Perla e Karabecit i jep një pikë Tiranës, ndaj Laçit mbyllet 1-1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2015 | 16:34

Perla e Karabecit i jep një pikë Tiranës, ndaj Laçit mbyllet 1-1

Laci-Tirana 2-0. Lojtaret takohen para ndeshjesLIVE’ Laçi – Tirana 1-1
Golat:
Xhejms 30’/ Karabeci 90+3

Formacionet zyrtare
Laçi: Selmani, Doku, Sheta, Buljan, Çela, Meto, Gocaj, Veliaj, Sefgjinaj, Mitraj (Nimani 87′), Xhejms (Bardhi 75′). Trajner: Armando Cungu.
Tirana: Frashëri, Smajli, Bulku (Hoxhallari 78′), Muça, Gërçaliu, Lika (Kërçiku 70′), Teqja, Karabeci, Fukui, Vucaj, Zhilberto. Trajner: Shkëlqim Muça
Gjyqtare: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Erion Vela.
Kartonë të verdhë: Doku 21′, Veliaj 32′, Sefgjinaj 53′ / Gërçaliu 32′, Teqja 64′, Fukui 66′, Kërçiku 76′, Muça 90′
Kartonë të kuq: Veliaj 77′ / Fukui 90+4′

Tirana nuk arrin sërish të fitojë ndaj Laçit në transfertë. Bardheblutë kanë barazuar 1-1 në këtë javë të dytë të kampionatit  ndaj skuadrës të drejtuar nga Armando Cungu. Një gol i Karabecit në fundit e ndeshjes i ka dhuruar një pikë bardhebluve. Pa fat Laçi duke parë atë që ndodhi në këtë ndeshje pasi kurbinasit kanë udhëhequr avantazhin që nga minuta e 30-të falë golit të Xhejms. Megjithatë Tirana nuk u dorëzua dhe në minutën e 93-të Karabeci shënoi një supergol duke barazuar sfidën.

Pjesa e parë Ndeshja nis me Tiranën më kërsuese. Bardheblutë luajnë mirë në minutat e para të sfidës ndërkohë që Laçi ka vështirësi në mbajtjen e topit dhe e dërëzon lehtë ndaj kundërshtarëve. Me kalimin e minutave ritmi i ndeshjes bie dhe loja zhvillohet më së shumti në mesfushë. Në minutën e 30-të vjen edhe goli që zhbllokon sfidën. Laçui kalon në avantazh me anë të nigerianit Xhejms. Kurbinasit dalin në një aksion të shpejtë, Mitraj para zonës provon koridorin për te Xhejms dhe nxjerr krejtësisht të lirë nigerianin para portës, ky i fudnit me një qetësi për t’u admiruar godet dhe e dërgon topin pas shpinës së frashërit. Laçi në avantazh edhe pse para këtij episodi nuk kishtë kërcënuar për asnjë moment portën e Tiranës. Bardheblutë duken të shokuar nga goli dhe e kanë të vështirë të gjejnë forcat për të reaguar. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e kipit të Cungut 1-0

Pjesa e dytë Në pjesën e dytë loja ka qenë edhe më e dobët nga të dyja ekipet. Laçi që administron rezultatin duke bllokuar çdo sulm dhe Tirana nga ana tjetër që bën shumë pak për të mos thënë aspak për të tentuar golin e barazimit. Megjithatë goli i barazimit erdhi në minutën e fundit të shtesës.  Në minutën e 77-të Veliaj lë Laçin me 10 lojtarë, mesfushori shkakton faull ndaj Kërçikut dhe arbitri i nxjer kartonin e dytë të verdhë duke e larguar nga loja. Tirana merr zemër dhe fillon të sulmojë pas këtoj nepisodi. Ne minutën e 94-ët mesfushori i Tiranës Erando Karabeci godet me të majtën nga jashtë zone duke e dërguar topin në rrjetë, fantastike goditja e karabecit. Barazohet sfida. Pas këtij episodi mbyllet gjithçka 1-1 dhe të dyja ekupet ndajnë nga një pikë secila.

MINUTAT:

Mbyllet sfida, Laçi – Tirana 1-1
90+4′ Karton i kuq edhe për Fukuin.
90+3′ GOOOL TIRANA, supergol nga Karabeci.
Mesfushori godet me të majtën nga jashtë zone duke e dërguar topin në rrjetë, fantastike goditja e Karabecit. Barazohet sfida.
87′
Zvëndësim te Laçi, largohet Mitraj, i lë vendin Nimanit.
86′
Vucaj avancon drejt zonës, shmang bukur dy lojtarë të Laçit, gjuan me të djathtën, por goditja është totalisht e gabuar.
78′
Largohet nga loja Ervin Bulku, në fushë Hoxhallari për Tiranën.
77′
Veliaj lë Laçin me 10 lojtarë, mesfushori shkakton faull ndaj Kërçikut dhe arbitri i nxjer kartonin e dytë të verdhë duke e larguar nga loja.
76′
Tjetër karton i verdhë, këtë herë ndëshkohet Dorjan Kërçiku pas faullit ndaj Metos.
74′
Zvëndësim edhe në rradhët e kurbinasve, largohet Xhejms, në fushë Bardhi.
70′
Zvëndësimi i parë te Tirana, largohet Gilman Lika duke i lënë vendin Fukuit.
67′
Karton i verdhë edhe për Fukuin pas ndërhyrjes së parregullt ndaj Veliajt.
64′
Ndërhyrje mjaft e ashpër e Olsi Teqjas ndaj Sefgjinit, karton i verdhë edhe për mesfushorin.
60′
Goditjen e merr përsipër Vucaj që gjuan drejt portës me të djathtën por topi devijohet nga muri në goditje kendi. Sërish Vuvaj kroson drejt zonës dhe aty Gilberto i harruar nga mbrojtësit godet me kokë drejt portës, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Rast i mirë për bardheblutë.
58′
Doku shkakton faull ndaj Fukuit, goditje dënimi për Tiranën nga një pozicion mjaft i mirë.
53′
Ndërhyrje e ashpër e Sefgjinit në dëm të Gërçaliut, arbitri ndëshkon me karton të verdhë lojtarin kurbinas. Proteston Cungu për këtë vendim të Koçit.
51′
Gilman Lika tenton të çajë në kufijtë  zonës, më pas topin ia merr Gilberto i cili gjuan nga jashtë zone por goditja është e lehtë dhe kontrollohet nga Selmani.
47′
Gilberto mundohet të depërtojë brendaz zonës, braziliani kthen topin mbrapa për Karabecin, ky i fundit gjuan me të majtën, por grushton Selmani.
46′
Ka filluar pjesa e dytë, kësaj here topin e luajnë kurbinasit.

Mbyllet pjesa e parë, Laçi – Tirana 1-0
40′
Goditje dënimi për Tiranën nga një pozicion ballor. Provon Bulku që godet me të djathtën por pret në pozicion Selmani.
36′
Gërçaliu kroson drejt zonës, përpiqet Gilberto, por më parë ish ndalur loja për pozicion jashtë loje.
32′
Gilberto provon krosimin drejt zonës por topi ndalet me fytyrë nga Doku i cili dëmtohet duke ndërprerë për pak sekonda dhe lojën. Ndërkohë ka tension mes Gërçaliut dhe Veliajt, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë futbollistin e Laçit.
30′ GOOL LACI, shënon Xhejms.
Kurbinasit dalin në një aksion të shpejtë, Mitraj para zonës provon koridorin për te Xhejms dhe nxjerr krejtësisht të lirë nigerianin para portës, ky i fudnit me një qetësi për t’u admiruar godet dhe e dërgon topin pas shpinës së frashërit. Laçi në avantazh.
25′
Krosim drejt zonës nga Gocaj, ndalin mbrojtësat e Laçit, por kurbinasit pretendojnë për një prekie me dorë në kufijtë e zonës, nuk mendon kështu arbitri Koçi.
21′
Doku ndërhyn ashpër ndaj Ervin Bulkut dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë. Mbrojtësi i Tiranës merr ndihmën e stafit mjeksor. Loja ndërpritet për disa sekonda dhe vazhdon sërish. Asgjë serioze për Ervin Bulkun.
20′
Gilberto dhe Sheta në dyluftim për topi, sulmuesi shkakton faull ndaj mbrojtësit që më pas ka nervozizëm midis dy lojtarëve. I qetëson arbitri.
17
‘ Ritmi i lojës bie disi, topi luhet më shumë në mesfushë.
12′
Dy goditje kendi brenda një minute për Laçin, por që nuk sjellin asnjë rrezik në portëne  Tiranës.
10′
Bardheblutë qëndrojnë përpara, Laçi në vështirësi për të mbajtur në qarkullim topin.
08′
Mundësi e mirë për Tiranën, pas një krosimi, Smajli dhe Muça pëpiqen të shtyjnë topin drejt rrjetës por del Selmani duke larguar rrezikun.
03′
Goditje dënimi për bardheblutë, Vucaj kroson drejt zonës, përpiqet teqja me kokë, më pas Gilberto, por asnjëri prej tyre nuk arrin të godasë.
01′
Ka nisur sfida me topin e parë të shkelmuar nga bardheblutë.

16:00′ Drejtuesit e Laçit i kanë bërë bllokadë tifozëve bardheblu para ndeshjes. Ata i kanë rezervuar vetëm 5% të kapacitetit të stadiumit për tifozët miq. Ndërkohë nga Tirana kanë udhëtuar reth 450 tifoza, çka do të thotë se rreth 150 tifozë bardheblu mbeten jashtë stadiumit.

tir

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"