“Mihajloviç pranë Lacios, por… Tare ka tjetër filozofi nga serbi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2016 | 21:24

“Mihajloviç pranë Lacios, por… Tare ka tjetër filozofi nga serbi”

Pak ditë pas emërimit të Simone Inzaghit si trajner i Laciso, mediat italiane kanë ngritur pikëpyetjet e para për vijimin e tij në krye të klubit kryeqytetas.

E vetmja mundësi që duket se siguron postin e trajnerit në sezonin e ardhëm është kualifikimi i ekipit në kupat e europës, por kjo gjë sipas analizave të fundti duket disi e pamundur.

772659_w2Sipas portalit italian “Il Tempo”, drejtuesit e Lacios shpresojnë te Mihajloviç, fati i të cilit duket gjithmonë e më larg Milanit.

“Presidenti i Lacios punon prej disa javësh mbi pistën Mihajloviç, i cili pritet me siguri ta lërë pankinën e Milanit në fund të sezonit. Ideja është kontrete dhe tërheqëse.

auto_p1a1btf3059kuh081f3t116ravk31458742652Mes Lotitos dhe Sinishës ka një marrëdhënie të mirë miqësie, rikthimi i tij në Formelo është në program prej vitesh.

Pengesa e fundit është drejtori Sportiv Tare, mbështetës i një filozofie futbolli shumë ndryshe dhe larg asaj të trajnerit serb”,-shkruan ‘Il Tempo’, ndërsa shton se Mihajloviç ndodhet vetëm një telefonatë larg.

Untitled-9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"