Miha ngre zërin: Nuk dua gafa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 10:24

Miha ngre zërin: Nuk dua gafa

Sinisha Mihajloviç nuk e ka fshehur en tuziazmin në vigjilje të sfidës së sotme kundër Udinezes, e cila do të luhet në orën 15:00, në “San Siro”.

Menjëherë trajneri kuqezi ka filluar të analizojë paraqitjen individuale të futbollistëve.

miha“Boateng duhet të punojë ende për të gjetur formën e tij më të mirë. Për momentin është më funksional kur aktivizohet gjatë ndeshjes, jo nga minuta e parë. Ndërsa Bertolaçi po tregon një rendiment inferior karshi sezonit të kaluar te Xhenoa, por unë e konsideroj titullar, pasi është një futbollist i rëndësishëm. Ka vuajtur disa dëmtime kur po gjente formën më të mirë, por unë e vlerësoj shumë”. Më tej Sinisha u ndal edhe te njeriu i momentit në shtëpinë kuqezi: Karlos Baka, për të cilin tha:

“Është një lojtar thelbësor për ne, punon shumë në zonë dhe shënon sa herë i krijohet mundësia. Mirëpo nuk duhet të harrojmë se golat e tij vijnë edhe nga merita e ekipit. Shpresoj që të ruajë të njëjtin rendiment deri në fund të kampionatit. Baloteli? Është më mirë, por jo për të luajtur si titullar, ka ende nevojë për pak kohë. Po e presim. Mario duhet t’i shfrytëzojë më mirë rastet që i paraqiten. Menez? Nuk është gati për të luajtur ende”.

Ecuria pozitive

Gjatë konferencës së shtypit, Mihajloviç foli edhe për ecurinë pozitive të ekipit në vitin 2016: “Ne duhet të mendojmë për veten dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë. E rëndësishme është të ruajmë ritmin e ekipeve që janë përpara nesh në tabelën e klasifikimit dhe të përfitojmë sa më shumë nga gabimet e tyre, duke konsideruar faktin se ka shumë përballje direkte në këtë javë. Tani na ndalohet të frenojmë”. Trajneri serb thuri elozhe për skuadrën pas dy sukseseve në kampionat kundër Interit dhe Palermos:

“Jam i lumtur nga paraqitja e ekipit, duhet të vijojmë në këtë rrugë. Tani kemi dy ndeshje në shtëpi, në të cilat synojmë të grumbullojmë gjashtë pikë. Në këtë sezon, vetëm një herë kemi fituar tri ndeshje radhazi dhe objektivi ynë është që të përmirë- sojmë këtë rekord. Të fitosh është gjithmonë bukur, por kur fiton shumë ndeshje radhazi, është akoma më bukur. Më në fund kemi ngritur kokën, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi nuk kemi bërë ende asgjë”. Gjatë fjalës së tij, Mihajloviç iu kthye edhe një herë ndeshjes kundër Palermos: “Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë, të cilën e dominuam. Në pjesën e dytë menduam më shumë të menaxhonim lojën, por për shijet e mia nuk ishte diçka e bukur, pasi do të më pëlqente shumë të shënonim golin e tretë. Këtë sinjal ia kam dërguar të qartë skuadrës, prandaj jam i bindur që nga ndeshja e ardhshme nuk do të ketë më një sjellje të atillë në fushë. Tifozët? Kam thënë gjithmonë që tifozët eMilanit janë kërkues dhe të nxehtë, është detyra jonë t’u rikthejmë dëshirën për të ardhur në stadium”.

Formacioni

Në fund të fjalës së tij, serbi i Milanit theksoi se nuk do të ketë ndryshime në formacion, duke konfirmuar njëpjesë të mirë të titullarëve që zbritën në fushë kundër Interit dhe Palermos, me dy përjashtime të mundshme: “Skuadra ka gjetur ekuilibrin e duhur dhe me shumë mundësi do të konfirmohet i njëjti formacion si në dy takimet e fundit. Aleks është gati dhe mund të rikthehet në fushë nga minuta e parë. Bonaventura? Gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme. Lojtari ka pësuar një dëmtim të lehtë në stërvitje dhe me shumë gjasa nuk do të rikuperojë për sfidën e nesërme (sotme)”.

Përgatiti: LEAR MAÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"