Muriqi i bashkohet Mehës, arrin akordin me Koniasporin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2016 | 14:07

Muriqi i bashkohet Mehës, arrin akordin me Koniasporin

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi do të luajë në Superligën turke. Talenti nga Kosova ka gjetur akordin me ekipin e Koniasporit ku aktivizohet edhe mesfushori tjetër kuqezi Alban Meha.muriqiTë mërkurën, drejtuesit sportiv të Koniasporit do të mbyllin bisedimet edhe me Muriqin, i cili javën e ardhshme pritet të bashkohet zyrtarisht me Konjasporin.

Sulmuesi nga Prizreni, ka rënë në sy me paraqitjet e tij me ekipin e Giresunspor, duke shënuar edhe 9 gola deri tani.

Më parë Muriqi ka luajtur edhe në Kategorinë Superiore, teksa ju bashkua fillimisht Teutës duke u aktivizuar me ta në disa ndeshje, ndërsa për një periudhë 6 mujore u huazua te Besa për të kaluar më pas në Turqi te Giresunspor.muriqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"