Magani rikthehet në stolin e Teutës: Do jemi pretendentë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2015 | 18:12

Magani rikthehet në stolin e Teutës: Do jemi pretendentë

maganiGugash Magani do të jetë trajneri i ri i Teutës. Një gjë të tillë e ka konfirmuar dje për “Panorama Sport” presidenti i durrsakëve, Edmond Hasanbelliu, por edhe vetë peqinasi.

Ky i fundit u shpreh i kënaqur për rikthimin në Durrës pas aventurës në kryeqytet me Tiranën.

Në fakt, prej javësh flitej për një rikthim të Maganit në krye të pankinës durrsake, por vetëm ditën e djeshme gjithçka është zyrtarizuar mes presidencës së Teutës dhe teknikut peqinas. Lajmi i rikthimit të peqinasit në krye të pankinës durrsake u prit me entuziazëm të madh edhe nga tifozëria e Teutës, e cila ruan kujtime të bukura për kohën, kur skuadra drejtohej pikërisht nga tekniku Gugash Magani. Ky i fundit ka drejtuar më parë Teutën nga janari deri në dhjetor të vitit 2013, duke e lënë skuadrën në vendet e para të klasifikimit.

Tashmë, ky rikthimvjen dhe si nevojë për të nisur një cikël të ri te Teuta, që synon të jetë një faktor në sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar. Magani Në një bisedë për “Panorama Sport”, ai u shpreh shumë i kënaqur për rikthimin në Durrës, ndërsa premtoi se do të bëjë gjithçka që kjo skuadër të rikthehet ndër skuadrat pretendente të futbollit shqiptar.

“Duke nisur nga sot (dje), do të jem trajneri i Teutës. Së bashku me presidentin Hasanbelliu, vendosëm që të marr drejtimin e skuadrës, me qëllim që të ndërtojmë një skuadër të mirë dhe pretendente për sezonin e ardhshëm futbollistik. Në Durrës ndihem si në shtëpi dhe premtoj se do të punojmë me shumë përkushtim, me qëllim që ta rikthejmë Teutën cilësore”, u shpreh shkurtimisht Magani. Pritet që tashmë me emërimin e tij të nisin afrimet dhe rishikimin e kontratave me lojtarët që u kanë përfunduar. Sipas të gjitha gjasave, në fund të qershorit ose fillim të korrikut do të nisë puna për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm.

Përgatiti: Leonidha Musaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"