Manço qorton sulmin: Rei Manaj gati fizikisht, ka të ardhme tek Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2016 | 12:31

Manço qorton sulmin: Rei Manaj gati fizikisht, ka të ardhme tek Interi

Roberto Mançini është optimist për të ardhmen, edhe pse tregon se ky sezon mund t’i japë ende sodisfaksione të mëdha.manaj Në prag të ndeshjes me Napolin, numri një i pankinës zikaltër pranoi se skuadra e tij kishte për detyrë që t’i besonte vendit të tretë. Roberto-Mancini_8Në këto momente mendon më shumë për vendin e tretë apo për atë që ndodhi në Inter-Torino?

Sa i përket vendit të tretë mendoj se nuk kemi shumë shanse, por me 18 pikë që janë ende në lojë jemi të detyruar që të mendojmë pozitivisht. Fakti që Napoli nuk ka Higuainin a është një pikë më shumë në favor të Interit? Napoli është një ekip i mirë edhe pa Higuainin. Në vend të tij luan Gabiadini dhe ne duhet të bëjmë shumë kujdes.

Në sulm, përveç Ikardit, të tjerët lënë shumë për të dëshiruar. Problemi qëndron te ty apo tek organika?

Ne nuk u kemi thënë kurrë sulmuesve që të mos shënojnë. Disa prej sulmuesve të Interit nuk kanë pasur shumë fat përpara porte. Me 7-8 gola më shumë Interi do të kishte 6 pikë më shumë tani. Në duelet direkte Napoli nuk ka qenë superior ndaj Interit.

A ndihesh keq kur shikon klasifikimin?

Tani duhet të mendojmë për gjashtë ndeshjet e mbetura. Tani ekipi ka nisur që të tregojë se ka disa pika prej ku duhet të nisim gjithçka vitin që vjen.

A ka ndonjë gjë që mund të të detyrojë të largohesh?

Interi prej kohësh po bën kujdes me “fair play”-in financiar. E dija që në fillim dhe gjithashtu e di se do të vazhdojë kështu edhe për disa vite. Ne ndërkohë duhet që të bëjmë maksimumin.

A do të qëndroj?

Nuk mund t’i përgjigjem së njëjtës pyetje gjithmonë (qesh).

A është e mundur që Interi të luajë me forcën që tregoi në duelin me Juven?

Atë duhet të bëjmë, pasi për fatin tonë të keq kemi humbur shumë pikë dhe do të na duhet që të ndjekim të tjerat. Tani në gjashtë ndeshjet e mbetura do të na duhet që të përballemi me ekipe të konsoliduar. Disa prej tyre janë të rrezikshëm pasi nuk kanë asgjë për të humbur.

Çfarë mendimi ke për moviolën në fushë?

Nuk favorizoj moviolën në fushë, pasi preferoj më shumë gabimin e arbitrave. Jo të asistentëve pas porte, por të kryesorit.

A janë gati Manaj dhe Gnukuri për ndeshjet e mëdha?

Gnukuri ka nevojë për të luajtur pasi është i ri. Ndërsa Manaj është gati fizikisht. Mund të ketë të ardhme tek Interi.

Përgatiti: ALTIN VORPSI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"