Lumë golash në Serinë A, Interi dhe Verona barazojnë 3-3 (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 15:16

Lumë golash në Serinë A, Interi dhe Verona barazojnë 3-3 (VIDEO)

Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 3-3 në fushën e Veronës ditën e sotme. Skuadra e Mançinit lëshoi shumë terren, pasi shënoi golin e avantazhit ndaj vendasve.

interIshte Murijo ai që i dha avantazhin e përkohshëm zikaltërve, përpara se Verona të tregonte një fytyrë tjetër, duke e përmbysur rezultatin. Helander dhe Pizano shënuan në pjesën e parë për vendasit, duke e mbyllur atë në avantazh 2-1.

Në të dytën, Ionita shënoi golin e tretë, përpara se Ikardi të shkurtonte diferencën. Ai që e shpëtoi Interin nga humbja ishte Perisiç që shënoi golin e barazimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"