Mbrojtja e ‘hekurt’ e Leverkusenit ndal Bajernin në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2016 | 21:55

Mbrojtja e ‘hekurt’ e Leverkusenit ndal Bajernin në transfertë

Bajerni i Mynihut ka barazuar këtë të shtunë ndaj Leverkusenit. Ndeshja e vlefshme për Javën e 20 të Bundesligës, përfundoi 0-0 në Leverkusen.

f247f13cb6ddb2068f0f6a706700302c-146-khXG-U140576108136zMD-620x349@Gazzetta-Web_articoloMe barazimin e marrë në transfertë, Bajerni shkon në kuotën e 53 pikëve, 8 pikë larg Dortmundit të vendit të dytë.

Mediat e huaja shkruajnë se Leverkusen ‘rihapi’ kampionatin, pasi një fitore e bavarezëve do t’i ngjiste ata 10 pikë larg vendit të dytë.

Barazimi i Bajernit është komentuar gjatë në mediat e huaja. Disa portale të njohura sportive e kanë cilësuar aq të fortë mbrojtjen e Leverkusenit, sa nuk lejoi që për herë të parë në këtë kampionat, Bajerni të mos gjuante njëherë në portë në 20’ minutat e para.

Në minutën e 84′ të pjesës së dytë, Bajerni mbeti me 10 lojtarë – pasi Alonso u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

RENDITJA

Untitled-7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"