Mançini hap polemika, tregon gishtin e mesit pas përjashtimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2016 | 23:14

Mançini hap polemika, tregon gishtin e mesit pas përjashtimit

Trajneri i Interit u kap në foto duke treguar gishtin e mesit drejt tribunës gjatë kohës që ai po linte pankinën e zikaltërve – pas dënimit me karton të kuq që mori nga arbitri kryesor.

223305564-19179b76-3c7e-41f1-b474-a7eac346070cMediat italiane kanë publikuar foton e teknikut në momentin kur futet në dhomat e zhveshjes, por pa përcaktuar saktë se ndaj kujt ishte drejtuar gjesti i tij.

Foto të publikuara në rrjetet sociale, por edhe në mediat italiane, tregojnë drejtues të lartë të Milanit në stadium si Berluskoni, Galiani, si dhe shumë personalitete ‘VIP’.

Disa nga mediat italiane thonë se gishti i Mançinit ishte i drejtuar ndaj tifozëve të Milanin pas brohoritjeve për përjashtimin e tij.

“Mançini u bë protagonist i një gjesti që pritet të hapë shumë polemika”,-shkruan gazeta italiane “Corrieredellosport”.

Tensionet në derbi u rritën në minutën e 50′ në kur në zonën e Milanit pati një përplasje mes portierit dhe sulmuesit të zikaltërve.

f2137de453674c8d29347ce40524d155-ke2H-U140491906705rJD-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Futbollistët e Interit pretenduan një 11-metërsh, por arbitri nuk ishte i këtij mendimi. Protestave të lojtarëve iu bashkua edhe trajneri Mançini. Ky i fundit u nxor jashtë fushës nga arbitri kryesor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"