Ndeshja në Greqi/ Femrat 9 orë rrugë me autobus drejt Trikallës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2016 | 21:05

Ndeshja në Greqi/ Femrat 9 orë rrugë me autobus drejt Trikallës

Rreth 9 orë rrugë me autobus dhe një humbje në fushë. Kombëtarja shqiptare për femra ka kaluar dy ditë rraskapitëse në Greqi, katër ditë më parë kur ka luajtur ndeshjen ndaj përfaqësueses fqinje, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2017.

12656369_1677296555861181_917781148_oFederata Shqiptare e Futbollit, ndryshe nga herët e tjera kur i ka krijuar kushte komode përfaqësueses së femrave duke i vendosur edhe çarter në dispozicion, këtë radhë është treguar e pamëshirshme. Institucioni i futbollit e ka lënë përfaqësuesen e femrave që të udhëtojë me autobus drejt Trikallës, ku do të luhej ndeshja.

Udhëtimi Distanca ndërmjet Tiranës dhe Trikallës është rreth 400 kilometra. Përfaqësuesja e drejtuar nga Altin Raklli është nisur një ditë përpara ndeshjes dhe udhëtimi ka zgjatur rreth nëntë orë. Femrat kuqezi kanë mbërritur të rraskapitura në hotel, në një kohë që kanë pasur vetëm disa orë në dispozicion.

Takimi luhej të nesërmen e udhëtimit në orën 13:00 dhe koha ka qenë shumë e pakët që Kombëtarja të ishte e freskët në fushë.

Femrat janë mundur 3-2 nga Greqia në takimin e së martës, i vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Në atë takim, vendëset shënuan tre gola brenda 15 minutave.

U duk se ndeshja do të kthehej në goleadë, por femrat kuqezi realizuan dy herë në pjesën e parë duke rihapur sfidën.

Pavarësisht përpjekjeve, përfaqësuesja kuqezi nuk arriti të barazonte. Në katër takime që ka luajtur deri tani, Kombëtarja e drejtuar nga Altin Raklli ka pësuar katër humbje.

Untitled-16

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"