Manajn e vëzhgon edhe Siti, duartrokitet nga… Zaneti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2016 | 9:46

Manajn e vëzhgon edhe Siti, duartrokitet nga… Zaneti

Është pjesë e akademisë zikaltër për shkak të moshës, ama stërvitet së bashku me “Ikardi&Co” nën drejtimin e Roberto Mançinit dhe çdo javë është në stol për ndeshjet e Serisë A. Rei Manaj është bërë hero pas “perlës” në finalen e dytë përballë Juventusit, në Kupën e Italisë për ekipet e të rinjve.manaj Megjithatë, mediat europiane kanë bërë jehonë jo vetëm golit të tij të shënuar, por edhe formës dhe sigurisht të ardhmes së shqiptarit. Interesimi “Goal.com” raporton se Mançester Siti është njëra prej skuadrave të mëdha që ndjek me kujdes situatën e sulmuesit shqiptar.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për një djalosh 19- vjeçar, parametrat e tij fizikë dhe ajo që tregon në fushën e lojës përballë moshatarëve, ka bërë që rreth tij të ketë një sërë interesimesh. Ndërkohë, mediat pranë shtëpisë zikaltër kanë bërë me dije se, për momentin, sulmuesi shqiptar është i paprekshëm dhe se Mançini ka bindur drejtuesit që ta mbajnë atë akoma në skuadër.

Megjithatë, në të njëjtin shkrim të kësaj medie, shkruhet edhe “fakti ironik”. “Mançini e ka futur te lista e ‘të paprekshmëve’, mirëpo në skuadrën e parë nuk ka marrë thuajse asnjë minutë. Dika ironike, pavarësisht se puna që Manaj bën me ekipin e parë është fitimprurëse për të në planin individual”, vijon shkrimi.

Duartrokitjet Seanca e djeshme stërvitore e Interit është ndjekur nga kapiteni legjendar, aktualisht zëvendës-presidenti Havier Zaneti, nga Piero Ausilio dhe nga Dejan Stankoviç. Në start të seancës, të gjithë të pranishmit kanë duartrokitur dy lojtarët kampionë: Manajn dhe Gnokurin. Në këtë mënyrë, qoftë edhe simbolikisht, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë një nderim të tillë nga legjenda e gjallë e futbollit dhe e zikaltërve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"