Leva i vë kusht Bajernit, do 18 mln euro në sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 11:00

Leva i vë kusht Bajernit, do 18 mln euro në sezon

Edhe pse Bajerni është klub korrekt, strikt dhe i qartë me mediat dhe kontratat e lojtarëve, përsëri shtypi vazhdon ta ngacmojë. Këtë herë spekulimi i radhës vjen nga Spanja.

levandovskiGazeta madrilene “AS” ka zbuluar se sulmuesi polak Robert Levandovski nëpërmjet agjentit të tij Cezari Kuharski i ka vënë kushte Bajernit për qëndrimin e klientit të tij. Sipas spanjollëve, dyshja polake kërkon 18 milionë euro në sezon.

Por krerët bavarezë nuk nxitohen për rinovimin apo ndryshimin e kushteve të kontratës së nënshkruar. Në vitin 2019, Leva bëhet 30 vjeç dhe mund të zëvendësohet nga një sulmues tjetër. Por e gjitha kjo bëhet që Bajerni ta shesë te Reali duke mos pranuar t’i japë 18 milionë euro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"