Napoli i Hysajt kryeson Serinë A, Berisha ruan portën e paprekur te Lacio (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2016 | 17:00

Napoli i Hysajt kryeson Serinë A, Berisha ruan portën e paprekur te Lacio (VIDEO)

Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare të futbollit të cilët aktivizohen në kampionatin italian, kanë realizuar ndeshje pozitive në javën e 22 të Serisë A.

hysajSkuadra e Napolit në të cilin aktivizohet mbrojtësi Elseid Hysaj, fitoi me rezultatin 5-1 ndaj Empolit. Fillimisht, Empoli kaloi në avantazh në minutën e 28′ të pjesës së parë me anë të Paredas, por vendasit barazuan pesë minuta më pas me anë të Higuain.

Pas golit të barazimit skuadra e Napolit dominoi takimin duke shënuar edhe katër gola të tjerë. Një ndeshje pozitive bëri edhe mbrojtësi Hysaj. Edhe pse u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 39′ të pjesës së parë për një faul ndaj Makarones, ndërhyrjet e Hysajt në mbrojtje ishin deçizive për skuadrën vendase.

Me këtë fitore Napoli kap kryeson klasifikimin e Serisë A me 50 pikë, ndërsa në vend të dytë është ngjitur Juventusi me 48 pikë.



All Goals Italy Serie A – 31.01… by diyan-delev

Udineze – Lacio 0-0

Një tjetër ndeshje pozitive ka realizuar portieri Etrit Berisha me Lacion. Ekipi në të cilin ai aktivizohet mori një pikë të vlefshme ndaj Udinezes në transfertë.

berisha1Berisha me ndërhyrjet e tij ruajti portën e paprekur 0-0. Pak ditë më parë, Berisha u vlerësua edhe si poertieri i Javës në Serinë A.

 

REZULTATET:

Untitled-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"