Lotito: Kievo mashtron, Berisha u ble rregullisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2013 | 8:45

Lotito: Kievo mashtron, Berisha u ble rregullisht

Berisha, Tare dhe RacaPresidenti i Lacios, Kaludio Lotito, ka folur për herë të parë për afrimin e Etrit Berishës dhe problematikën që ekziston me Kievon. Veronezët pretendojnë se lojtari ka firmosur më parë për ata, ndaj edhe kanë bërë një padi në FIFA, por sipas bosit të Lacios klubi nuk ka shkelur asnjë rregull, përkundrazi, është Kievo që mashtron. “Berisha është blerë nga ne konform të gjitha rregullave të merkatos. Ai ka qenë lojtar i Kalmarit, klub ndaj të cilit ne kemi paguar edhe kartonin. Kievo nga ana tjetër pretendon se ka bërë një parakontratë me lojtarin. Tani unë di që Berisha nuk flet asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes, ndaj e kam të vështirë të kuptoj sesi janë marrë vesh drejtuesit e Kievos me atë dhe që më pas në ç’kushte lojtari paska hedhur firmë për ata. Së dyti, ka një rregull për lojtarët në përfundim kontrate, për klubin që dëshiron t’i ofrojë një kontratë, që së pari duhet çuar një ofertë e rekomanduar dhe të merrte dhe një përgjigje si nga lojtari dhe nga klubi, gjë që nuk ka ndodhur. Sakaq, lojtari në qershor kishte rinovuar kontratën me Kalmarin dhe kjo është një tjetër anomali, për çka pretendon Kievo se kishte firmosur me një lojtar në përfundim kontrate në janar të 2014-ës”, – sqaron Lotito.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"