Mesfushori kuqezi/ Memushaj humb penallti ndaj Viçenzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 22:55

Mesfushori kuqezi/ Memushaj humb penallti ndaj Viçenzës

Skuadra e Peskarës ka barazuar 1-1 me Viçenzën mbëmjen e së premtes në takimin e vlefshëm për Javën e 25 të Serisë B.

Ledian-Memushaj-ndaj-MaltesNë këtë ndeshje është bërë protagonist edhe mesfushori kuqezi, Ledian Memushaj, me humbjen e një penalltie në minutën e 84′.

Ndeshja u karakterizua nga aksione të shumta nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan edhe tensionet në fushë. Fillimisht, Françesko Sinjori kaloi skuadrën e Viçenzës në avantazh në minutën e 73′ të pjesës së dytë.

Vendasit u kundërpërgjigjen me kundërsulme duke rrezikuar disa herë portën e miqve. Goli i barazimit u për Peskarën u shënua nga Xhanluka Lapadula në shtesë, ndërsa miqtë ishin me 10 lojtarë në fushë pas daljes me karton të kuq të Mario Sampirisit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"