Montezemolo pranon fajin e ‘Ferrari’-t për aksidentin e parë serioz të Shumakerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2016 | 16:47

Montezemolo pranon fajin e ‘Ferrari’-t për aksidentin e parë serioz të Shumakerit

“Shumaker? Kam vazhdimisht lajme nga ai dhe për fat të keq nuk janë të mira”. Kështu ka thënë ish-presidenti i ‘Ferrarit’, Luka Di Montezemolo në një intervistë për Xhovani Floris, për “Quatrroruote Day”.

9.0.411315071-014-kHHF-U140544206063f8H-620x349@Gazzetta-Web_articoloMediat italiane shkruajnë se Montezemolo iu përgjigj disa pyetjeve për ish-kampionin e ‘Formula 1’ dhe gjatë intervistës ai ishte i prekur nga aksidenti që ka pësuar Shumaker duke bërë ski.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë nuk është treguar aspak optimisht për të ardhmen e gjermanit. “Ka qenë një pilot i madh. Me atë kemi ndarë një rrugë të gjatë bashkëpunimi njerëzor dhe profesional dhe pothuajse fëmijët i kemi pasur në të njëjtën moshë. Por jeta është më të vërtet e çuditshme”,-ka thënë ish-presidenti i ‘Ferrarit’.

Ndërsa ka shtuar se Shumaker, ka qenë piloti më fitues me skuderinë e kuqe. “Pati vetëm një aksident serioz në karrierën e tij në vitin 1999 dhe atë e pati për fajin tonë, jo të tijin. Por një aksident duke bërë ski, e ka shkatërruar atë”,-ka thënë Montezemolo.

Ai ka shtuar se nuk është e vërtetë se Shumaker ka qenë një skiator amator dhe jashtë pistës ai ka qenë gjithmonë i kujdesshëm dhe “ishte kryesisht në ski”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"