Kombetarja U-17, Lajme Flash, Lajmi Kryesor — 27 Mars, 2012 19:25

Kuqezinjtë 17-vjeçarë e mbyllin me një fitore “Elite Round”

Kombëtarja e Shqipërisë për moshën 17-vjecare ka arritur të marrë një fitore në “Elite Round”, për llogari të Grupit 5, në kualifikueset që po zhvillohen këto ditë në Holandë, për Europianin e kësaj grup-moshe. Pasi kishin humbur dy ndeshjet e para, përkatësisht ndaj Holandës, me rezultatin 4-0, dhe ndaj Serbisë, 3-0, kuqezinjtë tanë të vegjël janë vënë të martën përballë homologëve të Republikës së Irlandës. Të dyja palët nuk kishin asnjë fitore në ndeshjet paraardhëse, kështu që dueli direkt mes tyre ka qenë për të siguruar vendin e tretë në këtë grup, duke evituar fundin. Ky fat u ka buzëqeshur të besuarve të trajnerit Dzemal Mustedanagic, që kanë luajtur më mirë se kundërshtari, më mirë se në dy ndeshjet e shkuara, ndaj janë shpërblyer me dy gola. Marku, në minutën e 35-të, ka shndërruar në gol një penallti të akorduar nga kryesori armen, Arsenyan, duke e kaluar Shqipërinë për herë në parë në epërsi, por edhe duke shënuar golin e parë në ndeshjet e “Elite Round”. Kur po mendohej se do të mbyllej më këtë rezultat, 1-0 për kuqezinjtë, pjesa e parë, ka ardhur barazimi për irlandezët. Pikërisht në minutën e 43-të, Grealish i kundërshtarëve ka shënuar në portën e Teqjes, duke rivendosur ekuilibrat momentalë rezultativë. Menjëherë pas pësimit të golit, trajneri Mustedanagic bën zëvendësimin e parë, duke larguar nga fusha Beqirin për Muratin. Ky i fundit, fatkeqësisht pëson një dëmtim dhe nuk qëndron dot më tepër se deri në minutën e 52-të në lojë, teksa detyrohet të zëvendësohet nga Lokaj. Por, dicka më herët se ky moment, Shqipëria U-17 ka shënuar golin e dytë, me anë të Ymeraliaj, në minutën e 49-të. Minutat e mëpastajme janë dicka më kërkuese për kundërshtarin, që kërkon golin e barazimit, por ndesh në një Shqipëri të ekuilibruar dhe tepër të kujdeshme në detyrat mbrojtëse. Tanët aplikojnë kundërsulmin tashmë, me shpresën për ta zënë Republikën e Irlandës në befasi, e cila është orientuar më shumë në sulm, pas disavantazhit për herë të dytë, por gol tjetër nuk del në dritë në këtë ndeshje. Në këtë mënyrë, tanët fitojnë ndeshjen e fundit në Grupin 5 të “Elite Round”, duke mos u kthyer në kuotën “zero” nga Holanda. Me 3 pikët e marra ndaj Republikës së Irlandës, kuqezinjtë 17-vjecarë evitojnë vndin e fundit në grup, ndërkohë që koleksionojnë 8 gola të pësuar dhe vetëm dy të shënuar.
Të enjten, po për Grupin 5, Holanda barazoi me Serbinë 1-1. Duke ndarë dy vendet e para, me nga 7 pikë secila, por me holandezët me golaverazh më të mirë, +5, ndërsa serbët e kanë këtë shifër në kuotën +4.

SHQIPERI – REPUBLIKA E IRLANDES  2-1

SHQIPERIA

1 Aldo Teqja
2 Amri Jonuzi
3 Tom Syku
4 Kristi Marku (C)
5 Paulo Sokoli
7 Endri Cekici
8 Dorian Hakrama
9 Franc Ymeralilaj (Jurgen Vatnikaj 72’)
10 Maldin Ymeraj
11 Mikelanxho Bardhi
16 Berat Beqiri (Almedin Murati 44’) (Fabian Lokaj 52’)
Zëvendësues
12 Thoma Strakosha
6 Besar Vorpsi
13 Ergi Borshi
15 Jurgen Vatnikaj
17 Almedin Murati
18 Fabian Lokaj
Shënues: Marku 35’ (pen), Ymeralilaj 49’ / Grealish 43’
Trajner: Džemal Mustedanagić
Gjyqtar: A.Arsenyan, E.Arevshatyan (Armeni), A.V.D.Werff (Holandë)

 

Më poshtë, ja edhe tabela përmbledhëse teknike e Grupit 5 të “Elite Round”, ku bënte pjesë edhe Shqipëria:

Nr

Skuadra

Nd

Fit

Brz

Hmb

G.Sh

G.P

+/-

Pike

1  HOLANDA

3

2

1

0

7

2

5

7

2  SERBIA

3

2

1

0

5

1

4

7

3  SHQIPERIA

3

1

0

2

2

8

-6

3

4  REPUBLIKA E IRLANDES

3

0

0

3

2

5

-3

0

 

Te lidhura me artikullin:

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *