Milani ‘tris’ ndaj Interit në derbi, vendos Niang, Baka dhe Aleks (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2016 | 20:39

Milani ‘tris’ ndaj Interit në derbi, vendos Niang, Baka dhe Aleks (Video)

20160131-212515 from Panorama Sport on Vimeo.

UPDATE/ Milani fitoi me rezultatin 3-0 derbin e 186-të ndaj Interit. Ndeshja e vlefshme për javën e 22-të të Serisë A, u karakterizua nga spektakli i golave dhe tensioneve në fushë.

Untitled-12

Fillimisht, ishte Aleks i cili në minutën e 35′ të pjesës së parë shënoi golin e avantazhit pas një goditje me kokë.

Goli i dytë për Milanin erdhi në minutën e 73’ të nga Karlos Baka. Pas dyfishimit të rezultatit, skuadra e Interit u duk e shpërqendruar në fushë duke i lënë shumë hapësira Milanit me kundërsulme. Goli i tretë për vendasit u realizua nga Niang.

Foto LaPresse - Donato Fasano 24 11 2015 Bari - Italia Sport Calcio milan - Inter trofeo san nicola Bari - Stadio San Nicola Nella foto: Photo LaPresse - Donato Fasano 24 11 2015 Bari - Italy Sport Soccer milan - Inter trofeo san nicola Bari - San Nicola Stadium In the pic:

Pjesa e dytë filloi pa zëvendësime lojtarësh nga trajnerët Mançini dhe Mihajloviç. Milani nisi 45′ minutat e dyta në sulm, ndërsa mbrojtja dhe mesfusha e zikaltërve u duk në vështirësi për të furnizuar me topa sulmuesit.

Një përplasje për topin në minutën e 50′ në zonën e Milanit, rriti tensionet në fushë. Zikaltrit pretenduan një 11-metërsh, por arbitri nuk ishte i këtij mendimi. Protestave të lojtarëve iu bashkua edhe trajneri Mançini. Ky i fundit u nxor jashtë fushës nga arbitri kryesor.

Në minutat e para të takimit, skuadra e Interit u duk më kërkurese duke rrezikuar portën kundërshtare – kryesisht nga krahu i djathtë. Por kuqezinjtë dominuan në gjysmën e dytë të pjesës së parë duke realizuar edhe golin e avantazhit.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, u publikuan edhe formacionet zyrtare. Mediat italiane shkruajnë se ky nuk është derbi i Ronaldos, i Shevçenkos apo i Zanetit, por i mbijetesës për faktin se të dy skuadrat nuk kanë treguar një performancë të mirë në ndeshjet e fundit.

Formacionet zyrtare

MILAN (4-4-2): Donnarumma; Abate, Alex, Romagnoli, Antonelli; Honda, Kucka, Montolivo, Bonaventura; Baka, Niang. Trajner: Mihajloviç

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Santon, Miranda, Murillo, Juan Jesus; Brozovic, Medel; Perisic, Eder, Ljajiç; Jovetic. Trajner: Mançini

fde75c84-b2b2-48b1-bd94-3b3f36f525e5_800

0ade94cf-d24e-49a3-8463-d1ff3b83b040_800

83872a59-ea0c-442c-b4c7-aac9def5529b_800

4b7c4db7-2ba8-4210-9dff-ab1f67af24fb_800

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"