Moti i keq ndryshon destinacionin e ndeshjes Tërbuni-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 19:34

Moti i keq ndryshon destinacionin e ndeshjes Tërbuni-Skënderbeu

Moti i keq që ka përfshirë disa zona të vendit është bërë shkak për ndryshimin e stadiumit ku do të luhet ndeshja mes Tërbunit dhe Skënderbeut.

qsNë një njoftim të shkurtër të publikuar mbrëmjen e së premtes, klubi i Skënderbeut thotë se sfida e radhës midis Tërbunit të Pukës dhe Skënderbeu do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”.

“Reshjet e shumta të dëborës në qytetin e Pukës e kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes atje, prandaj të dy klubet kanë rënë kompromis duke marrë edhe miratimin e Federatës që sfida të zhvillohet në Tiranë. Takimi do të luhet në orën 13:00 në “Qemal Stafa””,-sqaron klubi korçar.

Aktualisht, Skënderbeu ndodhet në krye të klasifikimit në Kategorinë Superiore me 46 pikë, i ndjekur nga Partizani në vendin e dytë me 44 pikë. Ndërsa Tërbuni ndodhet në fund të tabelës me 11 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"