Muzaka prezantohet te Tirana: Kthehem në shtëpi, jam borxhli ndaj bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2015 | 7:00

Muzaka prezantohet te Tirana: Kthehem në shtëpi, jam borxhli ndaj bardhebluve

 

muzaka123Një takim jo më i gjatë se 5 minuta mes Gjergj Muzakës dhe Refik Halilit ka mjaftuar për të konkretizuar marrëveshjen. “Rikthim në shtëpi”, kështu e cilëson ai afrimin te Tirana. Mesfushori u prezantua zyrtarisht dje përpara mediave si lojtari më i ri i bardhebluve, minimalisht deri në fund të këtij sezoni. I ka dhënë fund kështu “shtegtimit” dhe kontratën me kryeqytetasit e konsideron morale dhe pa afat. Pas 5 vitesh mungesë, shpreson që këtë sezon të përsërisë suksesin e 2009-s, duke u kurorëzuar kampion me fanellën bardheblu.

Riktheheni në kryeqytet pas 5 vitesh shkëputjeje…
Shtegtimit tim besoj se i erdhi fundi, ka ardhur momenti që unë të kthehem në shtëpi. Dhe jam shumë i lumtur për këtë, pasi menjëherë i gjeta rrugët e hapura. Gjatë kësaj shkëputjeje, ndiej detyrim që të falënderoj ekipet me të cilat kam bashkëpunuar dhe që më kanë qëndruar afër. Por erdhi koha që të kthehem në shtëpi dhe jam i gëzuar që gjeta derën e hapur.
Presidenti Halili tha që jeni borxhli ndaj Tiranës, ju ndiheni i tillë?
Çdo lojtar që ka luajtur te Tirana ndihet borxhli ndaj klubit, për momentet që ka kaluar këtu. Pavarësisht se kush ka fituar e kush jo, e ka ndjerë ngrohtësinë dhe atmosferën që të ofron ky klub. Ndaj, në njëfarë mënyre kur largohesh dhe rikthehesh, ndihesh borxhli.

Për më shumë lexoni versionin print të “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"