Fitore e çmendur, super-Shqipëria përmbys Armeninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2015 | 20:00

Fitore e çmendur, super-Shqipëria përmbys Armeninë

logoSHQIPËRI ARMENI 2-1 
GOLAT:
Mavraj 77′, Gashi 81′ / Mavraj 4′ (aut)  
SHQIPËRIA:
Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Abrashi (Gashi 46′), Kukeli, Roshi (Salihi 69′), Xhaka, Memushaj (Lenjani 46′), Cikalleshi. Trajner: Xhani De Biazi
ARMENIA:
Berezovski, Andonian, Arzumanian, Hairapetian, A.Edigarian (Korian 84′), Pizeli, Gazarian, Hambartsumian, Mikhitarjan, Manusharian (Hovhanisian 67′), Movsisian. Trajner: Bernard Shalande
KARTONË TË VERDHË:
Cana 20′, Kukeli 84′, Cikalleshi 90+2’/ Pizeli 38′, Hambartsumian 51′, 70′ (2), Arzumanian 86′
KARTON I KUQ:
Hambartsumian 70′
GJYQTARET:
David Borbalan, R.Kabanero, R.Del Palomar (Spanjë)

bashkeFitore e çmendur 2-1! Shqipëria tregohet e madhe dhe merr tri pikë me përmbysje ndaj Armenisë, në një ndeshje spektakolare në stadiumin “Elbasan Arena”. Ishin 90 minuta drithëruese, sepse Mërgim Mavraj i dëmtuar luajti me “gjilpëra”, shkaktoi autogol që në minutën e 4-t dhe më pas kompensoi gjithçka, duke barazuar rezultatin në pjesën e dytë. Ishte një ndeshje e çmendur, sepse Shqipëria qe në disavantazh për 77 minuta dhe fitoi, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në epokën “De Biazi”. Ishte fitore e çmendur, pasi kuqezinjtë treguan se mund të fitojnë edhe takimet më delikate të edicionit, ku gjithnjë kanë dështuar, veçanërisht ndaj kundërshtarëve të të njëjtit nivel. Ishte takimi që konfirmoi se Shkëlzen Gashi nuk duhet injoruar më nga trajneri kuqezi, por meriton ta ketë një vend në formacion. Sulmuesi shënoi golin e fitores historike, edhe pse u fut si zëvendësues. Sigurisht, ishte edhe një ndeshje ku nuk mund të mungonin edhe gafat në mbrojtje, por edhe tri shtylla (dy të Cikalleshit dhe një të Mavrajt). Në fund, një Shqipëri që kishte edhe fatin me vete, me një lojë që dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë. “Aventura” e italianit, që tashmë ka marrë pasaportë shqiptare, duke luajtur në 25 minutat e fundit me katër lojtarë me tipare tërësisht sulmuese (Lenjani, Gashi, Salihi, Cikalleshi), u shpërblye me triumfin. Dominim total, veçanërisht në pjesën e dytë, ndaj një Armenie që ua bëri më të lehtë kuqezinjve në 20 minutat e fundit, kur mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Hambartsumian. Fillimi i çmendur i armenëve, me një inkursion të Mikhitarjan, që vijoji me autogolin e Mavrajt, mbajti të mbërthyer në emocione afro 13 mijë tifozët e pranishëm dhe miliona shqiptarë që e ndoqën nga TV. Ëndrra për kualifikim vazhdon dhe ky i djeshmi ishte një sinjal i qartë

Video e ndeshjes:

MINUTAT:

Mbyllet sfidaaaa, Shqipëria merr fitoren e radhës dhe vazhdon drejt ëndrrës “Francë 2016”
89′ Armenët përpiqen të hidhen në sulm për të tentuar golin e barazimit. Berisha rrezikon gjatë goditje kendi dhe Armenia për pak nuk shënon pasi topi ndalet nga shtylla
81′ GOOOOOOOOOL PERMBYS REZULTATIN SHQIPERIA. Lenjani merr një pasim në krahun e majtë dhe kroson drejt zonës, Gashi gjendet i pambuluar dhe godet me kokë duke e dërguar topin në rrjetë
79′ Kombinime perfekte mes Cikalleshit dhe Lenjanit, ky i fundit gjendet i lirë para portjerit dhe godet në pozicion të prirët por topi ndalet nga portieri
77′ GOOOOOOOOL BARAZON SHQIPERIA. Goditje dënimi për Shqipërinë, Taulant Xhaka kroson drejt zonës dhe aty Mavraj kërcen mbi të gjithë duke goditur me kokë dhe duke e dërguar topin në rrjetë
73′ Cikalleshi sërish i pafat sot. Sulmuesi mer topin brenda zonës dhe godet menjëherë por është përsëri shtylla ajo që i thotë “jo”
71′ Sërish një mundësi e mirë për Shqipërinë. Mvraj mer një top afër 16 metërshit dhe gjuan fluturimthi por topi ndalet me vështirësi nga portieri armen
70′ Armenia me 10 lojtarë. Pixeli ndërhyn keq ndaj Lenjanit dhe arbitri e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë duke e larguar nga fusha
69′ Largohet nga fusha e lojës Odise Roshi dhe në fushë hyn Hamdi Salihi
64′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga një distancë e largët, ekzekutimin e merr përsipër Gashi që gjuan fuqishëm por topi përfundon ngjitur me shtyllën
63′ Kundërsulm i shpejtë i armenëve dhe për pak portieri Berisha zihet në befasi
58′ Cikalleshi merr një pasim të gjatë dhe pengohet brenda zonës dhe pretendon për penallti por nuk është i këtij mendimi arbitri
55′ Zbritje e shpejtëe kombëtares shqiptare, Lenjani merr një pasim brenda zonës dhe kthen topin për shokët e tij, aty përfiton Gashi që gjuan me të djathtën por goditja e tij është e dobët dhe ndalet nga mbrojtësi
52′ Një tjetër krosim i rrezikshëm nga Agolli në krahun e majtë. Lenjani i gjetur brenda zonës kërcen mbi të gjithë dhe godet por topi përfundon jashtë
46′ Shqipëria e nis pjesën e dytë me dy zvëndësime,  largohet Memushaj e Abrashi dhe dhe në fushë hyn Shkëlzen Gashi e Ermir Lenjani

 

sherrKryesojnë armenët në pjesën e parë, ka sërish përplasje në shkallët e stadiumit
Kanë përfunduar me avantazhin e Armenëve 45 minutat e sfidës e cila po luhet në “Elbasan Arena” Skuadra e De Biazit është ndëshkuar shumë herët dhe nga një gabim në mbrojtje duke i dhënë mundësinë kundërshtarit që të kalojë menjëherë në epërsi. Pas golit të pësuar skuadra kuqezi është hedhur në sulm për të kërkuar golin e barazimit madje kanë goditur edhe shtyllën me anë të Cikalleshit por përpjekjet e tyre nuk janë finalizuar siç duhet. Vlen për t’u theksuar sërish përpasja mes tifozave shqiptarë ku këtë herë protagonist u bënë  “Arpagjikt” nga Prizëreni dhe ata nga Shkupi, “Shvercerat”, që patën përplasje mes tyre por ndërhyri policia duke qetësuar situatën. Skuadrat kanë hyrë në dhomat e zhveshjes dhe tashmë pritet të luhen edhe 45 minutat e dyta për të parë reagimin e Shqipërisë.

Mbyllet 0-1 pjesa e parë
45+1′ Një rast tjetër për kombëtaren shqiptare. Sërish Agolli që kroon bukur nga e majta dhe Cikalleshi gjendet i pambuluar brenda zonës, godet me kokë por gjuajtja e tij ishte qëndrore dhe kontrollohet nga portieri i Armenisë.
44′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë. Agolli e merr përsipër duke krosuar drejt zonës por aty nuk munden dot të përfitojnë futbollistët shqiptarë
40′ Edhe Ermir Lenjani ngrihet në nxemje për Shqipërinë
37′ Karton i verdhë për Pixelin, mesfushori ndërhyn keq ndaj Xhakës
36′ Memushaj merr një pasim perfekt brenda zonës por arbitri ndal lojën për faull të shkaktuar nga mesfushori shqiptar. Rast i dyshimtë
34′ Sërish Shqipëria përpara. Kundërsulm i shpejtë me Cikalleshin, ky i fundit avancon drejt zonës dhe i afrohet portës, gjuan në pozicion të prirët me të majtën por topi ndalet nga shtylla
33′ Gashi, Basha dhe Valdet Rama në nxemje për Shqipërinë
28′ Krosim nga krahu i djathtë me anë të Hysajt dhe Memushaj tenton një roveshatë por topi largohet mba armenët
23′ Kundërsulm i shpejtë në krahun e djathtë për Shqipërinë me Odise Roshin, mesfushori kroson rezikshëm drejt zonës por aty nuk përfiton dot Cikalleshi dhe topi largohet nga mbrojtësit armenë.
20′ Tension në shkallët e stadiumit mes tifogrupeve shqiptare, policia shoqëron disa persona. Edhe tifozët nga Prizreni, “Arpagjikt” dhe ata nga Shkupi, “Shvercerat”, patën përplasje mes tyre
19′ Cana bën një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë
18′ Rast ideal për Shqipërinë. Sërish është Agolli që jep një krosim perfekt në zonë nga krahu i majtë dhe aty Abrashi edhe pse shtatshkurtër, kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë por topi përfundon ngjitur me shtyllën
16′ Shqetësim për Hysajn, mbrojtësi ndjen dhimbje në kofshë por vazhdon të mbetet në fushë
14′ Një sulm i shpejtë i Shqipërisë me Roshin. Topi kalon në të majtë te te Agolli dhe ky i fundit e kroson menjeherë drejt zonës, aty Xhaka kërcen mbi të gjithë dhe gjuan me kokë por goditja e tij përfundon jashtë
10′ Zbritje e shpejtë e futbollistëve shqiptarë. Cikalleshi përpiqet të përfitojë në afërsi të zonës por shkakton faull
04′ GOL ARMENIA Një gabim i Lorik Canës në mbrojtje i jep mundësinë Armenisë ta dalë shpejt në sulm. Mkitharjan driblon bukur dy mbrojtësa dhe futet brenda zonës, mesfushori pason por topi devijohet nga mbrojtësat shqiptarë dhe përfundon në rrjetë
01′ Filloi sfida me topin e parë të nisur nga armenët

Ka startuar sfida e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Armenisë. Në një “Elbasan Arena” të tejmbushur kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi do të përballen ndaj Armenisë në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e europianit “Francë 2016”.  Pas shumë dyshimeve, Mavraj vendosi ta nisë si titular këtë sfidë, ndërkohë që Memushaj ka zenë vendin e Lenjanit në formacion.

 

 

17:47′ Futbollistët kanë përfunduar nxemjen dhe tashmë po bëhen gati për të startuar sfidën

17:30′  Babai i futbollisit, Taulant Xhaka, Ragipi, ndodhet për momentin në Elbasan për të ndjekur nga afër të birin.

17:10′ Futbollistët e të dyja skuadrave kanë nisur nxemjen

17:02′ Të dy trajnerat publikojnë formacionet zyrtare, Mavraj e nis nga minuta e parë:

Shqipëria: Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Cikalleshi; Trajner Xhani De Biazi
Armenia: Berezovski, Hovhanisjan, Harojan, Arzumanjan, Voskanjan, Harpetjan, Jedigarjan, Pixeli, Ghazarjan, Mkhitarjan, Movsisjan; Trajner: Bernard Shaland
Gjyqtarë: David Borbalan (SPA) Arbitër anësorë: Raul Kabanjero (SPA) Roberto Diaz Perez (SPA) Arbitër i katërt: Horge Prieto (SPA) Arbitrat pas portave: Karlos Gomez (SPA) Pedro Montero (SPA)

17:00′ Krijohen sërish radhë të gjata në hyrjet e tribunbave të “Elbasan Arenës”

16:45′ Futbollistët e të dyja skuarave hyjnë në fushë për t’u njohur me terrenin ku do të luajnë

16:10 Tifozët kanë filluar të mbushin shkallët e stadiumit ‘Elbasan Arena”

15:45‘ Mërgim Mavraj ka postuar një status në profilin e tij në “facebook” duke shkruar: “Shpresa nuk vdes kurrë”, çka lë të kuptohet se mbrojtësi edhe mund të luajë sot

15:30′ Situata qetësohet dhe tashmë po vijon normalisht koncerti i organizuar nga ‘Digitalb”. Në skenë kanë filluar të ngjiten emra të njohur të muzikës shqiptare, për të mbajtur sa më të ndezur atmosferën para ndeshjes

Ora 14:45 Incidenti i parë në Elbasan  Tifozët e Plisave të Prishtinës janë përplasur me mjete të forta me tifozët e Torçidës, grupim i ardhur nga Mitrovica. Drejtori i Policisë Neritan Nallbati në vendin e ngjarjes bën të ditur se “ sherri ka nisur mes dy grupeve tifozësh të ardhur nga Kosova të cilët kanë debatuar se kush grup do të kalojë i pari në bulevard”.

Sakaq ka nisur debate me fjalë dhe më pas ka përfunduar me goditje mes dy grupeve më së shumti me shishe birre që tifozët mbanin në dorë. Sheri mes tyre ka nisur tek rreth rrotullimi tek “ 1 Maji” ku nën himnin e këngës “Xhamadani vija vija”, tifozët po tentonin të hynin në bulevard.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e Policisë e cila ka bërë të mundur shoqërimin e 10 tifozëve nga të dyja grupet në komisariat, e më pas ka dërguar në spitalin kirurgjik 4 të dëmtuar kryesisht në kokë. Sakaq Nallbati pohon se “ deri më tani sutuata është e qetë”.

Tifozët parakalojnë qetësisht në rrugë duke kënduar apo thërritur “Prishtina” , “ Shkupi” “ Shqipëri Etnike”, etj”. Dy tifozeritë njihen si ndër më të zjarrtat në Kosovë dhe kanë ‘hasmëri’ mes tyre. Një vit më parë ato u përplasën dhunshëm gjatë një ndeshje të kampionatit kosovar mes Trepçes dhe Prishtinës.

Video:

14:30′ Kryeministri Edi Rama poston status në “facebook” duke bërë thirrje që të gjithë të mbështesin kombëtaren: “Të gjithë bashkë me Kombëtaren në një tjetër mbrëmje pasioni kuqezi”, ka shkruar Rama.

13:30′ Bëhen gati 12600 qeleshe në “Elbasan Arena”. Secili tifoz do të ketë në vendin e tij një qeleshe me shqiponjë.

12:30′ Tifogrupe të ndryshme nga shumë qytete të Shqipërisë por edhe jashtë kufijve janë nisur drejt Elbasanit për të mbështetur kombëtaren.

12:00′ Vijon kaosi për biletat. Dhjetra tifozë të mbërritur në Elbasan janë në kërkim të një bilete për të parë nga stadiumi ndeshjen por pavarësisht kërkesave të shumta, situata nuk ka zgjidhje dhe biletat mungojnë.

11116179_426029177570685_1343055835_n10:30′ Sponsori gjeneral i kombëtares, “Digitalb” ka bërë gati koncertin që do të shoqërojë me muzikë dhe argëtim gjatë ditës së sotme tifozat kuqezi që do të jenë të pranishëm në Elbasan

10:00 ‘ Rrugët e Elbasanit vishen me simbole kuqezi. Bulevardi kryesor që të lidh me stadiumin është pushtuar i gjithi nga flamuj, shalle, qeleshe, kapele dhe simpole të tjera kuqezi çka tregon se atmosfera ka filluar të ndizet shumë herët.

09:00′ Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi ka shkuar në kishë së bashku me disa nga miqtë e tij për të kërkuar edhe ndihmën e zotit para ndeshjes me Armeninë.

 


live

festa]

Untitled

vilma

de biazi

 

Untitled

auto

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"