FOTO/ Milani ndalet nga ish-futbollisti i “harruar”, ja si u hakmor 29-vjeçari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 19:11

FOTO/ Milani ndalet nga ish-futbollisti i “harruar”, ja si u hakmor 29-vjeçari

Skuadra e Milanit nuk shkoi më larg se barazimi 1-1 ndaj Udinezës në “San Siro”. Kuqezinjtë bënë një hap pas duke u larguar nga zona e Ligës së Kampinëve.

c7779f9ed348cdbf5d7b0bc75c6973bf_169_l

Pas disa rezultateve pozitive të arritura në javën e fundit, kuqezinjtë shprehën hapur ambiciet për t’u futur në zonën e “Championsit”, por barazimi i marrë këtë të diel nuk është shpresëdhënës për skuadrën e Mihajloviçit, në kohën kur Roma që ndodhet me 1 pikë më lart në klasifikim, pritet të zhvillojë sonte takimin e radhës ndaj Sampdorias.

Untitled-4Fillimisht, Milani u gjend në disavantazh në minutën e 17′ të pjesës së parë. Ishte pikërisht Pablo Armero, ai që shënoi golin e parë për miqtë.

Ky i fundit ka qenë lojtar i Milanit para një viti, por u largua pa shumë bujë nga skuadra. Ai u rikthye në Serinë A para pak javësh me skuadrën e Udinezes dhe në aktivizimin e parë shënoi ndaj ish-skuadrës.

e0ea6c06e9651a4e787f5703add9c956-k6j-U140587672574acF-620x349@Gazzetta-Web_articolo (1)Mediat italiane shkruajnë se kjo ishte hakmarrja më e mirë që kolumbiani mund t’i bënte ish-skuadrës së tij. “Asnjë entuziazëm në shenjë respekti për të kaluarën e tij? Përkundrazi, festoi golin me krahët hapur dhe buzëqeshjen në fytyrë”,-shkruajnë mediat italiane.

Untitled-61-470x394

Por kolumbiani ka edhe një histori tjetër në Itali. “Ai u kap në shtëpi nga gruaja e tij Maria dhe nga fëmijët, duke biseduar me dy zonja të bëshme. Reagimi i gruas së tij më pas përfundoi nëpër gazeta: ‘Armero u rrah nga gruaja’”,-kanë shkruar gazetat italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"