Ngjyrat e reja/ Partizani rikthen yllin me 5 cepa në fanellë (Foto)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2016 | 17:22

Ngjyrat e reja/ Partizani rikthen yllin me 5 cepa në fanellë (Foto)

Pas një kohe të gjatë tratativash dhe nis mash edhe në rrjetet sociale nga ana e tifozëve, presidenti Demi ka vendosur që të rikthejë në fanellat e skuadrës së Partizanit stemën e vitit 1946, që është ylli me pesë cepa dhe brenda tij germa “P”.

12899769_10208083611664649_1942428241_nStema që do të përdorë Partizani deri në fund të sezonit

Një vendim i tillë është marrë ditët e fundit nga numri një i klubit të kuq dhe skuadra do të zbresë në fushë me fanellat e reja që në ndeshjen ndaj Laçit.

Burime pranë klubit kanë bërë me dije se uniforma ka shkuar për stampim dhe është pothuajse gati për këtë përballje, ndërsa do të përdoret deri në fund të sezonit nga ana e ekipit.

Uniforma do të jetë tërësisht e kuqe dhe te të mbathurat do të ketë dy shirita të bardhë, ndërsa ylli dhe germa “P” do të jenë në ngjyrë të verdhë.

Ndërsa numrat e lojtarëve do të jenë të stampuar me ngjyrë të bardhë. Gjatë viteve të fundit fanella e skuadrës së kuqe ka pësuar shumë ndryshime dhe ngjyra e verdhë është përdorur në disa versione, si në numrat e lojtarëve, apo edhe në shpatullën e fanellës, gjë e cila nuk është pritur aspak mirë nga tifozët.

Kështu që drejtuesit vendosën që me rastin e 70- vjetorit të themelimit të klubit të rikthejnë fanellën e vjetër, që me siguri do të mirëpritet nga tifozët. Këta të fundit e kanë kërkuar me ngulm një gjë të tillë, në këtë vit jubilar të klubit dhe dëshira me sa duket u është plotësuar.

Stemat

Ende nuk dihet nëse fanella e re do të shtrihet edhe tek ekipet e moshave, pasi për momentin porosia është bërë vetëm për skuadrën e parë, e cila është në garë për të fituar titullin kampion.

Ndërkohë që për sezonin e ardhshëm, stemë zyrtare e klubit do të rikthehet ajo që është përdorur deri në këto momente, ku ylli ka një top brenda tij.

Ndërkohë që klubi, në kuadër të 70-vjetorit, hapi një fushatë në lidhje me stemën për këtë rast dhe pas shumë sugjerimesh u vendos stema fituese, e cila u ideua nga një tifoz. Kjo stemë është bërë publike edhe në faqen zyrtare të klubit.

12439404_490412197819848_2964229703990918635_n

Logoja e përzgjedhur për 70-vjetorin e krijimit të klubit

12801212_481253532069048_8171591459098622746_n

Stema që ka mbajtur Partizani deri më tani

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"