Levi kërkon rikthimin në Vlorë, drejtuesit dilema për pankinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2015 | 11:58

Levi kërkon rikthimin në Vlorë, drejtuesit dilema për pankinën

leviStanislav Levi “flirton” nga Çekia me Flamurtarin. Ish-trajneri i vlonjatëve ka dhënë sinjale rikthimi te kuqezinjtë, teksa lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime konfidenciale në klub. Mësohet se gjatë ditëve të fundit, trajneri Levi ka kontaktuar me drejtuesit e klubit, të cilëve u ka thënë se është i gatshëm që të kthehet në janar.

E ndërsa u largua duke lënë një letër në klub, drejtuesit e “shpallën në kërkim”, për shkak se kishte ikur, sipas tyre, në drejtim të paditur. Por, me t’u stabilizuar gjendja financiare te Flamurtari, Levi kërkon rikthimin për të vazhduar punën e nisur.

“Jam i gatshëm që të rikthehem në janar dhe të vendosem në krye të ekipit”. Ky ka qenë mesazhi që trajneri çek i Flamurtarit u ka dërguar drejtuesve. Nuk dihet nëse drejtuesit e Flamurtarit do ta miratojnë kërkesën e Levit për rikthim, por gjasat janë që kjo mos të ndodhë, edhe pse ka disa dilema se kush do ta drejtojë ekipin. T’i besohet sërish Mezanit, apo emrat e lakuar së fundmi në media?…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"