Në Korçë përflitet Bekim Balaj, ja e vërteta me sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2016 | 14:47

Në Korçë përflitet Bekim Balaj, ja e vërteta me sulmuesin

Pavarësisht pesë afrimeve, të Skënderbeu nuk kanë “të ngopur”. Klubi nuk e ka mbyllur ende merkaton. Edhe pse në grupin e tij Josa ka plot katër sulmues të deklaruar dhe dy gjysmësulmues, është në kërkim të një tjetër lojtari që do të forcojë këtë repart.balaj Drejtuesit duket se janë gati që t’ia plotësojnë dëshirën trajnerit kryeqytetas dhe shumë shpjet pritet afrimi i radhës. Momentalisht nuk bëhet e ditur se për cilin lojtar korçarët po interesohen, por dje kanë qarkulluar zëra për Bekim Balajn.

Një ide e ”çmendur”, që në fakt përgënjeshtrohet menjëherë nga sulmuesi. “Hera e parë që po e dëgjoj, nuk e di nga dalin këto zëra.

Unë nuk kam biseduar me askënd. Jam pjesë e Rijekës”, – ka thënë dje në mbrëmje sulmuesi për “Panorama Sport”. Ndërkohë, korçaret duke ditur që numri i të huajve është shumë i lartë, mësohet se këtë herë do të bëjnë “pazar” me lojtarë vendës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"