Mançini sulmon arbitrat, e ardhmja në pikëpyetje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 10:37

Mançini sulmon arbitrat, e ardhmja në pikëpyetje

Mançini nuk i ka lënë ende pas konfliktet me arbitrat.

manciniTrajneri i Interit gjatë konferencës për shtyp që mbajti dje në prag të duelit me Hellas Veronën sulmoi “xhaketat e zeza”, si dhe me përgjigjen që dha për të ardhmen hapi një tjetër çështje te zikaltrit.

Në dy ndeshjet e fundit keni treguar krejt tjetër lojë.

Me Kievon kemi luajtur shumë mirë, ashtu siç kemi bërë edhe kundër Milanit deri në momentin kur humbëm penalltinë. Ne kemi një problem të madh, pasi nuk mbyllim dot ndeshjet.

Me afrimin e Ederit keni minimizuar shanset e Jovetiçit që të luajë titullar.

Kemi gjashtë sulmues dhe, siç e dini fare mirë, jo të gjithë mund të luajnë bashkë. Maksimumi mund të zbresin tre në fushë ose katër kur jemi në disavantazh. Të tjerët nuk mund të luajnë.

A jeni i zhgënjyer nga Melo?

Jo, nuk jam i zhgënjyer prej tij. Në fillim bëri shumë mirë, më pas pësoi një ulje në aspektin psikologjik që prej kartonit të kuq që mori.

Përse Interi nuk shënon?

Kjo është e bukura e futbollit. Herë-herë krijon shumë raste për të shënuar, por nuk realizon asnjë gol. Përpara portës kundërshtare duhet të jemi më të sigurt.

Çfarë i mungon Ikardit?

Mua më kënaqin paraqitjet e tij. Mendoj se ai është i ri dhe mund të përmirësohet ende shumë. Kjo vlen për të gjithë të rinjtë te ne.

Mund të na thoni se çfarë ndeshjeje prisni përballë Veronës?

Verona është një ekip që po bën mirë ndeshjet e fundit. Ata e kanë marrë veten, por ne duhet të mendojmë që të fitojmë këtë takim. Nuk do ta kemi aspak të lehtë.

A mendoni me të vërtetë se arbitrat italianë janë të ndjeshëm?

Vetëm në Itali pezullohen trajnerët. Në asnjë vend të botës nuk ndodh diçka e tillë. Në Angli dhe në Turqi nuk jam përjashtuar kurrë në ndeshje e sipër. Atje mund të diskutosh dhe të shkëmbesh mendimet me arbitrin e katërt dhe nuk të ndodh asgjë. Ke rrezik të përjashtohesh vetëm nëse bën diçka me të vërtetë të rëndë. Por më mirë është që të mos flas shumë mbi këtë temë…

A mendoni se do të arrini objektivin për këtë sezon dhe a do të jeni ju në pankinën e Interit vitin që vjen?

Duhet të mendojmë ndeshje për ndeshje. Nuk mendoj aspak për të ardhmen. Ne jemi në linjë me objektivat që i kemi vendosur vetes. Ne kemi bërë mirë deri në një pikë të kampionatit dhe më pas shkatërruam gjithçka. Duhet të jemi optimistë për kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Keni vendosur se kush do të luajë përballë Veronës?

Ju them vetëm pesë emra. Zhezus, Handanoviç, Kondogbia, Ikardi, Murijo…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"