Morati: Mund të jem sërish president i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 10:22

Morati: Mund të jem sërish president i Interit

Nëse Erik Tohir është gati ta lërë Interin në mes të katër rrugëve, Masimo Morati nuk e bën diçka të tillë. Ish-presidenti zikaltër ka pranuar faktin se një ditë mund të bëhet sërish president i skuadrës. Ai nuk ka mohuar asgjë dhe thotë se nuk mund të parashikojë asgjë për të ardhmen.Tohir dhe MoratiMorati bën edhe një herë me dije se nuk ka ndër mend t’i shesë aksionet e zikaltërve, por vlerëson Tohirin për idetë e tij. “Nuk kam dijeni nëse Tohir është në kërkim të ortakëve të rinj, por është një lëvizje e zgjuar për të forcuar skuadrën.

Unë nuk i shes aksionet e mia dhe pozicioni im në lidhje me Interin do të vazhdojë të jetë i njëjtë. Kam një lidhje shpirtërore me këtë skuadër. Një ditë sërish president? Nuk i dihet kurrë”, ka thënë 70-vjeçari.

Këto ditë janë shumë të rëndësishme dhe të nxehta në shtëpinë zikaltër për arritjen e objektivit Champions, por edhe për drejtimin e shoqërisë. Tohir duket se është lodhur shumë shpejt nga shpenzimet marramendëse dhe bilanci negativ që ka skuadra. Ai është trembur nga shumat e mëdha që do t’i duhet të paguajë në merkaton e verës për lojtarët që ka huazuar me të drejtë blerjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"