderhyrja politike ne futboll pa besuar
    po vertete arrjitje malleshtore urime urime kjo do te thote te luash me zemer dhe shpirt pa nderhyrje uroje kuksit pse jo dhe ne uefa grup
    pacit fat djema

  • bravooooo kuksi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!edhe suksese te metejshme!!!!!!!!

  • kjo esht kur futesh ne fushe
    me mendimin ja vdekje ja liri
    dhe kshu fito neshjen moralin dhe
    kreno SHQIPERINE. e kujt ja merrte
    mendja. bravo KUKSI.
    je shembull per te gjith kto
    laperat viktimat qe kan gjith jeten
    ne superlig dhe vetem turp i kan
    dhen KOMBIT

  • 2 me 0 jemi shume prane kualifikimit ,jam 100 per qind se kukesi do te kualifikohet . forca kukesi

  • Bravo ju qoft Respekt kuksi

  • kukesi skuader qe duhet marre shembull nga cdo skuader shqiptare ! loje me zemer ndershmeri korrektese!!! bravo bravo suksese gjith shqiperia eshte krenare me ju!

  • bravo kukesi dhe sa me large te veni

  • BRAVO KUKESI, SUKSESE TE METEJSHEM…

  • bravo kuksi gjith shqiptaret jan me ju po I ipni emer te madh vetes dhe kombit ton.

  • Ju uroj edhe këtë fitore historike Kukësit, kësaj here ja dolën ta mundin ekipën Ukrainase Metalurg Donetsk me rezultat prej dy golave epërsi kjo e cila u jepë shpresë Kukësit për të udhëtuar në ndeshjen e kthimit në Ukrainë, një javë më vonë si mysafir me një ambicje të madhe dhe të sigurt se do të mund ta ruajnë këtë rezultat për të arrijtë të kualifikohen në turin tjetër Lojë Shtesë (Play offs), dhe të bëjnë një mrekulli për tërë kombin shqiptar çka deri më sotë nuk ka mund ta arrijë asnjë ekipë e futbollit shqiptar për t’u kualifiku dhe për të kalu më tepër se turin e tretë në kupat e Evropës. E besa jeni si vendë i njohur edhe me Rapsodët e Kukësit të cilët i ndëgjoj me dëshirë të madhe përmes videos youtube dhe videove të tjera në internet. I urojm sukses të mëtutjeshëm ekipës së Kukësit të na sjellë fitore dhe kualifikim deri në finalen e Ligës së Evropës dhe ndoshta të arrijë të ngritë trofeun e më të mirit në këtë kompeticion të garave të futbollit. Po ashtu më kujtohet gjat vitit 1977/78 kur Notinghem Foresti i Anglisë arrijti të kualifikohet nga ish Liga e Dytë Angleze në Ligën e Parë, (sotë Premier Liga) Angleze dhe gjat dy viteve 1978/79 dhe 1979/80 arrijti të fitoj dy herë radhazi Kupën e Kampionëve të Evropës, një rast i ngjashëm është siç dihet edhe te Kukësi kur po ashtu arrijti të kualifikohet dhe të kalojë nga Liga e Dytë e Shqipërisë në Superligën e Shqipërisë dhe gjat këtij viti të bëjë gara edhe në Ligën e Evropës, e ndoshta do të mund të arrijë një sukses të tillë edhe Kukësi siç e ka arrijtë Notinghem Foresti i Anglisë gjat atyre viteve të kaluara.
    Më poshtë mund të klikoni në shiritin e adresës së fotografisë ku shihen futbollistët e Kukësit mbas shënimit të golit gjat ndeshjes futbollistike Kukësi 2-0 Metalug Donetsk.

    https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn1/1017071_543840635669334_806342885_n.jpg

  • Suksese Kukesi i dashur per gjithe shqiptaret. Nuk ka se sesi te behet me mire.
    Vazhdoni te qendroni me kembe ne toke se rezultate te tjera pozitive do te korrni ne ndeshjet ne vijim. Deshiroj tju shoh ne pjesmarrjen ne Grup ne Europa lige.
    Urime kampionet e Shqiperise ne kete edicion te ri futbollistik qe fillon me 24 Gusht.

  • kuksi nuk ndalet. skuader heronjsh !!!

  • Dilni o legeneat e tirrrrrrroooooones(jo te gjithe)qe shanit skuadrat qe po na perfaqesojne ne europa league edhe champions.Pa tirane sbehet ose vllazni ose flamurtar .Tani cfare do thoni??Do rini si legena gjer sa te behet ndeshja ne ukraine edhe nqs humben kuksi do nxirni koken si by…….ra edhe do thoni pa tironeeeee vllazni edhe flamurtar sbehet te mos i kemi per champions apo europa league.Skam gje me ti fozat e flamurtarit apo vllaznise.me ca nga keta legenat e tirones e kam qe fluturojne me presh ne b….

  • hallall jua bofte zoti,mekat qe skemi pas mundesi me e ndjek neshjen live ne tv.

  • bravooooooooooooooooooooooooo Kukesi,na e keni nderuar qytetin tone.Te vazhdojme keshtu dhe te shkruajme perseri historine ne play off.

  • kush kanal e jep ndeshjet?

  • 10000 here bravo Kukesit. Po gjizaket 24 here kampione s’i kaloni dot. Ata jane ne turneun nderkombetar te Pukes

  • ueee jan te papam goo kuksi dilne cerekfinale te europa ligeees :d

  • bravo kukesi urime bravo gje tjeter sdi te them sa me tutje te veni

  • asnje kanal televiziv ,nuk e dha ndeshjen ,tju vije turp . po ju jeni njerez plera ,se skeni as turp , drejtora te kanaleve telvizive shqiptare ,MOTRAT ME TE MIRA KU TI KENI ;E CJU PERMBAN PRAGU I DERES ;O PLERA :URIME KUKESIT HALLALL PER EKIPIN ;QE KENI HALLALL ;BRAVO JU QOFTE

  • BRAVO KUKSI,,,,,,,,,,,,,,LOJTARE ME ZEMER TE MADHE

  • urime kukesi, kujdes ne ndeshjen e radhes larg euforise

  • bravo Kukesi ,emocione te pafundeme per futbollin shqiptar,çdo gje me punedhe te vendosur.

  • Qyteti i vogel me njerez te mire , te ndershem , bujar , besnik por i mungonte vetem qershia mbi torte dhe kete ja shtoi ekipi i futbollit . Me besoni o shqipetar qe nuk e kuptoj as vete pse kam nje deshire kaq te madhe qe une te them “JAM KUKSIAN” , nderuat veten , nderuat klubin , nderuat qytetin , nderuat edhe Kosoven e mbare Shqiptarine , gjithe Kombin ju lumte jemi shume krenar per JU , shpresojm qe edhe Korça me pak fat te beje histori , jemi me ju te gjithe bashke, FORCE DHE NDER .

  • bravo kukesi vetem korr sukses e meritoni jeni legjendar urime.

  • Urime Kukesit per kete sukses te madh,ndersa per ata qe kenaqen kur humbet Skenderbeu desha tu them qe ,Skenderbeu per sivjet i ka realizuar objektivit me se miri per te kuptuar kete ju e dini qe turi i trete i europa liges presupozohet i kaluar nga Skendebeu.

  • Rrespekte Kukesit.

    ps. kur bohet fjale per ekip shqiptar ne kupat e evropes jemi gjithe nje.

    Rrespekte dhe njehere nga tifoz i Tirones.

  • Urime Kukesit! Para Laci!

  • kukesi vertet ka bere lojra te mira, por ka pasur edhe fat shume.dua te permend 2 shtyllat e sarajeves, penalltia e humbur e sarajeves.shtylla e metalurgh donjesk.nese e mbaj mend mire shtyll ka goditur dhe flora talin.

  • NE NDESHJEN E KTHIMIT KUKSI DUHET TE JET 100% I KONCENTRUAR.SUKSESI I GARANTUAR DO TE ISHTE NESE KUKSI NE NDESHJEN E KTHIMIT TE FILLOJ ME SISTEMIN .4_
    -3-3.D.M.TH.QE NE FILLIM TE PJESES SE PAR TE SHENOHET NJE GOL SA ME SHPEJT E PASTAJ TE NDRYSHOHET SISTEMI NE.5-5.TE LUHET PA SULMUS ME T5.MBROJTES DHE 5 MESFUSHOR TE RUHET REZULTATI TE MBAHET TOPI SA ME SHUM NE DISPO.SION DERI NE FUND TE TAKIMIT.PERPARA “FORCA KUKSI”….

  • bravo por amo edhe fati i ka ndihmuar.keshtu kur luan 94 ne alert e mezemer edhe zoti te ndihmon.kan shum shanse per kualifikim por edhe ata kane se nuk eshte i pakthyer ky rezultat.kukesi nuk duhet te luaj ne mbrojtje ne ukrain.ata duhet patjeter te shenojne dhe te perdorin nje dinakeri siq e beri kombtarja ndaj norvegjise ne norvegji.futbolli ne ukraine eshte si religius.kukesi ferrin e bosnjes e kaloj me at tifozeri te zjarrte qe paten boshnjaket ne stadium edhe ne ukraine do ta kene njesoj si ne bosnje.ishalla vazhdon magjia.suksese.

  • mos te prishet ky grup lojtaresh qe jane.mbani lojtaret dhe presidenti gjici ta harroj tiranen po te shof suksesin me kuksin. mos e le kuksin per tiranen mos mos se po te ec mbare me kuksin.

  • BRAVOOOOOOO KUKSI JENI VERTET KRENARIA KOMBIT.BRAVO BRAVO BRAVO:

  • Hallall buka me dhalle djema! Skandaloz fakti qe asnje televizion nuk denjoi ta transmetonte ne nje kohe kur shume prej tyre rendin te transmetojne palacolleqe pa asnje lloj vlere si puna e Big Brother p.sh. TVSH duhet shkrire si televizion se eshte nje cerdhe e te paafteve qe mbahen me leket e shqiptareve.

  • mos u gzoni para kohe o malokt e Kuksit
    se do e hani sa krahu n’Ukraine.

  • Jemi komb pa dinjitet! Si ka mundesi te mos e transmetoje asnje kanal televiziv? Po TVSH perse e paguajme, apo per te mbushur xhepat te babeziturit? Nje nga detyrat e para te qeverise se re duhet te jete dhe rikompozimi total i ketij Institucioni!

  • dardha e ka bishtin mbrapa,o popull kam-kum!!!

  • ha ,ha ,ha ,bravo kuksi

    Yuri Maksimov i pushuar nga puna, pohuar nga vete ai:

    ” I got fired. During team meetings, before all players with an official statement made by the sports and general director of the club. Out of their mouths was made “in connection with bad sports results Yuri Maximov fired.”

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *