Lestëri “luftë” Sitit, si Davidi me Golian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2016 | 11:30

Lestëri “luftë” Sitit, si Davidi me Golian

Është momenti i së vërtetës për Klaudio Ranierin dhe Lestërin e tij. As tifozi më i çmendur i këtyre të fundit nuk e kishte menduar se një ditë skuadra e tyre do të luftonte për titullin kampion. Puna e palodhur, sakrifica dhe dëshira për të bërë ëndrrat realitet shpërblehen një ditë. Është sfida kur i vogli sfidon të madhin, pikërisht si Davidi kundër Golias.

lester sitiEcuria fantastike e Lestërit gjatë këtij sezoni në kampionatin anglez ka bërë që sot në shtëpinë e qytetarëve të luajë një sfidë, e cila do të përcaktojë realisht fatin dhe mundësitë që ata kanë për të fituar titullin kampion.

Për momentin gjenden në krye me 50 pikë, 3 më shumë sesa Siti, ndërsa për skuadrën e Pelegrinit është ndeshja për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Askush nuk e kishte menduar që pas 24 javësh kampionat, Lestëri të udhëhiqte një prej ligave më të bukura në botë, edhe kur rivalë janë Junajtid, Çelsi, Siti, Liverpul, Totenhem dhe shumë ekipe të tjera.

Dy trajnerët kanë pranuar se kjo është një ndeshje shumë e vështirë dhe do të vuloset nga episodet. Italiani Ranieri kërkon të shfrytëzojë maksimalisht euforinë e futbollistëve të tij.

“Nuk më shqetësojnë aspak lajmet për Guardiolën, por dua të përqendrohem te ky sezon. Nesër (sot) na pret një ndeshje e vështirë që duhet fituar”, ka thënë Pelegrini. Kjo sfidë është një përballje edhe mes dy sulmuesve Vardi dhe Aguero.

I pari udhëheq listën e golashënuesve të kampionatit dhe u bë personazhi i javës me supergolin e shënuar ndaj Liverpulit. I dyti është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe sot duhet të marrë mbi shpatulla skuadrën e tij. Sfida e parë ka përfunduar në barazim, por këtë herë bën punë vetëm fitorja, sidomos për Mançester Sitin.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"